Dënohet shkupjani që fotografoi një grua nga Gjilani

Dënohet shkupjani që fotografoi një grua nga Gjilani

Ilirjana Hoti

Gjykata Themelore e Gjilanit ka publikuar dosjen me të cilën ka shpallur dënimin ndaj një qytetari të Shkupit për veprën penale të ngacmimit të një gruaje me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas aktgjykimit i pandehuri S. M. është dënuar me shumën 1 mijë euro pasi kishte dërguar disa fotografi lakuriq të të të dëmtuarës tek kunati i saj. “I pandehuri ka qenë në lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe të njejtën e ka fotografuar, incizuar, e në momentin që e dëmtuara i ndërprenë kontaktet me të i pandehuri në shenjë revolte me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj fotot intime të dëmtuarës ia dërgon kunatit të saj N. K. dhe duke postuar në storjen e tij në Whatsapp foton intime të të dëmtuarës me mbishkrimin “kur.. q….për 2 litra zejtin, 2 kilogram miell, dhe 3 çokollata”, thuhet në aktgjykim.
I njëjti konstaton se personi në fjalë e kishte thirrur në telefon edhe burrin e të dëmtuarës duke i treguar se kinse kishte mardhënje intime me të dëmtuarën dhe në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e tija, tek e dëmtuara V. ka krijuar një mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues. Aktgjymimi i gjykatës së Gjilanit është publikuar para disa ditësh në faqen e kësaj gjykate./kallxo.com