Të ardhurat e larta historike për korrikun, Drejtoria e doganave dhe Drejtoria për të ardhura publike kanë pagesë më të lartë mujore deri tani. Stabiliteti financiar dhe rritja e qëndrueshme ekonomike janë fokusi ynë dhe tani shihen rezultatet, që në vitin e parë të mandatit, njofton ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në profilin e saj në Facebook. Dimitrievska-Koçoska thekson se në korrik, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet shënojnë rritje prej 7,4 për qind, të ardhurat nga akcizat shënojnë rritje prej 5,7 për qind, ndërsa të ardhurat nga shpenzimet për…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, janë kryer bastisje për kapje të drogës në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, respektivisht në hapësirat e personit P.F. 20 vjeç nga Shkupi. “Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan qese najloni me substancë pluhuri të bardhë, përkatësisht kokainë në sasi të ndryshme, një peshore digjitale me mbetje të substancës, para të gatshme (në denarë dhe euro), si dhe u gjet në vendngjarje edhe personi F.K. (22) nga Shkupi, te i cili u gjet një qese e vogël me kokainë”. “Sasia totale e drogës…
Është vendosur arsimi fillor formal në kushtet spitalore për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Këtë sot zyrtarisht e njoftuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer. Siç është sqaruar, MASH me mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile (OJQ SANO – shoqatë e cila ndihmon fëmijët nga kanceri), vendos arsimin fillor formal për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. “Janë bërë ndryshime në rregulloren ligjore dhe nënligjore dhe shkollat…
“Të dhënat e fundit janë alarmante, që kur OBRM-PDUKM mori pushtetin në vitin 2024, numri i të punësuarve në vend është ulur me mbi 17,000 persona”, theksoi Jovica Jankovic nga LSDM në një konferencë për shtyp. Kjo, siç tha ai, nuk është vetëm statistikë. Kjo, sipas tij, është e vërteta pas mijëra fateve njerëzore, një numër i reduktuar vendesh pune, të rinj që largohen, shpresa të shkatërruara, varfëri në rritje. “Kjo është dëshmi e kolapsit ekonomik, e kaosit në tregun e punës, e alienimit të plotë të qeverisë nga realiteti në të cilin jeton populli. Të rinjtë në Maqedoni…
Ardon Jashari la gjurmë në futbollin belg në vetëm një vit të kaluar aty. Në verën e kaluar ylli shqiptar ishte transferuar nga Luzerni në Club Brugge dhe brenda një viti e pati një transformim të hatashëm. 23 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse në Belgjikë dhe si rezultat u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në ligën elitare belge. Kjo bëri që vlera e tij në treg të rritet dukshëm dhe interesimi i klubeve për ta transferuar atë ishte i madh. Por, ai ishte i vendosur dhe e donte veç Milanin. Më në fund, dëshira e tij…
Kristjan Asllani e ka të sigurt largimin nga Inter, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Ai kishte ofertë konkrete nga Real Betis në Spanjë, por elbasanasi dëshiron qëndrimin në Itali. Ndërkohë që së fundmi, ekipi i sapongjitur në Serie A, Sassuolo i ka dërguar ofertë 22-vjeçarit shqiptar. Por ky i fundit ka refuzuar kategorikisht, duke mos e pëlqyer nisjen e një aventure te ish-ekipi i Nedim Bajramit. Asllani ishte një dëshirë edhe e trajnerit, Fabio Grosso, i cili në të shkuarën është shpallur kampion Bote me Italinë. Megjithatë, kjo nuk ia ka ndryshuar mendjen Kristjan Asllanit.
Ish-deputeti dhe njëri nga figurat e njohura të luftës, Daut Haradinaj, ka nisur mobilizimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për protestën e paralajmëruar më 7 gusht në Prishtinë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj shfaqet në shoqëri të disa veteranëve të UÇK-së, duke diskutuar organizimin dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. “Qysh i kemi punët me organizim?”, dëgjohet teksa pyet në video Haradinaj, ndërsa thekson rëndësinë e unitetit në këtë moment kritik. Protesta e 7 gushtit synon të kundërshtojë proceset gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit (DASH). Takimi do të zhvillohet në DASH në orën 17:15, sipas kohës lokale në Kosovë, teksa nuk dihen se cilat do të jenë temat e diskutimit, shkruan REL. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker. Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë qëndrimit në Beograd,…
Një person në Drenas dje kishte rrëmbimin e vajzës së tij, duke thënë se e ka parë atë përmes video-incizimeve duke hipur në një veturë me targa të panjohura. Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari dhe vajza është kthyet në familjen e vet. “Me 05.08.22025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte bashkë me viktimën femër kosovare-e mitur”. “Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas intervistimit është kthyer në familjen e vet. Rasti duke u hetuar”,…
Dimitar Spasov është personi që vrau një të dënuar tjetër me shishe qelqi në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovcë, në një dhomë të repartit gjyqësor. Incidenti ndodhi 50 minuta pas mesnate, kur ndodhi një përleshje fizike mes 35-vjeçarit Dimitar Spasov nga Negotina dhe I.T. (62) nga fshati Lubanc i Shkupit. Sipas buletinit të policisë, nga goditjet me shishe qelqi, I.T. ra pa ndjenja dhe u transportua në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku ndërroi jetë në orën 02:20. Mjeku konstatoi vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer, sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, do të paralajmërojnë vendosjen e arsimit formal fillor në kushte spitalore për fëmijët, të cilët kanë mjekim afatgjatë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve po mjekohen fëmijë me sëmundje të rënda, mes të cilave dhe kancer, të cilët deri tani nuk kanë mundur të ndjekin arsimin fillor.
Dje, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, një ngjarje me peshë të madhe historike, emocionale dhe kombëtare. Ky nuk është thjesht një vendim administrativ. Ky është një akt nderimi për sakrificën dhe përkushtimin e një figure të ndritur të historisë sonë kombëtare, Azem Morana, mësuesi dhe patrioti që e vuri jetën në shërbim të dijes dhe lirisë, dhe që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë. Shkolla “Azem Morana” do të jetë shumë më tepër se një institucion arsimor. Ajo do të jetë një tempull…

