Deri ditën e premte vendi do të përfshihen nga mot më i freskët se sa ditët e kaluara kur temperaturat kalonin mbi 40 gradë celsius. Sipas sinoptikëve do të ketë rënie të temperaturave për 10 gradë celsius, ndërsa nga fundjava përsëri do të rikthehet i nxehti përvëlues ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë celsius. “Nesër do të kemi mot me shumë erë, me diell dhe pjesërisht me re dhe më freskët. Presim që temperaturat maksimale të jenë në interval prej 22 deri 31 gradë celsius që është për 10 gradë më e ulët nga ajo që…
Author: Hamdi Kumanova
Mjaftë me gënjeshtra, faktet flasin ndryshe. VLEN e ndjen obligim të reagojë fuqishëm ndaj fushatës së përditshme të shpifjeve dhe manipulimeve që po orkestron BDI-ja opozitare, në përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e vet dydekadësh.Prej disa javësh, eksponentë të BDI-së po përhapin shifra të rreme, duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e shtetit. Këto janë gënjeshtra të ulëta nga ata që për 20 vite ndërtuan një sistem ku për t’u punësuar një shqiptar duhej të paguante 3 deri në 5 mijë euro tek sherifët lokalë të BDI-së, përndryshe dera e…
Gjatë muajit qershor, u raportuan 2 raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me AIDS, të tre rastet ishin meshkuj, shkruan në buletinin e ri mujor të sëmundjeve infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Nga rastet e reja, dy i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe një rast grupmoshës 60-64 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga AIDS.”, thuhet në buletin. Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara (që nga 30 qershori), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2025, është 709, edhe atë: 136 persona kanë vdekur,…
Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Waitz, prëcjell Telegrafi Maqedoni. Ky është raporti i parë mbi progresin e vendit në rrugën e tij evropiane në tre vitet e fundit. Fjalët që i referohen drejtpërdrejt “gjuhës dhe identitetit maqedonas” u hoqën nga versioni përfundimtar. closevolume_off Eurodeputetët Andrzej Halicki, Kathleen Van Brempt dhe Dan Barna paraqitën amendamente me shkrim për të fshirë referencat për gjuhën dhe identitetin në Raport. Një nga amendamentet e tyre, i cili u votua i…
Enti shtetëror i revizionit e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i rregullsisë së partive politike: – LSDM – VMRO-DPMNE – Bashkimi demokratik për integrim (BDI) – Lëvizja Besa – Aleanca për shqipëtarët – Alternative Revizioni ka të bëjë me raportet financiare, llogaritë për punën e rregullt dhe ligjshmërinë e transaksioneve financiare për vitin 2023, të kryera nga këto parti politike. Qëllimi i revizionit është të vlerësohet nëse puna financiare e partive është në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet për raportim financiar, me theks të veçantë në transparencën dhe shpenzimin e përgjegjshëm të mjeteve buxhetore. Raportet janë të…
Paolo Maldini ishte përballur me shumë legjenda të futbollit gjatë karrierës së tij të bujshme. Duke nisur nga Maradona, Ronaldo braziliani, Cristiano Ronaldo, Michel Platini, Zinedine Zidane, e të tjerë. Por, ai që konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nuk është përballur asnjëherë me atë që shumëkush e konsideron si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi. Dhe, legjenda italiane e Milanit ndihet me fat që nuk është ballafaquar me tetë herë fituesin e Topit të Artë pasi është i vetëdijshëm se “Pleshti” do të mund t’ia shkaktonte një natë tmerri. “Disa prej lojtarëve më…
Ekonomisti Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit. Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit. “Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju. Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë. Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Shërbimin Shtetëror të Mbrojtjes së të Shkupit është raportuar se ka zjarr në depon e skrapit në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të dëmtuara, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Deri më tani nuk është prekur asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe sqarimin e rastit. Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj një urdhri nga një zyrtar, është arrestuar A.N., pronari i personit juridik që…
Më datë 08.07.2025 në orën 18:15 në Tetovë në rrugën e ,,Lubotenit”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga fshati Senakos i Gostivarit. Tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, mungoi në fillim të Kupës së Botës për Klube te skuadra e Real Madridit. Mbappe u helmua dhe kishte probleme të mëdha shëndetësore. Siç raporton “L’Equipe”, lojtari francez kishte konsumuar mish të bardhë para se të nisej me ekipin drejt SHBA-së. Ai humbi gjashtë kilogramë nga ky helmim, kurse tani është i gatshëm për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.
MPB njofton se më datë 09.07.2025 në orën 05:10, në Spitalin Klinik të Tetovës, efektivët e polisë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë arrestuar personin D.B.F.R. (53) nga Republika e Italisë, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se në Tetovë, kishte kryer dhunë në familje ndaj gruas së tij 50-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 08.07.2025, rreth orës 17:40, pranë rrugës lokale midis fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë, oficerët e Policisë së Qarkut të Bogorodicës gjetën 13 migrantë (11 nga Egjipti dhe 2 nga Siria), ndërsa rreth orës 18:30 pranë një fabrike në fshatin Stojakovë, u gjetën 11 migrantë nga Egjipti, të cilët më parë ishin transportuar me një automjet pasagjerësh Mercedes. Migrantët u dërguan në Qendrën e Tranzitit Pritës “Vinojug”-Gjevgjeli dhe u krye një intervistë zyrtare me ta, në të cilën ata deklaruan se grupi udhëhiqej nga A.A. (26), dhe ndihmohej nga I.K. (22), të dy nga Siria. Rreth orës 20:00, dy të dyshuarit…

