Ylli adoleshent i Barcelonës, Lamine Yamal, nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2031 me gjigantët katalanas të martën pas një sezoni spektakolar. Anësori 17-vjeçar është tashmë një nga lojtarët kryesorë të klubit dhe i ndihmoi ata të fitonin tripletën vendase: LaLiga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. “Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2031”, tha klubi katalanas në një deklaratë. “Rinovimi i kontratës me Lamine Yamal është një demonstrim i qëndrueshmërisë së projektit të Barcës. Shfaqja e tij në skenën botërore të futbollit është si…
Author: Hamdi Kumanova
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës që nga viti 2023 e deri në maj të vitit 2025 kanë shkaktuar dëme të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha të tjera. Në një intervistë për EO, Gërxhaliu vuri në dukje se humbjet financiare tejkalojnë shumën prej 700 milionë eurosh. “Në vitin 2023 deri në maj të vitit 2025 masat e BE-së kanë pasur efekte të shumta negative në Kosovë. Nuk është vetëm aspekti ekonomik, por janë edhe shumë dimensione të tjera, të cilat kanë qenë të goditura. Besoj që ka qenë obligim që…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga kantieri i zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, duke informuar se puna në terren po përparon me ritme të larta. Sipas tij, aktualisht është përfunduar 50 për qind e volumit fizik të punimeve. “Mirëmëngjes nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50 për qind. Ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Për kancelarin Merz është e qartë: Gjermania dhe vendet e tjera duhet të jenë të përgatitura ta mbështesin Ukrainën më gjatë. Udhëtimi i tij në Finlandë duket se ka sjellë një ndryshim, të paktën në aspektin retorik. Në muzeun detar të Turkut, “Forum Marinum”, ai kalon pranë torpedove dhe anijeve të vjetra detare gjatë rrugës për në konferencën e shtypit në fund të udhëtimit dyditor të Kancelarit gjerman Merz në Finlandë. Edhe rruga e bën të qartë se cila është çështja qendrore: siguria në dhe përreth Detit Baltik dhe situata në Ukrainë. Në këtë pikë, Kancelari Merz duket i qartë…
Besir Shabani është anëtari i ri i Bordit Mbikëqyrës të “Navigimi Maqedonas” – M-NAV, kompani në pronësi shtetërore që menaxhon trafikun ajror dhe ofron shërbime në navigimin ajror. Vendimi për emërimin është marrë nga Qeveria më 20 maj. M-NAV SHA Shkup ka një kapital themelor prej mbi 25 milionë euro, i përbërë nga 1.552.034 aksione të zakonshme me vlerë nominale prej 1.000 denarë për aksion.
Marrëveshja e nënshkruar në nëntor të vitit 2024 ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, tashmë hyn në fazën e zbatimit. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të mërkurën, duke filluar nga ora 14:00, do të nisë zyrtarisht implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në pikë-kalimin kufitar Glloboçicë – Jazhincë, që lidh dy vendet. Në ceremoninë e përurimit pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe ministri i Brendshëm i…
Ish deputeti Salim Sulejmani që së fundi hoqi dorë nga angazhimet politike si deputet dhe si anëtar i lartë i ASH-së në seancën e fundit qeveritare është emëruar si i dërguar special i vendit për vendet arabe. Në vendimin e Qeverisë thuhet: “Të emërohet Salim Sulejmani si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik.” Pas tërheqjes së tij nga posti i deputetit, vendi i tij do të zëvendësohet nga Valbona Adili Emini nga radhët e Lëvizjes BESA, e cila ishte e dytë në listën e kandidatëve për deputetë të VLEN në…
Një i ri ka përfunduar në duart e Policisë pas mesnatës së 28 majit në Veternik të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet substancë e dyshuar narkotike. Burimet e medias bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armir Bozuku, 21 vjeç, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe gjatë verifikimit në automjetin e tij, brenda një xhakete është zbuluar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar posedimin e lëndës narkotike, duke deklaruar se “Pasha Zotin xhaketën mund ta ketë…
Në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok janë bërë 12 punësime të reja, dhe asnjë shqiptar nuk është përfshirë – në një zonë ku shqiptarët janë shumicë absolute. Kjo nuk është rastësi. Është përjashtim i qëllimshëm. Është politikë diskriminuese, me nënshkrimin e Qeverisë dhe me heshtjen e partnerëve shqiptarë në pushtet. BDI nuk e pranon këtë padrejtësi. Kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit. Kërkojmë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Shqiptarët nuk janë dekor. Nuk janë numra. Janë qytetarë me të drejtë të plotë për punësim, përfaqësim dhe dinjitet në shtetin e vet.
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 27 majit në rrugën “Washingtoni” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe kërcënim. Viktima, S.O, ka deklaruar para policisë se bashkëshorti i saj, N.O., e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar seriozisht. Për pasojë, ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ka kërkuar strehim urgjent dhe lëshimin e një urdhri mbrojtës. I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe është intervistuar në prani të zyrtarëve hetues. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, ndërsa rasti është…
Media sjell detajet e plota të një prej operacioneve më të rëndësishme hetimore të ndërmarra nga organet e drejtësisë kundër zyrtarëve të lartë të Qeverisë Kurti, me në qendër Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Më 27 maj 2025, Njësia e Veçantë e Hetimeve, me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar bastisje në katër lokacione kyçe të sistemit të bujqësisë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – AUV, Zyra e kompanisë “LIP KS&IT Sh.P.K” në Ferizaj, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë – AZHB. Operacioni u zhvillua…
Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë. Close-up of economist using calculator while going through bills and taxes in the office. Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh. Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat…

