Në lidhje me informacionet për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë. “Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi…
Author: Hamdi Kumanova
Në SHMPK “Gjoce Stojçevski”, në Tetovë sot do të mbahet promovim i muralit të Nedim Bajramit si një vlerësim i veçantë për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë. Nga Komuna e Tetovës paralajmëruan se pas promovimit të muralit të Bajramit, deklaratë për media do të japin kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe Nedim Bajrami.
Veprimi i fundit nga Prokuroria Publike konfirmojnë gjithçka. LSDM që nga dita e parë e ka thënë të vërtetën për Koçanin. Arrestimet e djeshme të oficerëve të policisë janë individë që LSDM i shpalli në serialin “E vërteta për Koçanin” si përgjegjës të drejtpërdrejtë për lejimin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Pulse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Falë fakteve të publikuara dhe presionit, më në fund po merren masa. Por fakti mbetet se për katër muaj, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Ministri Pançe Toshkovski dhe e gjithë udhëheqja e VMRO-DPMNE-së u përpoqën t’i mbronin dhe të…
Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka komentuar ngërçin politik dhe bllokadën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata aktuale reflekton mungesë të përgjegjshmërisë dhe seriozitetit nga disa deputetë dhe parti politike. Rexhepi tha se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se janë njohur me propozimin e AAK-së për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit. Ajo nënvizoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mundësuar që çështja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje. “Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi parë propozimin e AAK-së për votim të fshehtë. Folëm gjithashtu se si presidentja…
Kryeministri Mickoski shprehet i prerë për Alsat M se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare. “Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkojë, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare,…
Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në procesin gjyqësor lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në janar të vitit 2020. Rexhepi, i cili është përfshirë në këtë dosje ishte parashikuar të dëshmonte në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj të pandehurit Festim Bexhdili, një prej personave të akuzuar si i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij. Hetimet kanë zbuluar se…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Perandori i Japonisë, gjatë qëndrimit të saj në Tokio. Në këtë takim sipas komunikatës, Osmani ka falënderuar Japoninë për mbështjen ndaj Kosovës duke theksuar edhe raportet miqësore ndërmjet dy vendëve. “Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë. Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve. Presidentja Osmani e falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit…
Mancini pranon pendesën për largimin nga kombëtarja: “Mora vendimin e gabuar” Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka pranuar se është penduar për largimin nga drejtimi i kombëtares pas triumfit në Euro 2021. Në një intervistë të fundit, ai rrëfeu se ndarja nuk ishte vendimi i duhur dhe se ndoshta gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të kishte më shumë komunikim me presidentin Gabriele Gravina. “Mora vendimin e gabuar! Për një trajner, nuk ka asgjë më të mirë sesa të drejtosh kombëtaren. Kam fituar me klube, por të fitosh me Italinë është ndryshe… një ndjenjë tjetër”, tha Mancini. Mungesa…
Pep Guardiola ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “xBuyer”, të drejtuar nga vëllezërit Javier dhe Eric Ruiz, me mbi 5.7 milionë abonentë. Trajneri i Manchester Cityt ndau mendime të thella për stilin e tij të punës, sfidat e brezit të ri dhe një anekdotë të veçantë me Sergio Agueron. “E dua shumë Agueron. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që njoh. Shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e Cityt – falë atij, klubi filloi të besonte”. “Më kujtohet dita kur i thashë Agueros se nuk do t’ia rinovonim kontratën. Ishte shumë e…
Rënia e Joao Félix duket se nuk ka fund. I parëndësishëm gjatë huazimit të tij te Milani dhe i papërdorur në finalen e Ligës së Kombeve të Portugalisë, ‘Menino’ tani përballet me një rikthim te Chelsea, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2031. Numri ’14’ për Essugo Megjithatë, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, nuk ka gjasa ta shohim lojtarin portugez të veshë përsëri fanelën blu të Londrës. Këtë të mërkurë, Chelsea njoftoi se Dário Essugo, i cili u transferua së fundmi nga Sporting CP, do të veshë fanelën me numrin 14 gjatë periudhës së tij të…
Prokuroria Speciale ka njoftuar se intervistimi i deputetëve të Listës Serbe, Zlatan Elek dhe Slavko Simiq, të cilët dyshohen për veprimtari kundërkushtetuese, është shtyrë për një datë tjetër brenda këtij muaji. Elek dhe Simiq dyshohen për veprat penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Thirrje për rezistencë” dhe “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, lidhur me rastin e barrikadave në vitin 2022 në veri. Por masa të menjëhershme ndaj dy deputetëve dhe Listës Serbe po kërkon analisti Gani Qarri. Gani Qarri “Faktikisht kryetari i të ashtuquajturës ‘Listë Serbe’ Zllatan Elek dhe zëvendësi i tij Igor Simiq dyshohen për…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në Sauk, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Dy mjete u përfshinë në aksident, ndërsa policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe mediat raportojnë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur poshtë rrethit të Saukut në Unazën e Madhe, ndërsa shkaqet nuk dihen.

