Author: Hamdi Kumanova

Në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhës Standarde Maqedonase do të punësohen 12 inspektorë, thotë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. Pas një viti të plotë nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, në prill Qeveria e emëroi Mençe Andreevën si drejtoreshë të Inspektoratit. Ky ligj, ndër të tjera, parasheh lekturimin e detyrueshëm të të gjitha materialeve, me publikimin e emrit të lektorit, si dhe punësimin e detyrueshëm të lektorëve në organet e pushtetit ligjvënës, gjyqësor dhe ekzekutiv, në të gjitha institucionet dhe organet publike, në media dhe në konsullata, duke përfshirë edhe personat juridikë dhe organizatat ndërkombëtare.…

Lexo më Shumë

Në Lipjan janë arrestuar dje dhjetë persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike. Policia njoftoj se gjatë rrahjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë automatike. Njësitet policore kanë konfiskuar armën automatike bashkë me dy karikatorë dhe 46 fishekë. Si pasojë e përleshjes, janë lënduar dy persona. “Lipjan 22.08.2025 – 14:44. Janëarrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej,…

Lexo më Shumë

Nën sloganin “4 vite zhgënjime – 4 vite pushtet lokal i VMRO-DPMNE-së”, LSDM ka paralajmëruar një seri konferencash për shtyp të dedikuara, siç thonë, qeverisjes katastrofale gjatë katër viteve të fundit të pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së. “Së bashku do ta shpalosim realitetin që qytetarët e njohin mirë: skandale me tenderë, tarifa të rritura për qytetarët, premtime të pambajtura, kaos në komunat, mafia urbane dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga partia shtojnë se VMRO-DPMNE e ka shndërruar vetëqeverisjen lokale në një shërbim për interesat e biznesit të partisë dhe të fuqive lokale, duke i lënë qytetarët në harresë. Konferencat…

Lexo më Shumë

Një e mitur në Gjilan, ka raportuar në polici se gjatë muajit korrik të këtij viti ishte takuar me në burrë, ku dyshohet se e kishte shfrytëzuar seksualisht. Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. “Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një thirrje publike përmes një postimi në Facebook, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në nismën “Male të Pastra”, një aksion pastrimi që do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura… si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkroi Rama në rrjetin social. Kjo nismë synon…

Lexo më Shumë

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga prezantimi i investimit italian dhe pavarësisht premtimeve e deklaratave të shumta nga autoritetet, ende nuk është nënshkruar marrëveshje me investitorin italian për revitalizimin e qendrës turistike malore “Kodra e Diellit”. Heshtin nga Qeveria VMRO-VLEN, shkruan Portalb.mk. Investimi italian në Kodrën e Diellit u promovua me shumë pompozitet nga qeveria e kaluar, ndërkaq tani e mbi një vit edhe nga qeveria aktuale. Por, në terren nuk ka asnjë ndryshim. Nga Qeveria VMRO-DPMNE dhe VLEN, nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske se ku mbeti ky projekt, pse ende nuk ka marrëveshje apo nëse qeveria…

Lexo më Shumë

BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë. Ligji për regjistrimin, nga shkronja e parë deri te e fundit, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi dhe kolegët e tyre e përgatitën dhe e propozuan ligjin, ndërsa Arbër Ademi dhe grupi i tij parlamentar e votuan pa asnjë vërejtje. Ata i futën grafat që nuk ekzistojnë askund në botë, ata lejuan që bashkëqytetarët tanë nga diaspora të trajtohen si të huaj në shtetin…

Lexo më Shumë

E Majta njoftoi se kandidati i tyre për Qytetin e Shkupit do të jetë deputeti Amar Mecinoviq. Ata synojnë kryesisht elektoratin e ri kurse Mecinoviq bëri premtimet e para për kryeqytetasit. Presin mbështetje nga të pavarurit “Pas një procesi me intervista dhe sondazhe vendosëm për deputetin tonë më të mirë në këtë përbërje parlamentare Amar Mecinoviq i cili arriti që vetëm për një vit nga mandati tij i deputetit të imponohet si një nga deputetët me aktiv në Kuvend. Mendoj se me kandidaturën e tij, meqë ishte kuadër që u ndërtua në strukturat partiake, do të arrijmë për herë të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Hristijan Mickoskit ka ndaluar politikat e LSDM-së për rritjen e vazhdueshme të pagave dhe e ka sjellë standardin e jetesës së qytetarëve në pikën e mbijetesës. Ndërsa pagat janë në stanjacion, çmimet janë në rritje marramendëse, standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme. Paga mesatare në Maqedoni sot është vetëm rreth 35% e pagës mesatare evropiane, ose një e treta, tha sot zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska Ajo thotë se “çmimet në Maqedoni janë të larta, duke arritur në 60% të çmimit mesatar evropian. Kjo do të thotë që qytetarët në treg, market, në dyqan,…

Lexo më Shumë

Një banore e moshuar e Tetovës raportoi se ishte viktimë e një mashtrimi telefonik në lidhje me një aksident të pretenduar të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 79-vjeçare banore e Tetovës, e cila sipas raportit të policisë, ishte mashtruar me 16,000 euro dhe 10,700 franga zvicerane, njoftoi Ministria e Brendshme “Personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar aksident rrugor, në të cilin pësoi lëndime të rënda dhe se duhet të paguante për ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale. Siç raportohet, ajo ia hodhi paratë një personi nga ballkon,…

Lexo më Shumë