Author: Isen almakos

Protestuesit kundër Propozimit Francez nuk e kan ndermend të ndalen. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ata madje po bëjnë plane për radikalizim të protestave dhe dhunës. Spasovski ka thënë se ata po bëhen gati të përdorin “koktej molotovi”, kurse burime në MOB thonë për Almakos se me siguri në shënjestër do të jenë Kuvendi dhe Qeveria. “Kemi informacione se edhe për sonte po përgatiten dhunë dhe kokteje molotovi për protestën e sapo paralajmëruar për mbrëmje”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së tij tek policët e lënduar nga protestat e mbrëmshme kundër…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në rrjetet sociale ka shkruar mbi protestat e dhunshme të mbrëmjes së djeshme në Kuvend, përcjell TV21. Sipas tij, ata që shkaktuan dhunë janë agjentë të shërbimeve vendase, ndërkaq Apasiev thotë se të njëjtit po “trajnohen nga agjentë të CIA-s që kanë ardhur në vend para pesë dite”. “Mbrëmë nuk ramë në grackën e policisë sekrete. “U lexuan” në kohë 50 provokatorë me kapuç të ASK-së, që qëndronin përballë flamurit të së Majtës dhe të majtët u distancuan me kordon sanitar prej tyre! Ne nuk biem në këto truçe të ulëta, që më…

Lexo më Shumë

Përfundimi i takimit mes sektorit të biznesit, organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të rinisë në vend ishte se ekonomisë i mungon kuadri i kualifikuar, ndërsa të rinjtë kanë kërkesa dhe pritshmëri të larta, megjithëse nuk kanë përvojën që i duhet kompanive. “Kërkojnë orar fleksibël pune, të gjithë kërkojnë kushte për punë online dhe kërkesat e tyre për paga janë shumë të larta”, thotë Metodia Stojçevski Lidhja e Rinisë Krushevë. Sipas Despina Zhupan – Lidhja e Odave Ekonomike, të rinjtë kanë pritshmëri shumë më të larta sesa kompanitë mund t’u ofrojnë në fillim. “Arsimi i tyre, si një person që ka mbaruar…

Lexo më Shumë

Protestat antiqeveritare në Shkup kundër “Propozimit francez”, sonte ka gjasë të arrijë pikën e kulmit dhe të eskalojnë, kanë paralajmëruar burime në MPB. Sipas tyre po vërehen organizime për përdorim të dhunës dhe për destabilizim të vendint, transmeton Almakos. Këto skenare në mënyrë indirekte i ka paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e këshillit evropian, Sharl Mishel, Kovaçevski theksoi se ka marrë njoftime nga Ministria e Punëve të Brendshme se protestuesit kundër propozimit franzec po pregatisin diçka që nuk i ka hije një shtetit anëtarë të NATO-së siç është Maqedonia e Veriut. “Ministria e Puneve…

Lexo më Shumë

Para disa ditë është arrestuar polici Millan Rebrenoviq, ish truproje e Nikolla Gruevskit. Rabrenoviq, bashkë me dy persona tjerë kanë reketuar një shkupjan. Prej tij, për një hua që ia kanë dhënë prej 63.500 eurove në vitin 2004, në vitin 2019 i kanë kërkuar 440 mijë euro, shkruan “Frontline”. Më pas ia kanë kërkuar edhe 560 mijë euro, të cilat është dashur tua japë deri më datë 30.6.2022 година. Gjatë pranim dorëzimit të parave, të tre janë arrestuar. Ndërkohë është publikuar edhe video nga arrestimi i tre “kamataxhinjëve”, ku janë edhe dokumentet e tyre personale. Edhe pse dokumentet janë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, deklaroi se nëse sot kërkohet vendimi i Qeverisë për propozimin francez, ai do të jetë kundër një vendimi të tillë. “Ende nuk kemi një vendim të organeve partiake. Nëse këmbëngulin për një proces të shpejtë, le të bëhet pa ne. Nëse kanë premtuar diçka pa pëlqimin tonë, atëherë le të bëhet pa ne. Nëse ata i respektojnë pikëpamjet tona, atëherë duhet të na jepet hapësirë ​​për ta komunikuar atë mes nesh dhe me qytetarët, për të parë nëse është e pranueshme. Në këto rrethana, kur ka konsiderata diametralisht…

