Federata e Pingpongut e Kosovës është bërë gati për garat e mëdha WTT Youth Contender që nis sot dhe zgjatë deri më 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare, përcjellë KosovaPress. Ekipet nga e gjithë bota tashmë po akomodohen në Prishtinë, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit. Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë është gati deri në detajet e fundit në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis. Ky super event pritet…
Author: Hamdi Kumanova
Komuna e Çairit me vetëm tre kilometra katrorë, por shtëpi për mbi 60.000 qytetarë, është shndërruar në simbol të krimit urban dhe abuzimit institucional. Për vite me radhë, mijëra metra katrorë gjelbërim janë zhdukur për t’i hapur rrugë ndërtimeve të paligjshme dhe korruptive. Kjo komunë, ndër më të dendurat në Europë, është bërë një nga më të ndoturat dhe më të pabanueshmet në vend. Zbulimet e fundit për qindra ndërtesa të ndërtuara mbi dokumente të falsifikuara, të ekspozuara publikisht, tregojnë për përmasat e skandalit dhe rrezikun real që iu kanoset jetës së banorëve. Kjo është përmbyllja e turpshme e një…
Pak minuta para mesnatës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi emërimin e Trajko Slaveskit si guvernator të ri të Bankës Popullore. Slaveski mori mbështetjen e 68 deputetëve, ndërsa 16 votuan kundër. Gjatë debatit të përgjithshëm parlamentar, pati një varg diskutimesh, replika dhe kundër-replika. Deputetët nga shumica parlamentare theksuan kompetencën profesionale dhe përvojën e Slaveskit, ndërsa opozita u përqendrua në përkatësinë e tij politike dhe në dyshimet për ruajtjen e pavarësisë së institucionit. Trajko Slaveski është figurë e njohur në jetën publike dhe akademike në vend, ndërsa marrja e postit të guvernatorit vjen në një periudhë të ndjeshme për…
Interi do të luajë me fanellën e tretë, me ngjyrë të verdhë të artë, në finalen e Ligës së Kampionëve 2025 kundër Paris Saint-Germain. Kjo është hera e parë në historinë e klubit që Interi zgjedh të veshë fanellën e tretë në një finale të tillë. PSG, si skuadër vendase në këtë finale që zhvillohet në Mynih, do të luajë me fanellën e saj tradicionale blu. Për të shmangur përplasjen e ngjyrave, Interi nuk mund të përdorë fanellën e tij të zakonshme “nerazzurra” (blu e zezë) dhe ka vendosur të mos përdorë as fanellën e bardhë, që është e dyta…
Një veturë është përfshirë nga zjarri, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë, zjarrfikësve dhe ato mjekësore. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ky incident. Ende nuk dihen shkaqet e përhapjes së zjarrit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me të përfunduar mandatin e saj, siç duket, do të rikthehet përsëri në garën politike. Në bazë të burimeve të gazetës “Bota sot”, Osmani do të krijojë një parti të re politike, me të cilën synon që edhe njëherë të futet fuqishëm në skenën politike. Madje këto burime, për “Bota sot”, thonë se edhe vizita në Zvicër dhe takimi i ngrohtë me shumë bashkatdhetarë, ishin një test për ta matur pulsin e përkrahjes që gëzon Osmani – test të cilin, padyshim që Osmani e kaloi me sukses. Gazeta “Bota sot” ka provuar…
Një përplasje jo fort e zakonshme ka ndodhur të mërkurën në Prizren. Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, komshiu 71-vjeçar u ankua se fqinji i tij 48-vjeçar e ka kanosur. Kjo pasi ky i fundit mban qen në banesën e tij, e që sipas ankuesit, këta kafshë kanë prishur qetësinë publike. “Një përplasje mes fqinjës në rrugën “Hamit Thaçi” në Prizren, ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe konfiskim të një arme. Ngjarja ka ndodhur më 27 maj rreth orës 14:00, kur K.K., 71-vjeçar ka raportuar se është kanosur nga fqinji i tij S.V., 48-vjeçar, pas një debati që kishte shpërthyer…
Një zjarr ka kapluar autobusët në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen katër prej tyre. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it – është “e qetë, por delikate” dhe se “shumëçka ka ndryshuar për mirë”, banorët serbë të kësaj zone thonë se situata nuk ka qenë kurrë më keq. Personat me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë e përshkruan jetën e tyre pas majit të vitit 2023 si krejt të ndryshme, duke e cilësuar atë muaj si “pikë kthese”, kur nisi mbyllja e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Kosovë. Më 29 maj 2023, në…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas të cilit ishte lëshuar urdhër arrest evropian dhe kërkohej nga autoritetet gjermane për pjesëmarrje në grabitje dhe vrasjen e një burri 81 vjeçar në shkurt të këtij viti në Gjermani, u arrestua mbrëmë në Greqi, derisa përpiqej të hynte në territorin grek, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas dokumenteve nga autoritetet gjermane, siç shkruan ANA-MPA, bëhet fjalë për një burr 34 vjeçar nga vendi, i cili së bashku me bashkëkombasit e tij ka qenë në udhëtim pune në një qytet të vogël në shtetin federal…
I pyetur nëse Arben Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se për këtë fillimisht duhet të ketë qëndrim të qartë vetë Taravari. Sela tha se pasi të ketë qëndrim të qartë nga Taravari, do të përgjigjet nëse i njëjti mund të bëhet pjesë e koalicionit. “Z.Taravari ka simbolikën e një njeriu që ka shkatërruar me sa kohë që ka vepruar në skenën politike. Nuk e ka simbolikën e një njeriu që ka ndërtuar prej momentin që kam krijuar një subjekt politik. Këto lëvizjet e tij natyrisht se duhet parë me kujdes nga ana e…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Mickoski tha se me Aliun njihet dhe se pret bashkëpunim të mirë në qeveri. “Po, unë edhe zyrtarisht e kam pranuar atë propozim. Ditëve në vijim do ta dorëzojë te deputetët në Kuvend. Me z.Aliun njihemi, kështu që besoj që mirë do të bashkëpunojmë në suaza të Qeverisë”, tha Mickoski. Aliu do ta zë vendin e Arben Taravarit, i cili vendosi të largohet nga Qeveria.

