Në situatën e rritjes së çmimeve, dikush ka zgjedhur të mendojë për personat të cilët nuk kanë mundësi ekonomike ta sigurojnë miellin. Një akt i tillë humanitar vjen nga një fermer nga Gjakova i cili tash e 32 vjet jeton në SHBA dhe arën të cilën e ka mbjellë me grurë, ka vendosur ta japë për personat në nevojë. Kolë Syla nga Vogova e Gjakovës i cili tash e 32 vjet jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbjellur sipërfaqe me grurë në vendlindjen e tij. Por miellin e dy hektarëve të cilin do ta nxjerrë nga të korrat…
Author: Isen almakos
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në intervistën e fundit për Fokus, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit, gjatë të cilave ndodhën edhe përplasjet te sheshi Skenderbeu. Ai ka thënë se posedon informacione që skenari për incidentin pas të cilit u arrestua Isuf Koka, kurse vëllau i tij Zudi Koka u shkarkua nga posti i drejtorit në ndërmarrjen komunale në Shkup, qëndrojnë LSDM dhe BDI. Taravari kankritikuar kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, për të cilën ka thënë se me shtetësi bullgare nuk ka moral të jetë kryetare e qytetit të Shkupit.
Një mundësi që Perëndimi të shpëtojë nga varësia kineze, por dhe bota I paralajmëruar si një zbulim që do të thyejë varësinë e industrisë së gjelbër nga Kina, një depozitë e sapo zbuluar e metaleve të tokës së rrallë në Turqi thuhet se është e dyta më e madhe e këtij lloji në botë. Një grup metalesh jetike për ruajtjen e energjisë alternative dhe potencialisht një burim i ri i madh shprese për industrinë e makinave elektrike është gjetur pranë qytetit të Eskisehirit në fushën qendrore të Anadollit. Për fat të mirë për Perëndimin, ai territor shtrihet fort brenda territorit…
Një seri sulmesh nga Ukraina ka shkatërruar tre tanke ruse T-72, një stacion radar dhe pajisje të tjera, njoftuan të mërkurën Forcat e Mbrojtjes Territoriale (TDF) të Forcave të Armatosura të Ukrainës. TDF publikoi një video në Twitter që së pari identifikonte objektivat e ndryshëm të sulmeve nga lart. Videoja rrethon shkurtimisht çdo vend me të kuqe, por shumica e pajisjeve duket se janë të fshehura mes pemëve dhe gjetheve të tjera. Më pas videoja kalon në një këndvështrim tjetër që tregon një sipërfaqe të gjerë toke në distancë. Tymi në formë të reve fillojnë të ngrihen nga toka gjatë…
Po ta shikojmë me vëmendje rrjedhen e lumenjve, e kuptojmë se lumenjtë nuk e pinë ujin e tyre. Pemët nuk i hanë frutat e tyre,dielli nuk shkëlqen në vetvete,poashtu edhe lulet nuk e përhapin aromën e tyre, për veten e tyre. Të jetosh për të tjerët është një rregull i natyrës. Të gjithë kemi lindur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Pavarësisht se sa e vështirë është jeta ,është shumë e mirë kur je i lumtur, por shumë më mirë ndjehesh kur të tjerët janë të lumtur për shkakun tënd! Gjatë jetës sime e kam patur fatin që t’iu ndihmoj qindra njerëzve…
Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut kanë kthyer kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe më pas i kanë shitur të njejtat. Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura. Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave. Sipas mediave austriake, policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot edhe njëherë bërri thirrje për protesta të qeta dhe demokratike. Dhe sot, si të gjitha ditët e kaluara që nga fillimi i protestave të paparalajmëruara, apeloj për praktikën e protestës paqësore si pjesë e dialogut ka shkruar Spasovski. Dialogu vazhdon në seancën e 80-të të Kuvendit, në të cilën do të flasë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën do të jepet informacioni mbi përmbajtjen e kornizës Propozim-negociator për negociatat e anëtarësimit të Republikës do të diskutohet për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, propozuar nga Presidenca franceze…
Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thujase fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën. Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”. Ai tha se KF0R-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konf*liktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”. Grenell po…
Në orët e hershme të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit. Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë. Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës. Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndërri i kryetarit…
Dje rreth orës 19 e 20 minuta në SPB Ohër është njoftuar se në aksin rrugor Strazhë-Kërçovë ka shperthyer zjarr në një autobus në lëvizje të një agjencioni turistik nga Kumanova, në të cilin janë transportuar nxenes dhe arsimtarë, njoftoi MPB. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. “Zjarri është shuar nga njësiti zjarrfikës, kurse nuk ka të lenduar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Maqedonia e Veriut është renditur e dyta në garën Globale për tërheqjen e Investimeve të huaja direkte. Këtë e tregon Indeksi i Performancës së FDI të Investment Monitor 2022, i cili mat nivelet e investimeve të brendshme të vendit. Drejtori i Agjencionit për Investime të huaja dhe promovimin e eksportit, Bekim Emini ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Agjencioni për Investime të huaja dhe promovim të eksportit i Republikës së Maqedonisë Veriut e ka përmirësuar imazhin para investitorëve të huaj, ndonëse ka pranuar se në këtë drejtim ka ende punë për të bërë. Emini ka potencuar se përmirësimi…
44 vjeçari B.T. nga Gostivari, dje në ora 16:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy burra dhe një grua kanë futur me forcë vajzën e tij 18-vjeçare në automjet dhe janë larguar me shpejtësi. Janë marë masa dhe është konstatuar se mvajza e B.T. ka qenë me një person në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.