Lexo më Shumë

Deputeti Kastriot Rexhepi, për të cilin dështoi votëbesimi kundër Qeverisë, fillimisht tha se ka marrë garanci të forta nga diplomatë të lartë se Maqedonia do të marrë datën për negociata, e më pas njoftoi se gruaja e tij e ka njoftuar se do të ketë datë dhe që ajo e dëgjoi në televizion, shkruan portali netpress.com.mk. “Një ditë erdhi gruaja ime dhe më pyeti nëse i dëgjoi deklaratat e presidentit Macron, ju e dini që ai u ka dhënë udhëzime të gjitha ambasadave që të punojnë sa më shumë për të marrë datën dhe për të kapërcyer problemin me Bullgarinë”,…

Lexo më Shumë

Në ambientet e Agjencisë për investime të huaja, Drejtori Bekim Emini zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë gjermane Weber GmbH & Co. KG. Kompania është në fushën e automobilizmit dhe është në fazën përfundimtare për marrjen e vendimit për fillimin e një projekti të ri në Maqedoninë e Veriut. Në takim morën pjesë Jorn Benner – Menaxher Profesional i Kontratës Marburger Heiner, i udhëhequr nga Ramadan Abdulai – Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoni, Drejtori i Invest North Macedonia Bekim Emini dhe përfaqësues të Sektorit për Shërbime të Investitorëve. “Në këtë takim u përmbyll komunikimi aktiv njëmujor me kompaninë…

Lexo më Shumë

Ka dalë nga shtypi libri i shqiptarit nga Kumanova, Ajaz Emini, që shërbeu në ushtrinë amerikane në Kosovë. Ai ishte ndër instancat e fundit që ia transmetonte koordinatat NATO-s, p për pikat serbe që duhej të granatohen. Libri titullihet “Një jetë kushtuar atdheut-Ditar”. Lajmin për daljen e librit e ka bë vetë Ajaz Emini, me prejardhje nga fshati Llojan i Likovës (Kumanovës), që tanu jeton në Ohio të SHBA-ve. “Sot deri sa po festonim 4 Korrikun Ditēn e Pavarësisë së Amerikës, tani sa na erdhi lajmi edhe më festiv nga recensenti Ali Qerimi, sot na paska dalë nga shtypi libri…

Lexo më Shumë

Gjiltina Isufi është vajza e veteranit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ahmet Isufit, e cila është shpallur studentja më e suksesshme e gjeneratës në programin “Master of Science in Architecture” në universitetin KU Leuven në Belgjikë, duke fituar titullin laureat. E ky sukses i saj sigurisht se i ka gëzuar prindërit e saj. “Gjiltina ime, Laureate of the Year 2020-2022!”, ka shkruar në “Facebook” nëna e Gjiltinës, Shuki Bajrami. Në këtë punim, para të gjithë universitetit dhe jurisë së jashtme, Gjiltina shpalos të errëtat e burgut politik të Gjilanit ku janë torturuar shumë qytetarë e aktivistë politik shqiptarë, shpesh herë deri…

Lexo më Shumë

Marina ruse duket se ka hedhur në erë aksidentalisht një nga anijet e saj në Detin e Zi, duke shënuar një prej gabimeve më të rënda të forcave ushtarake të Vladimir Putin. Një mjet lundrues raportohet të ketë shpërthyer kur goditi një minë detare ruse pranë Mariupolit. Ekuipazhi thuhet se i ka mbijetuar incidentit, por reputacioni i komandantëve të marinës ruse nuk është aq i padëmtuar.

Lexo më Shumë

Sot në ora 12:00, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në kabinetin e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Dje, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime…

Lexo më Shumë