Në vitin 2024, sistemi i kujdesit shëndetësor primar në Maqedoninë e Veriut shënoi ulje të ndjeshme si në numrin e kontratave të lidhura ashtu edhe në numrin e mjekëve të përgjithshëm. Sipas të dhënave të publikuara në Fondit për Sigurim Shëndetësor, numri i përgjithshëm i kontratave të lidhura në kujdesin shëndetësor primar ishte 2.077, që përfaqëson një ulje prej 55 kontratash krahasuar me vitin 2023. Gjithashtu, numri total i mjekëve në këtë sektor në vitin 2024 ishte 2.796, që është 45 më pak se një vit më parë. Vetëm në kategorinë e mjekëve të përgjithshëm, këtë vit janë regjistruar 1.499…
Author: Hamdi Kumanova
Më 20.05.2025 në orën 13.20 në Njësinë policore Shuto Orizarë, S.A. (44) nga Shkupi ka denoncuar se nga shtëpia familjare është larguar vajza e saj S.A. (14) nga Shkupi, e cila edhe më parë është larguar dhe kthyer sërish. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.TS
Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson që struktura aktuale e qeverisë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, pas largimit të Taravarit nga Qeveria, përcjell TV21. I pyetur nëse VLEN-i do të vazhdojë të udhëheq me Shëndetësinë, apo do të ketë shkëmbime resorësh, Mickoski tha: G: VLEN pret që resori i Shëndetësisë të mbetet te ata, a mund të përjashtohet kjo mundësi? https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9457882c-5f7b-4c8c-a9c9-1e97519e3e5f “Jo, mendoj se duhet të ruhet ajo strukturë në qeveri, që funksionon deri tani. Kështu që pres propozim, ta shohim normalisht çfarë kualifikime ka propozimi”, tha Mickoski.
Ligji i ri për angazhimin e përkohshëm të personave, më saktë të pensionistëve dhe personave nën 18 vjeç, sipas pensionistëve është i mirë, jo sepse u lejon atyre të punojnë, por për shkak të pensioneve të ulëta që kanë. Ata thonë se nëse do të kishin pensione të mira, nuk do të kishte nevojë të punonin në mënyrë shtesë. “Pajtohem, ideja është e mirë dhe ligji është i mirë, sepse pensionet janë të ulëta, kështu që do të jetë barrë shtesë për buxhetin dhe pavarësisht se kemi punuar për shumë vite, mund të punojmë përsëri”, tha një qytetar. “Mendoj se…
Të dashur miq,shokë ju njoftoj me respekt se nga sot e tutje nuk do të ushtroj më funksionin e Kryeshefit të Policisë së Gostivarit. Detyrën si Kryeshef i Policisë e kam kryer me përkushtim, ndershmëri dhe faqebardh, duke qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve dhe përgjegjësisë që kjo pozitë kërkon. Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë, por është i ndershëm: kemi vendosur të heqim dorë nga postet tona zyrtare. Kjo nuk është një dorëheqje nga përgjegjësia, por një dëshmi se për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ne nuk jemi lidhur me karriget, por me Popullin. Lëvizjet…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të Sarajevo Business Forum 2025, ku ndau vizionin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore. Në këtë forum ndërkombëtar të nivelit të lartë, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate. “Zhvillimi ekonomik, krijimi i…
MPB njofton se me 20.05.2025, në ora 10:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një veturë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.A. (19) nga Tetova, ka goditur këmbësorin I.F. (81) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga depozitat në sektorin “amvisëri”. Në bazë vjetore, totali i kredive u rrit me 11.8 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit te të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave. Zhvillimet monetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Në prill 2025, oferta monetare (agregati monetar M3 1.2) realizoi një rritje mujore prej 0.7%,…
Më 20.05.2024, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:30, në rrugën „Marshal Tito“ afër Tregut të Gjelbër në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë ndërmorën masa dhe aktivitete për të goditur veprimtari të palejuara sipas Ligjit për akcizë dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, u arrestuan I.I. (59) nga fshati Kamjan, Tetovë, R.I. (66) nga fshati Llërcë, Tetovë, N.M. (59) nga fshati Sellcë, Tetovë, R.S. (46) nga fshati Pallçisht i Epërm, Tetovë, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale „shpërdorim i pagesës së akcizës“ sipas nenit 279-b të Kodit…
MPB njofton se më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00 në një shkollë fillore në Tetovë, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë nga një nxënës në shkollë. Pas kësaj, i mituri, prindi i tij dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në Qendrën për çështje Sociale të Tetovës për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të çështjes, në konsultim me prokurorin publik, do të përgatitet një parashtresë e përkatëse.
MPB njofton se më datë 20.05.2025, në orën 10:40 efektivët e policisë së NJP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personin S.A.(48) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke përdorur një objekt prej druri. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet parashtresë përkatëse.
Në vitin 2010, Maksim Dimitrievski blen 10.000 m² tokë për 10.000 euro – domethënë një euro për metër katror. Në atë kohë, ai nuk është kryetar komune, por pikërisht kjo tokë më vonë, kur ai bëhet kryetar i komunës, bëhet një vegël kyçe për një skemë të dyshimtë, thotë Atina Murgashanska, këshilltare në Këshillin e Komunës së Kumanovës. – Ndërkohë, kompania “Evgenija Plan DOO import-eksport Kumanovë” merr leje ndërtimi dhe ndërton një ndërtesë. Por për një kohë të gjatë, për arsye të panjohura, kjo kompani nuk ka mundur të marrë pranim teknik. Dimitrievski bëhet kryetar komune, dhe kompania nuk merr…

