Nga 26 maji deri më 9 qershor, Maqedonia do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake “Immediate Response 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 2,000 ushtarëve nga 7 vende të NATO-s dhe 2 partnerë. Stërvitja do të bëhet në poligonin ushtarak të Krivolakut do të ketë: Maqedonia do të marrë pjesë me 950 ushtarë, përfshirë Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, njësinë ajrore (Air Wing) dhe Bazën Logjistike. SHBA (Garda Kombëtare e Vermontit) – 710 ushtarë Mali i Zi – 185 Kosova – 150 Austria – 70 Greqia – 50 Italia – 30 Shqipëria – 30 Mbretëria e Bashkuar – 2 (si vëzhgues…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-presidenti Gjorge Ivanov do ta këshillojë dhe ndihmojë ministrin e Jashtëm Timço Muçunski në fushën e diplomacisë kulturore dhe afirmimit të identitetit maqedonas jashtë vendit. Mucunski njoftoi në Facebook se sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov. “Mëngjesin e sotëm u takova me ish-presidentin e vendit, Dr. Gjorge Ivanov. Në kuadër të takimit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov. Qëllimi i memorandumit është të promovojë dhe…
Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi në profilin e saj në Facebook këtë mëngjes se për shkak të aplikimit të saj për t’u bërë kandidate për gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ajo është bërë cak i sulmeve të pabaza dhe deklaratave shpifëse, transmeton Portalb.mk. “Sot i dërgova kërkesë për falje publike Dragan Pavloviq Llatasit, për shpifjen e shprehur në emisionin “Samo vistina” të transmetuar në Kanal 5 më 16.05.2025, në të cilin ai pretendon në mënyrë të rreme se kam marrë një shumë të paautorizuar prej 100,000 eurosh sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe se nuk kam as përvojë…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, së bashku me Operatorin Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike (MEMO), morën pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Integrimit të Tregut të Energjisë Elektrike – Talking Implicit Electricitz Market Coupling Beyond EU Borders , i cili u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel. Në panelin kushtuar zgjerimit të tregut evropian të energjisë elektrike deri në vitin 2026, ministrja Sanja Bozhinovska debatoi me përfaqësues të lartë nga Parlamenti Evropian, ACER, bursat rajonale të energjisë elektrike dhe institucionet e Ballkanit Perëndimor. “Integrimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Tregun e Vetëm…
LSDM-ja akuzon pushtetin për rritjen e shpenzimeve për jetesë. Sipas kësaj partie të dhënat e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e shportës së konsumit për muajin maj janë dëshpëruese dhe pasojë e drejtpërdrejt e siç thekson paaftësisë së pushtetit, i cili nuk ndërmerr asgjë. “Çmimet rriten, pagat mbesin në vend, ndërsa masa nuk ka. Ndërsa qytetarët “luftojnë” me shtrenjtimin dhe numërojnë denarët për të siguruar bukë deri në fund të muajit, Qeveria shpenzon për oktapodë e salmon”, reagon LSDM. Opozita maqedonase kërkon rritjen e pagës minimale në 500 euro, rritje të pagave në sektorin publik dhe privat dhe heqjen e…
Pas pranimit të njoftimeve dhe marrëveshjeve të propozuara nga agregatorët e lajmeve për marrjen e përmbajtjeve pa kompensim, të martën më 20 maj, në organizim të Shoqatës ONLINEMEDIA.mk, përfaqësues të një grupi më të madh të portaleve në Maqedoni, mbajtën një takim dhe diskutuan mbi problemin. Në fund të diskutimit, shumica e përfaqësuesve të portaleve u pajtuan dhe e nënshkruan qëndrimin e mëposhtëm: „Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 87/2005), ju njoftojmë se nuk i pranojmë marrëveshjet tuaja të propozuara të dërguara së fundmi në redaksitë…
Një vajzë e mitur është rrëmbyer pas mesnate në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:45. “Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci. Borovci ka shtuar se hetuesit policor kanë identifikuar…
BDI shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për rezultatet e fundit të konkurseve të brendshme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, të cilat edhe një herë zbulojnë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet e shtetit. Në konkursin e brendshëm të datës 26 shkurt të këtij viti janë avancuar 26 maqedonas dhe asnjë shqiptar. Shtesë, në konkursin e datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime, 40 janë maqedonas, ndërsa vetëm një është shqiptar. Këto shifra nuk janë rastësi, por rezultat i një përjashtimi të qëllimshëm të shqiptarëve nga administrata publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën, Ligjin për përdorimin…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi nëpërmjet rrjeteve sociale se dje Kuvendi, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, miratoi ndryshimet në Ligjin për Punë të Jashtme, që sipas tij, paraqet hap thelbësor drejt profesionalizimit të diplomacisë dhe përmirësimit të kushteve për diplomatët maqedonas jashtë vendit. Ministri Mucunski informoi se pas më shumë se një dekade, po bëhen ndryshime thelbësore, duke krijuar kornizë të qartë ligjore për zbatimin e dy prioriteteve kryesore: profesionalizimin e shërbimit diplomatik dhe përcaktimin e kompetencave të Ministrisë në fushën e tregtisë së jashtme dhe…
Punësime monoetnike në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV)- “Drini i Zi” në Strugë. Këto ditë janë pranuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, shkruan gazeta KOHA. Me këtë rast, ka reaguar ashpër Dega e BDI-së në Strugë, sipas të cilës, kjo praktikë diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme, veçanërisht në një rajon si Struga, ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore: Reagimi i plotë…
Një zbulim befasues ka ndodhur në Republikës Çeke, ku dy alpinistë, gjatë një shëtitjeje në pyjet e maleve Krkonose, kanë gjetur rastësisht një sasi të konsiderueshme ari dhe sendesh të çmuara të fshehura në një mur guri. Thesari i gjetur përbëhej nga 10 byzylykë ari, 17 kuti purosh (dy prej të cilave ende të mbyllura), një kuti pudre, një krehër dhe 598 monedha ari. Pas gjetjes, alpinistët e dorëzuan menjëherë thesarin në Muzeun e Bohemisë Lindore në Hradec Kralove. Sipas kreut të departamentit arkeologjik të muzeut, Miroslav Novak, thesari ka gjasa t’i përkasë periudhës përpara ose menjëherë pas Luftës së…
MPB njofton se me datë 20.05.2025, në orën 08:20 në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria C.Z. (47) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të veturës me targa hungareze që ai drejtonte, mbi xhamin e përparmë, në pjesën e tapicerisë, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ekspertiza është kryer nga ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa droga është marrë për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

