Kuadrot e Alternativës kanë marë edhe një post të rëndësishëm, pasi Rasim Ali është emëruar drejtor i Shoqatës Aksionare me kapital kryesisht shtetëror, “Sllavija”. Drejtor i ri i kësaj ndermarrje do të jetë Rasim Ali, i cili njëherit është drejtori i parë shqiptar në këtë ndermarrje, gati 70 vite pas themelimit të saj në vitin 1954. “Sot dhe zyrtarisht pranova detyrën e Drejtorit gjeneral dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të SH.A. Sllavija – Shkup. Do të angazhohem që kjo ndermarrje të kthehet në binarët e suksesit si më herët”, deklaroi Ali pasi e pranoi postin. SHA “Sllavija” është ndermarrje me…
Author: Isen almakos
Në organizim të Këshillit të pakicës shqiptare në Qytetin e Varazhdinit, në këtë qytet u promovuan vlerat tona kulturore. Promovimin e benë të rinjtë shqiptarē që jetojnë në Kroaci. “Pjesëmarrja e grupit të vajzave “Perlat” nga Istra e madheshtoi kete manifestim! Falënderim i posaçëm i shkon udhëheqëses së grupit, znj. Merita Hoxha! Krenare qe jemi shqiptare! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱“, ka shkruar deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermine Lekaj Perlaskaj, pas përfundimit të manifestimit.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të jetë “fillimi i luftës së tretë botërore” që mund të shënojë fundin e qytetërimit, ka paralajmëruar filantropisti veteran dhe ish-financieri George Soros, shkruan The Guardian. Duke kritikuar ashpër Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros paralajmëroi se regjimet autokratike ishin në rritje dhe ekonomia globale po shkonte drejt një rënie. Sorosi gjithashtu kritikoi ashpër ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për marrëdhënien që pati me Moskë dhe Pekinin. “Pushtimi mund të ketë qenë fillimi i luftës së tretë botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj.…
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale arrestimin e Ismail Morinës, tifozin që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në Serbi. Në një postim në Facebook, Berisha denoncon se “Ballist Morina” është arrestuar me urdhër të Kryeministrit Rama, teksa bën thirrje për lirimin e tij. Sipas ish-Kryeministrit, Morina u arrestua sapo hyri në territorin shqiptar. DENONCIMI I SALI BERISHËS: Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe…
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “ Hekurudhave të Maqedonisë-transport” Mubekir Palloshi, ka realizuar vizitë zyrtare në kryeqytetin turk, Ankara. Vizitën e ka realizuar me ftesë të Drejtorit Gjeneral të TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë. Pas takimit Palloshi theksoi se homologu i tij turk ka shprehur gatishmëri për thellim të bashkëpunimit mes dy ndermarrjeve shtetērore. “Me ftesë të Hasan Pezük Drejtor Gjeneral i TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë- Transport, sot zhvillova takim në Ankara ku biseduam për projekte regjionale si dhe për bashkëpunimin dhe mundësin për të ndihmuar Republika e Turqisë në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të…
Nga: Arta Berisha & Enver Robelli (koha.net) “Në Tiranë na priti Lindita Aliu, vajza e profesorit Ali Aliu”, rrëgen Gajtani Në vjeshtën e vitit 1991, një grup patriotësh nga Kosova morën avionin nga Shkupi në Zürich, pastaj vajtën në Trieste dhe nga atje me anije në Durrës. U vendosën në fshatin Surrel afër Tiranës, ku u përgatitën për të luftuar për çlirimin e Kosovës. Njëri nga pjesëmarrësit e këtij aksioni, Faton Gajtani, i cili jeton në Gjermani, kujton atë periudhë tri dekada më vonë. Si e kujton kohën kur je bërë pjesë e organizimit ushtarak për të shkuar në Shqipëri?…
Një zyrtar i lartë ukraians Kyrylo Budanov, ka raportuar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati së fundmi. Në një intervistë me një media ukrainase ‘Pravda’, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas pushtimit të Kremlinit në shkurt. Ai vazhdoi duke thënë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Megjithatë nuk ka asnjë provë deri me tani të këtij atentati. Zoti Budanov i tha gazetës…
Policia sot e ka asistuar Doganën gjatë një aksioni në fshatin Rudinë të Zveçanit.Gjatë aksionit ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti. Hoti tha se nuk ka të lënduar nga ky rast. Ai theksoi se nuk dihet nëse cak ishin policia dhe dogana.“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”-…
Ilirjana Hoti Gjykata Themelore e Gjilanit ka publikuar dosjen me të cilën ka shpallur dënimin ndaj një qytetari të Shkupit për veprën penale të ngacmimit të një gruaje me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas aktgjykimit i pandehuri S. M. është dënuar me shumën 1 mijë euro pasi kishte dërguar disa fotografi lakuriq të të të dëmtuarës tek kunati i saj. “I pandehuri ka qenë në lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe të njejtën e ka fotografuar, incizuar, e në momentin që e dëmtuara i ndërprenë kontaktet me të i pandehuri në shenjë revolte me qëllim të cenimit…
Fotografitë e një kali të lidhur në ballkonin e një banese në lagjen “Debar Maallo” në qendër të qytetit në Shkup, janë shperndare në rrjetet sociale. Qytetarët kanë njoftuar ekipet e Kopshtit Zoologjik kanë dalë në këtë lagje, ku kanë konstatuar se kali ka qenë i lidhur në ballkonin e një banese të zbrazët ku nuk ka jetuar askush. Ata kanë arritur ta nxjerrin kalin dhe ta dergojne në Kopshtin Zoologjik të qytetit.
Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë, dëgjojmë një zë që na drejtohet shqip: “Kujdes mos u mundoni, Conor sot nuk jep deklarata por vetëm bën foto sesison”. Shikojmë rrotull dhe para se ta parashtrojmë pyetjen e zakonshme në kësi raste: “A edhe këtu paska shqiptarë?”, shohim një djalosh i cili duke buzëqeshur na thotë: “Ju dëgjova duke folur shqip mes vete, më vjen mirë që paska gazetarë shqiptarë në Festivalin e Kanës”. Sigurisht që edhe ne na vjen mirë që takojmë një…
Para pak minutash një zjarr e ka kapluar Hotel Bushin në Shkup. Ekipi i TV21 është në vendin e ngjarjes deri më tani i vetmi informacion është se prezent është ndihma e shpejtë e cila po jep oksigjen për personat të cilët i kishte kapur zjarri.