Author: Hamdi Kumanova

Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka adresuar kritika ndaj Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. “Siç pritej, Taravari dhe Sela u barazuan me hiç, pasi struktura e ASH qëndroi në VLEN dhe votuesi jonë nuk e toleroi tradhtinë. Me pas qenë pak burrë, Taravari do jepte dorëheqje qysh mbrëmë sepse nga 6 komuna sa synonte, ra në hiç. Sela nuk ka as burrëri e as nga çka dorëhiqet, por tashmë e ka të qartë se kush është hiçi. Aktivistë të mashtruar, kthehuni në shtëpinë e madhe VLEN!”, ka shkruar Fetai. (INA)

Lexo më Shumë

Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), mësohet se Suat Shaqiri i AKI-së do të jetë kryetar i Çashkës. Shaqiri ka fituar 50.75% apo gjithsej 2322 vota, duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin me 24.26% deh Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së me 23.29%. Hypertea 1 чаша наутро – ги раствора тромбите и го стабилизира притисокот! × Për këtë rezultat para pak minutash është deklaruar dhe Shaqiri. “Meqë edhe zyrtarisht u shpallën rezultatet, ndjej për obligim të falënderoj të gjithë banorët…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Këshillin Komunal në Saraj. Fitues për Këshillin e Sarajit është AKI me 9.205 vota (47,89%). VLEN ka siguruar 9.004 (46,85%) vota, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 589 (3,06%).

Lexo më Shumë

KSHZ ka publikuar rezultatet e para edhe për këshillin komunal në Komunën e Tetovës. Nga 92.56% e votave të procesuara për këshillin komunal, rezultatet janë si më poshtë: – Përvoja për sukses e udhëhequr nga PLD: 144 vota – Lëvizja ZNAM: 477 vota zero mandate – AKI: 12.905 vota- 12 mandate – LSDM: 1.114 vetëm 1 mandat – E Majta: 1.236 vetëm 1 mandat – VLEN: 14.915 ka fituar 13 mandate – VMRO-DPMNE: 3.876 ka fituar 3 mandate – PDTM: 785 asnjë mandat – VMRO PP: 365 asnjë mandat…

Lexo më Shumë

Në Shkup do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin mes Orce Gjorgjievskit nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe kandidatit të “E Majta”, Amar Mecinoviq, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 99,92% të votave, Gjorgjievski ka marrë mbështetjen e 91.582 qytetarëve të Shkupit, ose 39,43%, ndërsa Mecinoviq ka fituar 30.659 vota, përkatësisht 13,20%. Pas tyre renditen Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN me 27.864 vota (12,00%), Kaja Shukova nga LSDM me 26.714 (11,50%) dhe Skender…

Lexo më Shumë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, i cili doli i pari me 39.43 përqind të votave, dhe kandidati i “Të Majtës”, Amar Mecinoviq, i cili ka 13.20 përqind, shkojnë në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Shkupit. Koalicionet VMRO-DPMNE dhe “E Majta” janë gjithashtu në vendin e parë dhe të dytë në garën për këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Kandidatja e LSDM-së, Kaja Shukova, mori 10.50 përqind të votave. Kandidatët e VLEN-it, Bashkim Bakiu, 12 përqind, dhe AKI-së, Skender Rexhepi, 11.22 përqind, gjithashtu kanë më shumë vota se ajo. Këto janë rezultatet…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, është paraqitur para opinionit pas rezultateve për zgjedhjet lokale. Ai thotë se qytetarët nuk i besuan për ta ndryshuar Kërçovën, ndërsa nënvizoi se e ka të vështirë të kërkojë nga qytetarët që ta përkrahin Fatmir Deharin. “Dola në fushë për të ndryshuar Kërçovën, nuk mund ta bëjë këtë pa votën e qytetarëve. Nëse ata zgjidhin dikë tjetër, ata besojnë se ai është në gjendje të sfidojë kandidatin maqedonas. Përgjegjësia është e atyre dhe jo e imja”. “Për këto arsye e kam të vështirë të bëjë thirrje për të votuar pro atij,…

Lexo më Shumë

Adnan Azizi, shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, në konferencën e mbajtur për zgjedhje tha se procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë të demokratike dhe pa ndonjë parregullsi. Ai tha se VLEN ka epërsi dhe ka fituar në Çair, Saraj, Haraçinë , Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, në Bervenicë, Dibër ndërsa presin epërsi edhe në pjesën tjetër të komunave ku numërimi i votave është në proces. Ai tha se, në Tetovë kanë fituar zgjedhjet në raundin e parë, ndërsa në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë janë me mbi 1000 vota epërsi. “Të nderuar qytetarë, në këto zgjedhjet shqiptarët i dhanë një goditje…

Lexo më Shumë

Luka Modric ka dhënë vlerësime të mëdha për Rafael Leaon pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, ndeshje në të cilën portugezi shënoi dy gola vendimtarë. “Rafa është vërtet fantastik. Fatkeqësisht u lëndua herët, por tani është rikthyer dhe ky është Leao që na duhet. Ai është një nga më të mirët në botë dhe mund të përmirësohet ende. Shpresoj që këto dy gola ta ndihmojnë të fitojë më shumë vetëbesim, sepse është shumë i rëndësishëm për ne,” tha Modric. Vetë Leao u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me kroatin: “Kur mbërriti në Milanello më përqafoi dhe më tha se donte…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo ​​parti. Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 30 komuna. “Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë”, tha Mickoski. “Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë”, tha Mickoski. Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it. Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës. Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë: Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin. Komuna e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 147-të hodhi poshtë shtatë ankesa të paraqitura nga qytetarët në lidhje me të drejtat personale të votimit, ku pranoi tre prej tyre. Janë hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Radica Radeskës nga Manastiri, Zilqafete Memedi nga Zhelina, Ixhal Kamberit nga Zhelina, Gordana Radeskës nga Manastiri, Jeton Dalipit nga Struga, Vesna Trajkovës nga Kërçova dhe Oliver Trajanovskit nga Kumanova. Janë pranuar ankesat e Bozhidar Altiparmakovit nga Manastiri, Adis Tahirit nga Gostivari dhe Edina Tahirit poashtu nga Gostivari. Të tre do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa nesër,…

Lexo më Shumë