Author: Isen almakos

Vladimir Putin ka nxjerrë në fushë të betejës me ukrainasit një gjeneral të dalë në pension dhe madhe mbi peshë. Ndërkohë që oficerët e lartë i ranë në luftë, Putin ka nxjerrë tashmë në front komandantin e ri, pretendojnë raportet. Despoti rus tani po mbështetet te gjenerali 67-vjeçar për të ringjallur pushtimin e tij që nuk ka shkuar siç duhet. Gjenerali Pavel, thuhet të jetë në krye të forcave speciale të Putinit në Ukrainën lindore pasi ish-komandanti i njësisë u plagos rëndë në një sulm artilerie, tha një burim për Daily Star. Veterani gjigant thuhet se ka shërbyer në pushtimin…

Lexo më Shumë

Në ditën kur në Shkup organizohet e a.q. parada e krenarisë, AlternAtivA edhe një herë është distancuar nga çdo veprim publik, që shkon në drejtim të dëmtimit të familjes tradicionale dhe gjykon se kjo është nëpërkëmbje e vlerave tona tradicionale, reagon kjo parti politike. “Në frymë të programit të dalë edhe nga Kongresi i Parë, por edhe në bazë të përkushtimit të saj themelor politik, ne edhe njëherë sot deklarojmë se për ne celula themelore dhe e vetme e shoqërisë mbetet familja tradicionale e bashkësisë së një burri dhe një gruaje. Kjo është tradita e jonë, krenaria jonë dhe morali…

Lexo më Shumë

Më datë 24.06.2022 në rrugën “Todor Skalovski” në Manastir policët kanë arrestuar personat на G.К.(32), S.G. (43), nga Manastiri dhe H.M. (33) nga Arabia Saudite, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e bardhë pluhur dhe gjësende tjera, transmeton Almakos. Nga MPB njoftojnë se më pas është bastisur shtëpia e personit G.K. Ku poashtu është zbuluar drogë.

Lexo më Shumë

Problemi kryesor politik tani është që kthesa në Bullgarinë ia vështirëson jetën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut i cili është kundër kompromisit të Francës, për të cilin shumë nga maqedonasit do të pohonin se i përmban kërkesat e Bullgarisë në format të BE-së, shkruan Politiko. Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov në këtë intervistë tha se homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski duhet të demonstrojë guxim dhe ta përkrahë marrëveshjen. E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë është i madh, tha Petkov duke shtuar se Kovaçevski si politikan duhet të vendosë se cili është qëllimi i tij në…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar falje Bullgarisë për sulmet e kryeministrit Rama, ditën e djeshme në samitin e BE. Berisha thote se Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. “Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit”, tha Berisha. https://youtu.be/IrryYChBGRw

Lexo më Shumë

Sot, në selinë e Alternativës, ishte në vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi. Në këtë takim, fillimisht, u fol për marrëdhëniet e mira të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për relacionet e mira ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Qehaja e përshëndeti rolin konstruktiv të Alternativës dhe e inkurajoi kryetarin Gashi që ta vazhdojë kursin e këtillë, duke gjykuar se ky është në interes të perspektivës europiane të rajonit, por edhe të interesave shqiptare në Ballkan. Kryetari i Alternativës,…

Lexo më Shumë

Nga Shaban Murati Shënim nga blloku diplomatik Në qarqet diplomatike europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullgare të kryeministrit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplomatike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”. Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeministri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut. Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën…

Lexo më Shumë

Seriali turk “Rrëfimi ballkanik” që nga e Marta nisi të emetohet në ekranet televizive të televizionit kombëtar turk TRT1, kurse xhirohet në Shkup, sipas listave të rejtingut, është ngjitur në mesin e pesë programeve më të shkikuara të kanaleve televizive turke – njofton KlanM. Seriali ka tërhequr vëmendjen edhe të publikut në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për shkak të rrëfimit të sinqertë, të ngrohtë e të lumtur për dy familje që jetojnë në Shkup, por edhe për shkak të ekipit të aktorëve të mrekullueshëm. “Rrëfimi ballkanik”, sic percjell KlanM, pasqyron pjesë të jetës së dy familjeve, një turke dhe…

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti sot ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën e Këshillit Inspektues, Daniela Rendevska për dhënie në shfrytëzim pa kompensim të programit softuerik për automatizim të procedurës dhe punës inspektuese. “Kjo mbeshtetje përfshin: – dokumentacionin teknik për zgjidhjen e avancuar softuerike, – përgatitjen teknike për zgjidhjen softuerike për lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera përmes platformës për interoporabilitet, – kodin burimor për zgjidhjen softuerike, – materiale trajnuese për shfrytëzues të zgjidhjes softuerike, – materiale trajnuese për administratorë të zgjidhjes softuerike. Në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe puna e Këshillit Inspektues si dhe realizohet…

Lexo më Shumë

Xhevdet Qeqiri kryetar i këshillit për të drejtat e veteranëve ka publikuar një dokument të një klinike private, e ku aty shkruan se pas kontrolleve që i ka bërë, pronari i klinikës i ka shkruar diçka shumë të veçantë në faturë, raporton Gazeta Blic. Sipas asaj që ka publikuar Qeriqi në faturë shkruan: “Pagesën e kë bërë më 1999, eja sa herë të kish nevojë”, thuhet në faturën e kësaj klinike për Qeriqin. Njoftimi i plotë: Pas të gjitha kontrollave mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa…

Lexo më Shumë

Zevendes kryeministri Artan Grubi mirëpriti sot në takim pune rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri, të cilin e përgëzoi për emërimin në krye të universitetit dhe i uroi shumë sukses në avancimin sa më cilësor të funksionimit të kësaj vatre të dijes. “Gjatë bashkëbisedimit për sfidat e arsimit të lartë që bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri realizuam me rektorin Zeqiri i përcolla mesazhin se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit”, njoftoi Grubi pas takimit. Тemë e diskutimit ka…

Lexo më Shumë