Duke përshkuar 1,205 kilometra pa karikim, Lucid Air Grand Touring ka vendosur një rekord botëror Guinness për autonominë më të gjatë të automjeteve elektrike me një karikim të vetëm. Udhëtimi përfshinte një udhëtim midis Shën Moritzit, Zvicrës, dhe Mynihut, Gjermanisë, i cili përfshinte rrugë alpine, autostrada dhe rrugë anësore. Lucid ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 1,045 kilometrash të vendosur në qershor të këtij viti. “Ky rekord autonomie përfaqëson një moment të rëndësishëm – është një tjetër demonstrim i qartë i avantazhit teknologjik që përcakton Lucid”, tha Eric Bach, zëvendëspresident produkteve dhe kryeinxhinier në Lucid. “Produktet tona Lucid kombinojnë efikasitetin…
Author: Hamdi Kumanova
Trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burgim me kusht për evazion fiskal që nga koha kur ai ishte trajner i Real Madridit. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve “EFE”, Ancelotti u dënua me një vit burgim me kusht për shkak të mospagesës së taksave mbi të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit ndërsa ishte në krye të Real Madridit në vitin 2014. Trajneri legjendar u lirua nga një vepër e ngjashme penale nga viti financiar 2015. Ancelotti është urdhëruar gjithashtu të paguajë një gjobë prej 386,361.93 eurosh për të zgjidhur çështjen. 66-vjeçarit…
Presidenti rus, Vladimir Putin po hyn në fazën më të rrezikshme të sundimit të tij – atë në të cilën nuk lufton më vetëm kundër armiqve të jashtëm, por edhe kundër aparatit të tij shtetëror. Në korrik 2025 u regjistruan një seri pastrimesh dramatike brenda elitës politike dhe biznesore ruse: shkarkime, arrestime, madje edhe vdekje misterioze të zyrtarëve të lartë. Disa nga bashkëpunëtorët besnikë të mëparshëm — tani janë bërë objekt i regjimit që, duket se, po shembet nga brenda. Dogma e besnikërisë, që për dekada ka qenë themeli i pushtetit të Putinit (“pasurohu, por jepi llogari”), sot nuk vlen…
Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë. Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri. Kjo pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur peme, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari me iniciale A. B. ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave…
Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e fitnesit “Five Star”, që ndodhet brenda objektit të Hotel Grand në Prishtinë. Burime të medias nga brenda fitnesit bëjnë me dije se një klient, derisa ishte duke ushtruar, ka raportuar se nga dollapi i zhveshtores i është vjedhur ora e dorës, e markës “Richard Mille”, me vlerë të deklaruar rreth 300 euro. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 9 korrikut 2025, ndërsa sipas informacioneve, vjedhja është kryer në momentin kur zhveshtorja nuk ishte e mbikëqyrur nga stafi dhe nuk kishte prani të klientëve të tjerë aty pranë. Aktualisht, nuk dihet nëse objekti…
Starmer dhe Emmanuel Macron po diskutojnë një marrëveshje që Mbretëria e Bashkuar të kthejë në Francë disa migrantë që kalojnë Kanalin me anije të vogla. Për çdo migrant të kthyer mbrapsht, Franca do të dërgonte një azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar – ndoshta një me lidhje familjare me Britaninë, raporton BBC. E ashtuquajtura marrëveshje “një brenda, një jashtë” nuk është konfirmuar – disa raporte sugjerojnë se marrëveshja do të fillonte me 50 migrantë në javë që do të dërgoheshin mbrapsht në Francë. Kjo do të ishte një pjesë e vogël e numrit të zakonshëm të migrantëve që kalojnë Kanalin çdo…
Forcat ukrainase kapën rob për herë të parë rusët – pa përdorur këmbësorinë, duke u mbështetur vetëm në dronë dhe sisteme robotike tokësore, njoftoi brigada e tretë e veçantë sulmuese ukrainase. Ukraina po përdor gjithnjë e më shumë dronë dhe robotë në fushën e betejës si pjesë e strategjisë së saj më të gjerë për të zvogëluar humbjet e ushtarëve dhe për t’u përshtatur me kërcënimet në vijën e parë të frontit. Data e saktë e kësaj operacioni nuk u përmend, por ai u zhvillua në rajonin e Kharkivit në verilindje të vendit. Bunkerët rusë u sulmuan dhe u shkatërruan…
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin…
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë sërish cak i një sulm masiv gjatë natës me dronë rusë, thonë zyrtarët lokalë, me të paktën dy persona të raportuar të vrarë dhe 13 të plagosur, ndërsa zjarre janë ndezur në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan BBC. Autoritetet në Kiev thonë se mbetjet e një droni goditën çatinë e një ndërtese banimi në distriktin qendror Shevchenkivskyi. Pamje në rrjetet sociale, ende të pa verifikuara nga BBC, tregojnë shpërthime në qiell gjatë natës, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore fillojnë të zmbrapsin sulmin. Ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar gjithashtu për një kërcënim nga një…
Me fillim nga ora 16:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë. Në këtë mbledhje, LDK ka njoftuar se do të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë të komunave. Edhe pse disa nga ta i ka bërë publike tashmë. Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor të këtij viti.
Arben Etemi Falë mbështetjes së parezervë të zv.Kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhur të drejtorit gjeneral të Nomagas z.Muhamed Elmazi, njëri nga interkonektorët më të rëndësishëm për pavarsinë e Maqedonisë së Veriut nga furnizimi i pandërprerë me Gaz natyrorë po mer formësimin e tijë. Ky interkonektorë do jetë diku afër 66.7 kilometra, e që pritet të shtrihet nga Gjevgjelia deri të Negotinë. Ky tubacion pritet të ketë kapacitet fillestarë prej 1.5 miliard m3(metër kub) përcjellje të Gazit në vit, me mundësinë e tij të rritjes deri më 3 miliard m3(metër…

