Presidenti bullgar Rumen Radev i ka bërë thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë e Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat ai i quan të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportoi “BGNES”. Radev thotë se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamás Suljok. “Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie gjithnjë e më miqësore me Maqedoninë, që të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për…
Author: Hamdi Kumanova
Megjithatë, ka shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces. Për ta arritur këtë, është e nevojshme të bëhet puna brenda vendit, pra të zbatohen reforma kyçe që do të sjellin rezultate konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve. – Në shikim të parë, ky numër mund të duket pesimist, pra shumë i gjatë, por ekzistojnë shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces. Ky është mesazhi në të cilin duhet të përqendrohemi si shoqëri. Si pjesë e hulumtimit, janë përgatitur disa skenarë që tregojnë se si do të ndryshonte kjo periudhë në rast të anëtarësimit të plotë në…
Vazhdon rënia e mbështetjes së qytetarëve për LSDM-në. Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021 kur LSDM në rreth të parë pati fituar në nëntë komuna, e më pas në rreth të dytë në 16 komuna, tani kjo parti në rrethin e parë fitoi vetëm në tre komuna, në disa të tjera ka shkuar në balotazh. LSDM fitoi në Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanc. Në krahasim me komunat që udhëhiqte deri tani, LSDM humbi Berovën, Dellçevën, Staro Nagoriçanin dhe Çashkën. Ndërkohë në komunat Vallandovë, Demir Kapi, Dojran e Probishtip ku garon në raundin e dytë, është në disavantazh.…
Vetëm një grua u zgjodh kryetare e komunës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, përcjell TV21. Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapij dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Maqedonska Kamenicë. Në këto zgjedhje konkuruan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që përbën 10,35% të numrit total. Numri më i madh i grave kandidate, tre, ishte në Prilep, ndërsa në Manastir,…
Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi. “Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, tha ai. Sheholli pas hospitalizimit në spitalin e Gjilanit, më 13 tetor ishte transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Gjilanit në QKUK, të cilën për portalin rtv21.tv e kishte konfirmuar avokati i tij, Mentor Neziri. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit…
Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë. Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët. Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Nga…
Qeveria spanjolle njoftoi se do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen e përhershme të ndërrimit të orës dhe kalimit në kohën dimërore, e cila duhet të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke e quajtur këtë “praktikë të vjetruar”, raportojnë mediat spanjolle. Siç raportohet, kjo ndryshim më nuk kontribuon në kursimin e energjisë, ndërsa njëkohësisht shkakton efekte negative për shëndetin, raportoi televizion RTVE. Në një postim video në platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi se “ndërrimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, prandaj Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike. – Në të gjitha anketat…
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale sot kanë reaguar nga partia opozitare LSDM. Nga atje thonë se partia në pushtet VMRO-DPMNE ka humbur 135.000 vota, krahasura me zgjedhjet e fundit parlamentare. “Pas numërimit të 99% të votave, konfirmohet ajo që thoshte LSDM, dhe se kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM do të humbasë një numër të madh votash në këto zgjedhje. Analizat krahasuese me rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar tregojnë se VMRO-DPMNE dhe ZNAM kanë humbur secila pothuajse një të tretën e votave. Rënia e VMRO-DPMNE është një shifër fantastike prej 135,000 ose…
Dy persona nga Tetova janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit 2025, rreth orës 22:30, në shehsin e Tetovës. Personat janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresë përkatëse, transmeton Portalb.mk. “Më datë 19.10.2025 në orën 22:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.E.(21) dhe A.E.(46) nga Tetova pasi që kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në…
Shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit i takon VMRO-DPMNE-së së bashku me partnerët koalicion të qeverisë “VLEN” dhe ZNAM. Sipas ndarjes së mandateve, VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe Levica do të kenë nga gjashtë këshilltarë secila, LSDM do të ketë pesë këshilltarë, ose shtatë më pak se në zgjedhjet e kaluara, kur kishin 12 këshilltarë. Nga një këshilltar do të kenë partia ZNAM, koalicioni “Eksperiencë për sukses” dhe listat qytetare “Të pavarur së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”. Nga gjithsej 45 këshilltarë, sa ka Këshilli i Qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë gjithsej…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor për kërkime dhe inovacione, i cili do të mbahet në Podgoricë, Mal i Zi. Ngjarja dyditore përfshin disa panel diskutime të përkushtuara ndaj mundësive për zhvillim dhe lidhje të infrastrukturës kërkimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, analizë të efektivitetit të Planit për Rritje dhe strategjive kombëtare për specializim intelegjent të vendeve nga rajoni, si dhe për zbatimin e inteligjencës artificiale në shkencë dhe kërkime. Përveç pjesëmarrjes në panel diskutimet, ministrja Janevska do të realizojë edhe takime…
Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka kërkuar nga oponenti i tij nga radhët e AKI-së të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen, duke i hapur kështu rrugën për marrjen e menaxhimit të komunës. Sipas Qyrës, ky proces pritet të mbyllet brenda dy javësh dhe ai e cilëson këtë sukses si një fitore të qytetarëve të Strugës dhe ekipit të tij. Ai ka theksuar se ky sukses është arritur kundër tetë kandidatëve të tjerë dhe shpreson që qytetarët tani të kenë një vizion të qartë për udhëheqësin e ardhshëm të komunës. Mendi Qyra ka ripërsëritur se…

