Author: Hamdi Kumanova

Një incident ndodhi në Strugë, ku dy persona tentuan të vrasin një person tjetër. Ngjarja është regjistruar nga policia dhe janë ndërmarrë masa të përshtatshme. “Më 02.08.2025, në orën 22:20, përpara një objekti tregtar në rrugën ‘Marks dhe Engels’ në Strugë, D.U. e ka sulmuar fizikisht A.A. (31) nga fshati Koreshishtë, ndërsa V.B. e ka goditur disa herë me thikë në bark, dhe A.U. (38), gjithashtu nga i njëjti fshat, është lënduar në dorë. Me ndërhyrje të menjëhershme të zyrtarëve policorë, sulmuesit janë arrestuar dhe ndaluar në SPB Strugë,” tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër. Menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Përdorimi i armëve në dasma vazhdon të shkaktojë probleme në rajonin e Tetovës dhe jo vetëm. Shkrepja e armëve nëpër këto ahengje familjare ka bërë që të dëmtohen vetura si dhe plumbat të përfundojnë në oborret e shtëpive. Rasti më i ri është regjistruar mbrëmë në Tetovë, kur një 47 vjeçar me iniciale V.T ka denoncuar se përderisa ishin ulur në oborrin e tyre në rrugën “161” në Tetovë, pranë tyre kishte rënë një plumb i devijuar nga një armë zjarri. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer një inspektim në vendin e ngjarjes dhe plumbi është marrë për procedura të…

Lexo më Shumë

Më 05.08.2025, pas një urdhri paraprak të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Koçanit kryen kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse që i përdorte E.H.H. (43) nga Koçani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy grirëse metalike dhe marijuanë. E.H.H. është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal. Po ashtu, më 05.08.2025, pas një urdhri tjetër nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer kontroll në shtëpinë e I.R. (29) nga Koçani, ku është gjetur marijuanë. Edhe ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit…

Lexo më Shumë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pritet që gjatë pasdites së sotme të mbajë mbledhje për të zyrtarizuar disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit, në kuadër të koalicionit të saposhpallur Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell INA. Sipas burimeve të INA, këto janë emrat që ljanë përzgjedhur dhe që pritet të marrin miratimin zyrtar: Fatmir Dehari – Kërçovë Erkan Arifi – Likovë Besnik Emshiu – Bogovinë Enver Pajaziti – Bërvenicë (kandidat i pavarur me mbështetje nga BDI) Suat Shaqiri – Çashkë Ejup Abazi – Studeniçan Xhemil Qamili – Dollnen Alija Jaoski…

Lexo më Shumë

Fillimi i vitit shkollor po afrohet dhe bashkë me të edhe përgatitjet për kthimin në shkollë. Kjo do të thotë goditje e re për buxhetin familjar. “Këto janë mjetet shkollore më të nevojshme për fillimin e vitit shkollor. Një çantë, fletore, stilolapsa dhe vegla tjera”, raporton Angell Dimovski, gazetar. Vizituam librari mesatare për të kontrolluar se sa do të kushtonte një pako e këtillë bazë, e përbërë nga: një çantë, fletore, stilolaps, komplet me vizore, kuti për stilolapsa dhe lapsa me ngjyra. Sipas çmimeve aktuale, një pjesë e vogël e veglave më themelore kushton rreth 3,150 denarë. Sigurisht, kjo shumë…

Lexo më Shumë

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi më i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”. Fytyra e re e Serbisë dhe Drejtësia Popullore kanë paralajmëruar se do të marrin…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të Behar Preniqit në Serbi, duke e cilësuar këtë veprim si “agresion juridik” ndaj shtetit të Kosovës. Në një postim në Facebook, Kryeziu ka vënë në pah dy dimensione të rastit: atë individual, që ka të bëjë me arrestimin e Preniqit pa fakte, dhe atë kushtetues, që paraqet një përplasje mes autoriteteve të dy shteteve. “Arrestimi i Behar Preniqit është akt i agresionit juridik ndaj Kosovës, përkatësisht luftim i pavarësisë dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar ai. Ai ka theksuar se pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc ka ndodhur një tragjedi ku nga ka humbur jetën një i dënuar. “Më 05.08.2025 në orën 01.38, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga f. Lubanc, rrethi i Shkupit. Në këtë rast, nga të goditurat me shishe qelqi I.S. ka rënë pa ndjenja, kështu që është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna…

Lexo më Shumë

Më 5 gusht 2025, në aeroportin ndërkombëtar Heathrow në Londër, u krijua një situatë kaotike pasi tuneli kryesor që lidh hyrjen me Terminalet 2 dhe 3 u mbyll për shkak të një defekti teknik. Për pasojë, trafiku në rrugët që të çojnë drejt aeroportit u rëndua. Kjo, duke krijuar kolona të gjata në autostradat përreth dhe duke bllokuar qindra pasagjerë që po përpiqeshin të arrinin në kohë për fluturimet e tyre. Autoritetet e aeroportit paralajmëruan udhëtarët përmes rrjeteve sociale që të shmangnin përdorimin e makinave për të arritur në këto terminale.

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Annu Prattipati, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa ka folur për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, ajo e përmendi edhe çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër. “Administrata Trump ka qenë shumë e qartë: përparësi i jepet sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës ndan këto prioritete dhe angazhohet për paqe e stabilitet, hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim’, ka theksuar diplomatja në T7. Ajo po ashtu ka komentuar rreth hezitimit ndërkombëtar për të ndërhyrë…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po bëhet me kërkesë të komunave. Aliu: Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave “Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave”, tha Aliu shkurt për KosovaPress, të martën ndërsa po merrte pjesë në përurimin e një rruge në Shtime. Gur themeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me…

Lexo më Shumë

Legjenda e futbollit kroat, Igor Shtimac, aktualisht trajner, tha se kroatët identifikohen me këngëtarin Marko Perkoviç – Thompson. Kjo deklaratë e tij ka revoltuar serbët. “Ne identifikohemi përmes tij, me të dhe përmes këngëve të tij! Kjo është arsyeja pse na pëlqen që ai të na përshëndetë me këngën e tij në shesh kur fitojmë diçka të madhe. Kur duam të festojmë diçka me njerëzit tanë përmes këngëve të dashurisë dhe shpërthimeve të dashurisë për Kroacinë. Dhe jemi të lumtur që kjo i shqetëson ata!”, tha mes të tjera Shtimac. Ish futbollisti i mirënjohur i ka çartur serbët kur…

Lexo më Shumë