Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në lidhje me genocidin serb në Kosovë. Kreu i PD u afrua përballë Ramës dhe e cilësoi atë burracak, ndërsa tha se atë e ka çmendur protesta e 7 Korrikut. albsig “O mburracak, o i pafytyrë, o i pa emër, ta tregoj unë ty! Të ka çmendur 7 Korriku”, iu drejtua Berisha Ramës, ndërkohë që ndërhyri garda. Më herët Rama akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Millosheviçin gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe se “përcollën ish-presidentin Hashim…
Author: Isen almakos
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronique Hulmann, ministren Jovana Trençevska si dhe me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigoryan promovoi Qendrën multifunksionale për personat me nevoja të veçanta. Përmes kësaj Qendre do të realizohen shërbime sociale që do të mundësojë integrim dhe ofrim të më shumë shërbime sociale në drejtim të përmbushjes së nevojave të personave me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre në të gjithë rajonin e Pollogut. Qendra është vendosur aty ku ndërtohet edhe Qendra për autizëm “Blue Pazzle”, të parën në…
Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, ka vizituar sot çerdhen e fëmijëve “25 Maji” në Hasanbeg ku ka dorëzuar veturën e re për transport të ushqimit. Vetura ka vlerë mbi 20 mijë euro. “Sot isha në vizitë të EPÇF 25 Maji ku arriti vetura e re për transportin e ushqimit nga kuzhina qendrore deri te klasët e çerdhes. Vetura është e llojit “”Caddy 5 Cargo” me vlerë 1.320.000 denarë, mjete që janë siguruar nga buxheti i komunës Gazi Babë”, tha Stefkovski. Ai njoftoi se me blerjen e kësaj veture vazhdojnë investimet në çerdhe. “Gjatë periudhës së ardhshme do të…
Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si dhe realizimi i projekteve për lidhje energjetike do të kontribuojë për zhvillimin e dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ky është konkluzioni nga takimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. “Bëhet fjalë për projekte strategjike infrastrukturore që kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e vendeve tona. Autostrada Shkup – Bllacë financohet pjesërisht me grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (instrumenti WBIF). Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen si vend anëtar i BE-së. “Republika e Maqedonisë së Veriut filloi negociatat…
Maqedonia nga sot deri të dielën është në fazën portokalli dhe temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë. Me atë rast Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve. 1. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. 2. Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë ndërmjet orëve 11:00 dhe 17:00. 3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në një prononcim televiziv, tha se sipas analizave të tyre, vendi tashmë ka 45% harmonizim në fushën e legjislacionit dhe nëse kjo dinamikë vazhdon, ai beson se ritmi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE do të jetë më i shpejtë se ai i Serbisë apo Malit të zi, të cilët kanë negociuar për 10 vjet. Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, i pyetur nëse në takimin e zhvilluar në Bruksel, së bashku me delegacionin e Republikës së Shqipërisë, ka nisur zyrtarisht skriningu, tha se “procesi i skriningut ka nisur zyrtarisht dje dhe takimi…
Kovaçevski, të mos gënjejë, Këshilli Evropian ka nisur negociatat me Shqipërinë, dhe me Maqedoninë ka filluar faza e hapjes së negociatave. Nga partia më e madhe opozitare në vend thonë se në faqen zyrtare të Këshillit Europian, në rubrikën e njoftimeve nga Këshilli, në dy njoftime të veçanta për konferencat ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, mund të shihni se kush po fillon negociatat dhe kush do të presë. Shqipëria po fillon negociatat, dhe Maqedonia është ende në dhomën e pritjes thonë nga VMRO. Sipas tyre që Maqedonia t’i fillojë negociatat duhet të bullgarizohet dhe për këtë është faji…
NË SHKUP – 1.755, TETOVË – 277, KUMANOVË – 220, GOSTIVAR – 200, PRILEP – 188 Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 4.874 firma janë shuar pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë. Një analizë e portalit “Pari”, sic përcjell KlanM, tregon se vitin e kaluar situata ka qenë më e rëndë, ku sipas të dhënave të platformës “BiznisMrezha”, gjatë vitit 2021 janë mbyllur 5.022 firma. Ashtu sic pritej, sic përcjell KlanM, më shumë firma janë mbyllur në Shkup, aty ku ka aktivitet më të madh ekonomik. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 1.766 firma.…
Bashkëshortja e ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, Borkica Gruevska ka angazhuar avokaten Gabriela Jakshevski nga Shkupi për të proceduar kerkesen për divorc. Kërkesën e ka dorëzuar në Gjykatën themelore civile në Shkup. Meqë gjykata nuk mundet ta gjejë Gruevskin, kërkesa për divorc është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare. Borkica u martua me Nikolla Gruevskin në vitin 2007 dhe është bashkëshortja e tij r dytë. Ata ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u arratis në mënyrë misterioze në Hungari, pasi Gjykata e dënoi disa herë në bazë të rasteve të hapura nga PSP, transmeton Almakos. Çifti ka dy fëmijë,…
Husein Reka 2006 në Londer po studjoja politika shëndetësore ndërkombëtare dhe ndermjet temave te shumta shtjellonim edhe korupsionin ne shendetesi. Me befasoj shumë që rasti i vitit 1996 me qarkullimin e antibiotikeve me afat të skaduar ishte bere ‘textbook’ shembull i korupcionit ne shendetesi. Nje rast unik edhe për literaturen Nderkombetare! Ne vend qe ky rast te behet shkaktar për reforma dhe ndryshime, avazi i vjeter i perdhosjes se shendetesise vazhdoj me nje tempo me te forte, posaçerisht ne kohen kur ky dikaster udhehiqej nga LSDM dhe VMRO. Ajo çka ndegjojm keto dite nuk me befason as pak dhe eshte…
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministri, Dritan Abazoviq kanë pasur sot konsultime për tejkalimin e problemeve në funksionimin e pushtetit ekzekutiv të shkaktuar nga miratimi i Marrëveshjes për çështje me interes të përbashkët të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS-it, thuhet në një deklaratë të përbashkët. “Bashkërisht u vlerësua se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes evropiane ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve të sistemit, në mënyrë që vendi kandidat për anëtarësim në BE, në një kohë sa më të shkurtër të përmbushë detyrimet që dalin nga agjenda…
“Nikollaj Dikovski është bullgari i cili u arrestua në Shkup për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë dhe nën akuzën për spiunqzh. Ai është detyruar ta lëshojë territorin e RMV edhe pse ka jetuar me vite e madje ka pasur edhe biznes”, shkruan Varna24.bg. “Të premten rreth orës 13 ra zilja në banesën ku isha i vendosur. E hapa derên-dy policë civilë thanë se janë duke bë vetëm kontroll rutinor në lagje. Ua dorëzova dokumentet personale. Shumë qetë më thanë të shkoj me ta në stacion policor”, rrëfen Dikovski për ngjarjen. I shoqëruar nga dy policët, Dikovski ka…