Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vendosjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës tha se qytetarët e të dy vendeve do të kontrollohen vetëm në hyrjen e shtetit pritës dhe se të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes sistemit të përbashkët teknologjik. Tutje Kurti tha se policët do të punojnë krahë për krahë me njëri tjetrin. Lojtës Videosh

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në fjalën e tij gjatë vendosjes në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonise së Veriut dhe Kosovës tha se kufiri nuk duhet të jetë mur, por duhet të jetë urë që lidh njerëzit, idetë dhe mundësit. Mes tjerash Mickoski potencoi se kur ka vullnet të sinqertë politik nuk ka sfidë që nuk mund të kalohet. “Kufiri mund dhe duhet të jetë urë e jonë e përbashkët. Urë e cila lidh njerëzit idetë dhe mundësit. Urë pëmres të cilës flasim dhe flitet për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe të turizmi. Urë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Ekonomisë dhe ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit, ku përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizituar shtëpinë e tij në Shkup. Më poshtë e keni reagimin e plotë të Kuçit në facebook: Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.…

Lexo më Shumë

LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit. Sipas opozitës maqedonase Qeveria ka vendosur vet të bëj përllogaritjen së sa kushton jeta e qytetarëve dhe tenton ta bind popullin se me 400 euro mund të jetohet. LSDM thekson se për Qeverinë qytetarët duhet të jetojnë vetëm për të paguar faturat dhe për ushqime edhe atë në bë bazë të listës së rekomanduar me prodhime nga Qeveria. Opozita maqedonase kërkon nga Qeveria të heqë dorë nga shporta e planifikuar e saj. “Për Qeverinë Papaha, mango dhe asparagus, ndërsa për qytetarët vetëm thërrime. Për qytetarët pushimi…

Lexo më Shumë

“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma. Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje. “Megjithatë, tani po shohim një hetim selektiv. Ndërkohë që ministri i mëparshëm i Ekonomisë është në paraburgim, ky aktual pretendon se nuk ka dijeni për përgjegjësitë dhe kompetencat,…

Lexo më Shumë

Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë. Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë. Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi. Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ate qe ben Izraeli ne Palestine kalon cdo nocion historik qe mund ti jepet nje shfarosje masive, ku e pesojn e me shume gra dhe femij te pambrojtur. Kjo e tejkalon edhe fashizmin e HItlerit dhe eshte me shume se gjenocid . thjeshte eshte vrasje e njerzimit. Vrasjet politike janë ndër vrasjet më të njohura dhe më të përfolura në historinë e njerëzimit. Shumë vrasje të liderëve politikë dhe shoqërorë lanë gjurmë të thella dhe ndryshuan historinë e njerëzimit . Por kjo qe ndodhe aktualishte me cionistet, eshte dicka qe do mbetet ne memorien e secilit banor te…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Ky takim vjen në një kohë kur Serbia ka pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim i bërë publik nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020. “Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet…

Lexo më Shumë

Është përuruar pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive, informon Telegrafi Maqedoni. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se kjo nismë do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Sot po nisim një histori të re për bashkëpunim dhe përparim. Sot shënojmë një moment për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, po realizojmë…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se sot nga ora 10.30 deri në ora 12 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në drejtim të pikës kufitare Bllacë. Vendosja e regjimit të veçantë për shkak se sot do të lëshohet në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. “E shtunë, 12.04.2025 në ora 11:00, në Pikë kalimin kufitar “Bllacë – Hani i Elezit” do të mbahet ceremoni solemne për vënien në përdorim të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë delegacione të larta qeveritare…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka kritikuar ashpër qeverisjen shtatëvjeçare të koalicionit LSDM–BDI, duke e cilësuar atë si një periudhë që ka lënë pasoja të rënda dhe të përhershme në funksionimin e institucioneve shtetërore, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Sipas qëndrimit të shprehur nga VMRO-DPMNE, gjatë kësaj periudhe është instaluar një sistem i ri i krimit dhe korrupsionit që ka depërtuar në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Ata theksojnë se një nga sektorët më të dëmtuar është ai i gjyqësorit, ku për vite me radhë, sipas tyre, përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë në mënyrë të njëanshme dhe…

Lexo më Shumë