Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy persona Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur. Konflikti ka nisur pasi një persona që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Author: Hamdi Kumanova
OKTA AD – Shkup, për herë të 16-të radhazi, ripohon përkushtimin e saj afatgjatë për veprimtari shoqërisht të përgjegjshme përmes mbështetjes së fushatas së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit “Mendoni për ne”. Me rastin e vlerësimit të 16 tetorit, Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, iniciativa synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e luftës kundër këtij dukuje negative, si dhe të sigurojë ndihmë të drejtpërdrejtë për kategoritë e qytetarëve të cenueshëm shoqërorisht. Brenda fushatas që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 tetor të këtij viti, kompania siguron mjete financiare për përgatitjen e paketave me produkte…
Ekipi i kandidatit për kryetar të Tetovës nga VLEN, ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore, ndërsa kanë paralajmëruar edhe vizita shtëpi në shtëpi, për të promovuar programin e tyre politik për katër vitet e ardhshme, për qytetin e Tetovës. Albi Qamili nga VLEN tha se për dallim nga raundi i parë, kësaj radhe presin rritje të numrit të votave, gjithnjë bazuar në projektet që ka realizuar kandidati i tyre Bilall Kasami, si dhe ato projekte që parashihen për katër vjeçarin e ardhshëm. “Më 19 tetor, Tetovarët e dëshmuan se përkrahin politikat e mirëqenies, zhvillimit dhe transformimit të Tetovës, dëshmuan se përkrahin Bilall…
Prokuroria kërkon paraburgim për një 29-vjeçar nga Çellopeku, pasi i njëjti ka dhunuar dhe ka kërcënuar prindërit e tij. Gjatë incidentit, ai e ka lënduar pronari e shtëpisë. “Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka nisur procedim penal ndaj një 29-vjeçari nga Çellopeku për kërcënim të sigurisë (neni 144, paragrafi 3) dhe dhunë (neni 386, paragrafi 3) sipas Kodit Penal. Sipas akuzës, më 16 tetor i riu ka kërcënuar dhe përjashtuar me forcë nga shtëpia prindërit e tij, pasi ata refuzuan t’i jepnin para. Prindërit u strehuan tek shtëpia e xhaxhait, por ai ka ardhur më pas me një thikë të palosshme,…
Vendimi i Këshillit të BE-së për ndalimin e transitit të gazit rus përmes BE-së drejt vendeve të treta, përfshirë Maqedoninë, nuk do të ndikojë në vendin tonë. Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska tha se vendi konsumon rreth 500 mijë metra kub gaz në vit, dhe deri në vitin 2027 pritet të përfundojë gazsjellësi me Greqinë. Megjithëse ndërkonektori ende nuk funksionon, shteti tashmë për një vit paguan 250 mijë euro në muaj për qiranë e kapaciteteve, detyrim që do të zgjasë 15 vjet, dhe për këtë rast janë dorëzuar kallëzime penale për të cilat, për momentin, nuk ka informacione, tha Bozhinovska.…
Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Këtë e njoftoi kryetarja e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, e cila, megjithatë, për momentin, edhe pse është pjesë e atyre që punuan mbi tekstet ligjore, ka mbetur e përmbajtur për koment lidhur me sugjerimet e dhëna. “Nesër kemi një takim pune të grupit punues dhe pikërisht rekomandimet e Komisionit të Venecias do t’i shqyrtojmë – si për ligjin për Prokurorinë Publike, ashtu edhe për ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.Për momentin, ndonjë qëndrim? “Jo, jo, nesër kemi takim…
Më 21 tetor 2025, rreth orës 01:20, është raportuar në SPB Shkup se në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, D.D. (19) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Në vendngjarje ka kryer këqyrje një ekip nga SPB Shkup, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.TS
Me kërkesë të Prokurorisë së Manastirit, autoritetet serbe kanë ngrirë prona të një kompanie në Beograd e cila është e lidhur me biznesmenin nga Maqedonia Borçe Markovski, i cili ndodhet në paraburgim që prej fillimit të këtij muaji për keqpërdorime në TEC “Manastir” në vlerë prej 1,7 milion euro. “Organeve shtetërore u është kërkuar që t’i ndalohet kompanisë të kryejë shitje apo të disponojë automjetet për të cilat dyshohet që janë blerë me paratë e veprave penale për çka është hapur hetimi. Plotësisht nga autoritetet serbe është kërkuar që të sigurohet dhe të hapet një kasaforte për të cilin është…
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, mbajti fjalim në panelin kushtuar inteligjencës artificiale dhe inovacioneve në kuadër të takimit ministror për vendet e Ballkanit Perëndimor që dje dhe sot mbahet në Podgoricë, organizuar nga Komisioni Evropian dhe eurokomisarja Ekaterina Zaharieva. Siç kumtoi Ministria e Transformimit Dixhital, Andonovski në fjalim ka thënë se “Maqedonia e transformon qasjen drejt inovacioneve, nga sistemi fragmentues në sistem të integruar, efektiv dhe model të harmonizuar evropian”. Ai e prezantoi INOVA-n, një mekanizëm kombëtar pëe inovacione dhe sipërmarrësi, që bashkon tre ministri – për transformim dixhital, ekonomi dhe për arsim dhe shkencë – në një strukturë…
Forcat e Operacioneve Speciale (SOF) të Ukrainës kanë raportuar për një mision special në frontin e Slobozhanshchyna Veriore të kryer nga luftëtarë të grupit të tyre Alfa të Detashmentit të 1-rë, që rezultoi në vrasjen e 13 ushtarëve rusë. Ushtarët e SOF lëvizën përtej pozicioneve më të largëta ukrainase dhe infiltruan në heshtje territorin e kontrolluar nga Rusia. Pas kryerjes së zbulimit, forcat speciale kryen një bastisje, duke shkatërruar trupat ruse në një strofull dhe në pozicionet e qitjes. Pas një raporti të ACE (Municione, Viktima, Pajisje), luftëtarët e SOF vendosën të qëndrojnë gjatë natës në pozicionet e kapura dhe…
Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, të cilët ishin anëtarë të Këshillit drejtues të Klinikës për onkologji prej vitit 2018 deri në vitin 2024, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për “Onkologjinë 2”, që po zhvillohet kundër ishdrejtorit mjekësor dhe ekonomik të Klinikës për radioterapi dhe onkologji Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për punë të pandërgjegjshme dhe krim financiar. Dëshmitari, i cili prej vitit 2018 deri në vitin 2024 ka qenë anëtar i Këshillit drejtues të Klinikës për onkologji, u përjgigj për mënyrën në të cilën në atë kohë në Klinikë furnizohej terapia nga një…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë zbuluar 1.512 m² qilima të padeklaruar, pasi të njëjtat nuk ishin deklaruar gjatë paraqitjes për doganim, përcjell TV21. Sipas njoftimit, malli ishte destinuar për një kompani nga Tetova. “Gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Turqia, të destinuara për një kompani nga Tetova dhe të deklaruara për doganimin importues në pikën doganore të Tetovës, një ekip mobil zbuloi 1.512 metra katrorë qilima, të cilët nuk ishin të përfshirë në dokumentet doganore”, thonë nga Doganat.

