Author: Hamdi Kumanova

Ne hasmëri nuk kemi. armiqësi private nuk kemi. Kemi pasur dallime politike”, kështu u përgjigj Izet Mexhiti në Click Plus në pyetjen se a mund të ketë takim me Ali Ahmetin, shkruan TV21. Mexhiti tha se në rast nevojë për çështje me interes kombëtar, janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha subjektet politike shqiptare Mexhiti tha se tani është pjesë e VLEN-it dhe fokusi i tij është 100 për qind në konsolidimin e koalicionit që të jetë një subjekt. “Për çështje kombëtare, jetike, mund edhe të ulemi të bisedojmë kur ka nevojë. Që i njeh edhe demokracia, pozitë-opozitë ka…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu gjatë së mërkurës në Podujevë, i cili terrorizoi qytetin me kallashnikov. Në raportin policor bëhet e ditur se i riu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave, por të cilët nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. “Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në Pejë. Sipas policisë, viktima femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Bëhet e ditur se pas trajtimit mjekësor, viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në raportin policor bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve. Gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, të mërkurën ka bërë ekstradimin e shtetasit F.V., nga Italia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre…

Lexo më Shumë

Kriza aktuale e Real Madridit nuk lidhet me trajnerin Xabi Alonso, por me menaxhimin e klubit nga Florentino Perez. Kështu raporton portali spanjoll Fichajes.net, duke theksuar se problemet e “Los Blancos” janë strukturore dhe institucionale. Eliminimi nga Copa del Rey dhe vështirësitë në Ligën e Kampionëve kanë nxjerrë në pah planifikimin e dobët të skuadrës, mungesën e ekuilibrit dhe konfuzionin taktik. Gjithmonë sipas portalit spanjoll, grumbullimi i emrave të mëdhenj pa harmoni në lojë ka sjellë humbjen e identitetit të Real Madridit.

Lexo më Shumë

Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademajt. Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ka pasur problematika të tilla shëndetësore gjatë kohës së kryerjes së veprës penale. Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në “Rrugën B” në kryeqytet. Lidhur me rastin ka folur Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, i cili ka bërë të ditur për Klankosova.tv se ekipet ndodhen aktualisht në terren dhe zjarri ka arritur të shuhet. Ai shtoi se momentalisht nuk dihet për persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi sërish se paga minimale do të rritet në muajin mars, bazuar në metodologjinë dhe ligjin në fuqi. Ai tha se kjo metodologji është miratuar me pajtim të të gjitha palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë. “Kjo metodologji është standard dhe përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe sindikatat janë pajtuar për këtë metodologji”. Protestat e sindikatave ai i vlerësoi si të motivuara politikisht. Durmishi tha se është në interes të Qeverisë që të rritet paga minimale, por kjo duhet të bëhet paralelisht me rritjen e produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rivendosin së shpejti praninë e tyre diplomatike në Venezuelë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e deklaroi këtë në një seancë dëgjimore në Senat. Sipas tij, kjo do t’i lejojë Uashingtonit të marrë informacion në kohë reale dhe të bashkëveprojë jo vetëm me përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme, por edhe me shoqërinë civile dhe opozitën. Sekretari i Shtetit kujtoi se përpara se Hugo Chavez të vinte në pushtet, Venezuela ishte një aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se qeveria e re në Venezuelë është e lavdërueshme – në vend është miratuar…

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me të ftohtë ekstrem pas kalimit të një stuhie të fuqishme dimërore, e cila ka shkaktuar dhjetëra viktima, ka lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe ka paralizuar transportin ajror. Ndërkohë, një tjetër valë e acartë pritet gjatë fundjavës, duke shtuar shqetësimet për pasoja edhe më të rënda. Sipas një bilanci të përpiluar nga AFP mbi të dhënat e autoriteteve lokale dhe mediave amerikane, të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit, në aksidente ose nga hipotermia. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë në…

Lexo më Shumë

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian. Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në…

Lexo më Shumë