Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Londër, në kuadër të Procesit të erlinit, është shënuar një përplasje e pazakontë verbale mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Malit të Zi, Milojko Spajiq. Gjatë një paneli diskutimi, Rama dhe Spajiq shkëmbyen batuta dhe replika që shpejt morën vëmendjen e të pranishmëve. Gjithçka nisi kur Spajiq kundërshtoi një deklaratë të Ramës, i cili më pas, me tone humoristike, ironizoi me madhështinë e Malit të Zi.
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria ka publikuar inicialet e personave të dyshuar: A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V. Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e instruktore në një auto-shkollë në Prishtinë, ka pranuar 200 euro ryshfet nga një kandidate, për t’i mundësuar kalimin e testit praktik të vozitjes. Ndërsa të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për licencimin e auto-shkollave,…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë anuluar seancat e planifikuar për javën e ardhshme në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat e datës 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2025 nuk do të mbahen dhe gjykimi pritet të vazhdojë më 3 nëntor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërsa, janë shtuar seanca shtesë për javën që fillon më 17 nëntor për të vazhduar më pas deri më 11 dhjetor 2025, sipas kalendarit të Gjykatës./Periskopi
Në katër komuna procesi zgjedhor do të përsëritet, për shkak se jo mjaftueshëm qytetarë dolën për të shprehur vullnetin e tyre të dielën. Në mesin e tyre është edhe një komunë urbane, Gostivari, në të cilat nuk arritën të dalin mjaftë qytetarëve në votime. Komunat ku nuk u përmbush kushti: Gostivar – 33.31% Mavrovë Rostushë – 30.31% Vrapcisht – 25.18% Qendër Zhupë – 21.49% Nga KSHZ-ja thanë se në këto komuna, duhet të përsëritet procedura zgjedhore. “Në këto katër komuna nuk është plotësuar census ligjor për daljen e të paktën 1/3 se votuesve…
Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën. “Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë…
Pas njoftimit se Kosova ka mbetur jashtë përfitimeve nga Paketa e Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj,në një prononcim për FrontOnline e ka akuzuar Kurtin se me politikat e tij të papërgjegjshme ka dëmtuar rëndë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ai tha se Kurti ka shkaktuar izolimin ndërkombëtar të Kosovës, sanksione, ndërprerjen e Dialogut Strategjik me SHBA dhe tërheqjen e investimeve të huaja. ’Deputeti Albin Kurti, me qellim apo me mision e ka dëmtuar skajshëm partneritetin me SHBA dhe BE, e kjo politikë monstruoze dhe e papërgjegjshme ka…
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”, shkruan gazeta KOHA. Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh. Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare. Ajo që ka tronditur opinionin sportiv…
Qytetarët zgjodhën rrugën e zhvillimit dhe rritjes, thonë nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese, ku shtojnë se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, do të fitonin mbi 60 deputetë. Nga VMRO thonë se LSDM ka humbur mbi 111.000 vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. “VMRO-DPMNE me 550 këshilltarë nëpër gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota, është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas modelit të D’Hondt-it, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, me këto vota VMRO-DPMNE do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do…
Shfrytëzuesit e disa rrugëve në kryeqytet sot do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë në disa periudha gjatë ditës, kumtuan nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup. Shfrytëzuesit e rrugëve “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Kopenhagenska”, “Stokholmska” dhe “Petar Draganov” do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë prej orës 09:30 për shkak të ndarjes së shahtit në rr.”Moskovska” 12. Ndërprerja, siç kumtoi Ujsëjellësi, do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. Për shkak të kyçjes f100mm në rr.”9 Maji” 4, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njejtë. Furnizimi…
Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur të mërkurën, disa ditë pasi xhevahiret e kurorës u vodhën në një grabitje dramatike të dielën, me vlerë rreth 90 milionë euro, sipas prokurorit të Parisit. Prokurorja Laure Beccuau, zyra e së cilës po drejton hetimin, ka thënë se rreth 100 hetues janë përfshirë tani në kërkimin policor për të dyshuarit dhe xhevahiret, pas vjedhjes nga muzeu më i vizituar në botë. Pyetje të shumta kanë lindur në lidhje me sigurinë e Luvrit, nëse kamerat e sigurisë mund të kenë dështuar, pasi hajdutët u futën në ndërtesë përmes disa shkallëve lëvizëse, duke…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. “Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM. LAMM gjithashtu rekomandon të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, akoma nuk janë kthyer në aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut. Sipas informacioneve nga shtabet zgjedhore, aktivitetet pritet t’i fillojnë nga dita e mërkurë duke u kthyer në terren me qytetarët dhe takimet më të mëdha për prezantimin e platformave të tyre. Fushata zgjedhore në rrethin e dytë vazhdon deri më 31 tetor, më 1 nëntor fillon heshtja zgjedhore, votimi zhvillohet më 2 nëntor.

