Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot nga konferenca për shtyp bëri të ditur se Qeveria ka miratuar planin operativ për punësim për vitin 2025, me një shumë rekord prej 40 milionë euro. Plani do të përfshijë 16.507 qytetarë përmes masave të drejtpërdrejta për punësim, vetëpunësim dhe trajnime në përputhje me nevojat e tregut të punës. Ndër masat më të rëndësishme janë ato që synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës: 10.000 euro mbështetje për çdo të ri deri në 29 vjeç që hap biznesin e tij, si dhe deri në 20.000 euro për biznese në çift,…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi sot e konfirmoi dorëheqjen e deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe e angazhoi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që të njoftojë dhomën ligjdhënëse për kandidatin që do ta zëvendësojë atë nga lista zgjedhore me qëllim verifikimin e mandatit të tij si deputet në përputhje me nenin 153 të Kodit Zgjedhor. Menjëherë pas konfirmimit të dorëheqjes së Sulejmanit, para se të përcaktohet rendi i ditës i seancës së 52-të, me kërkesë të deputetit Borislav Kërmov nga e Majta, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, shpalli pauzë njëorëshe. Siç kumtoi Bandevska, deri në fillim të seancës Sulejmani nuk ka njoftuar…
Grupi parlamentar i “Së Majtës” kanë dorëzuar kallëzim penale kundër kryeministrit Hristijan Mickoski për veprën penale “pengim të drejtësisë”, lidhur me tragjedinë në Koçan. Nga “E Majta” thonë se pavarësisht mangësive në punën e Prokurorit Publik të Republikës Ljupço Kocevski, siç është konstatuar nga Qeveria, ata kanë pezulluar procedurën për shkarkimin e tij, me qëllim që të sigurohet një hetim selektiv, gjegjësisht aludojnë në faktin se shtatë zyrtarë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët, siç thonë ata, janë kursyer nga ndjekja penale. “Bëhet fjalë për kreun e DPB-së së Koçanit, kreun e Departamentit të Punëve Penale në Koçani,…
Deputeti i Frontit Europian Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me çështjen e shkollës në fshatin Nerovë të Krushevës, e cila është ndërtuar nga banorët e fshatit, por që nuk legalizohet nga autoritetet shtetërore. Sela i bëri thirrje ministrit të Punëve të Brendshme që të mos dërgojë polici në fshat, për siç tha, frikësimin e banorëve. “E mira e shkollës është që atje ka 150 nxënës që është e rrallë. Jam si deputet zone për të alarmuar këtë situatë, për t’i bërë apel publik MPB-së që të ndalojë me policinë e vetë për të…
Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm për lloje të ndryshme të armëve janë gjetur gjatë kontrollit të një të dyshuari në Batincë, njofton Prokuroria. Kundër këtij personi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”. Sipas Kodit Penal, prodhimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve dënohet me burg nga 3 deri në maksimum 10 vite. Prokurori publik i lëndës ka vlerësuar se personi mund të arratiset ose ta përsëris veprën, prandaj është dërguar propozim pranë…
Seanca gjyqësore për rastin “Besa Trans” , në të cilën do të fillonte rigjykimi u anulua. Gjykatësi i lëndës Ivica Stefanovski njoftoi se arsyeja e anulimit është mungesa e prokurorit Vlladimir Milloshoski i cili është i angazhuar në një lëndë tjetër, ndërsa plotësisht i zënë edhe me lëndën për tragjedinë e Koçanit. Në seancë, ishte prezent i akuzuari i parë, pronari i kompanisë Besa Trans, Bekim Haxhiu dhe avokati i tij Asmir Alispahiq, ndërsa mungoi përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”, Hajredin Muça, pasi ndodhet jashtë vendit. Mbrojtja, theksoi që në seancën e radhës që do të mbahet më 2…
Para deputetëve në kuadër të seancës së 52-të do të jetë Propozimi për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për guvernator të ardhshëm u propozua profesori universitar, Trajko Sllavevski, i cili vjen nga Fakulteti ekonomilk dhe i cili duhet të vijë në vendin e guvernatores së deritanishme, Anita Angellovska-Bezhoska. Për zgjedhje të Sllavevskit nevojiten 61 vota ose shumicë e thjeshtë. Sllavevski është kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, e paraprakisht i ka kryer funksionet ministër i Zhvillimit dhe Financave. Sllavevski do të ketë mandat shtatëvjeçar, ndërsa propozimin që ai të jetë guvernator…
Me dhjetë vota “PËR” dhe asnjë “KUNDËR”, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për partneritet për realizimin e projekteve infrastrukturore është miratuar në mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, të udhëhequr nga deputeti Musa Xhaferi, ndërsa po sot do të kalojë në seancën e 52-të plenare të Parlamentit. Pas marrëveshjes së arritur për një partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar midis Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij britanik, Kir Stamer, që e publikuan një takimin në…
Një foshnjë dymuajshe është sjellë në Repartin e Fëmijëve të Spitalit të Strugës këtë mëngjes pa shenja jete, konfirmoi për AIM drejtori i spitalit, Vladimir Bunçeski. Shkaqet e vdekjes duhet të tregohen nga autopsia. Në stacionin policor të Strugës, siç informoi zëdhënësi i Policisë Shtetërore të Ohrit, Stefan Dimoski, në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, është raportuar se prindërit nga një fshat i Strugës kishin sjellë foshnjën e tyre dymuajshe në repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, pa shenja jete. “Një ekip mjekësor filloi reanimacionin, pas së cilës një pediatër e shpalli foshnjën të vdekur. Me…
Më 27.05.2025 në orën 12.00 në rr. “Jordan Mijallkov” në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria G.G. (46) nga Shkupi. Për të ishin shpallur dy urdhërarreste me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënimin e përgjithshëm me burg prej një vjet, 11 muaj e 20 ditë për vepra të kryera penale lidhur me nenin 297 dhe nenin 235 të Kodit Penal. G.G. do t’i dorëzohet institucionit ndëshkues-korrektues kompetent.
Më datë 27.05.2025 në orën 23:40, në Qendrën e Urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës është raportuar se një person me lëndime nga thika është pranuar në repartin e tyre. Pas veprimeve në bazë të raportimit është konstatuar se personi i lënduar është A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka raportuar se rreth orës 23:30 para një objekti hotelerik në qendrën tregtare të qytetit në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është sulmuar me thikë nga personi B.Sh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më datë 27.05.2025 në orën 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin e Policisë së Tetovës. Rreth orës 17:30, ata ishin raportuar në Stacionin e Policisë së Tetovës nga personi R.B. (19) nga fshati Gjermë, se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej me kushëririn e tij të mitur në lagjen “Drenovec” në Tetovë, një automjet pasagjerësh ,,Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri 17-vjeçar, u preu rrugën, pas së cilës ai doli dhe e sulmoi fizikisht personin R.B.. Kushëriri i R.B. ishte përpjekur që t’i ndante, por më pas personi…

