Operatori i Sistemit Distributiv – Elektrodistribuimi, ka përqëndruar fokusin kryesor për gjashtë muajt e parë të vitit në transformimin digjital dhe modernizimin e rrjetit distributiv. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kompania ka investuar 30 milionë euro në projekte të rrjetit të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Përmes këtyre investimeve, Elektrodistribuimi siguron zhvillimin e duhur të rrjetit distributiv dhe zvogëlimin e humbjeve, duke ndjekur nevojat e konsumatorëve, duke siguruar gatishmërinë e duhur teknike dhe profesionale, lidhjen e shpejtë dhe efikase të konsumatorëve të rinj në rrjet dhe shërbim cilësor ndaj atyre ekzistues. Investimet e…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), të mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që synon luftimin e…
Të mërkurën në orën 17:00 në Stacionin Policor në Gostivar, një vajzë 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se ish-i dashuri i saj, L.Q. nga fshati Negotinë, pasi ishin ndarë, e kishte ndjekur dhe shqetësuar, ndërkohë që gjatë ditës rreth orës 14:30, para ambulancës në një fshat të Gostivarit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj, pas së cilës kishte sulmuar fizikisht personin T.A. (33) nga fshati Forinë, duke menduar se ishte bashkë me to. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shkaku? Dy të burgosur kishin të njëjtin emër dhe mbiemër, ndërsa datat e lindjes duket se nuk u kontrolluan. Personi që duhej të lirohej ishte një 17-vjeçar i dyshuar për vjedhje. Në vend të tij, u lirua një 30-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili duhej të dëshmonte në një proces për tentim vrasje. Sipas raportimeve, ai kishte ndihmuar një të afërm të shpëtonte pasi ky i fundit kishte qëlluar një person tjetër. Policia konfirmoi raportimin e bërë nga gazeta “Kronen Zeitung”. Shtetasi i Maqedonisë në arrati Kur gabimi u zbulua, ishte shumë vonë. Shtetasi i Maqedonisë që…
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (47) nga një fshat i Gostivarit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”. Sipas njoftimit, më 06.08.2025, në shtëpinë familjare në fshat, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij dhe i ka marrë para. Rasti po hetohet nga autoritetet për dokumentimin e plotë dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.TS
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.S. (20) nga Shtipi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Sipas policisë, më 29.06.2025 në Shtip, i denoncuari drejtonte një automjet pasagjerësh nën ndikimin e alkoolit, me 0.84 promilë të konstatuar në gjak. Pas urdhërit të dhënë nga punonjësit policorë për të ndaluar automjetin, ai tentoi të largohej dhe në këtë rast sulmoi fizikisht një nëpunës policor. Rasti është duke u hetuar, dhe ndaj të denoncuarit do të ndiqen masat ligjore përkatëse.TS
Më 24.09.2025, në orën 23:07, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu në bulevardin “11 Tetori” është djegur një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik. Nga flakët është përfshirë edhe automjeti “Citroen” me targa të Shkupit, si dhe një pjesë e një objekti tregtar. Zjarrfikësit e Brigadës kanë shuar zjarin, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur. Në vendngjarje është kryer këqyrja dhe policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS
Më 24/25.09.2025, në Shkup, në vende të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.K. (21), P.S. (19), T.J. (18) dhe një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.S. (35) nga Sveti Nikolla. Sipas policisë, tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ndiqen parashtresa përkatëse.TS
Më 24.09.2025, rreth orës 20:55, në SPB Shkup është denoncuar një aksident komunikacioni në kryqëzimin e bulevardit “Brigada Maqedonase-Kosovare” me rrugën “Adem Demaçi”. Sipas njoftimit, automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (30) nga fshati Moranë, u përplas me një mopedi “Aprilia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.B. (32) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për trajtim. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe po vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të shkaqeve të…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se janë sekuestruar 600 pako me qerpikë artificialë në Aeroportin e Shkupit. “Në total u gjetën 600 pako me qerpikë artificialë gjatë kontrollit të çantave të një shtetase italiane që kishte ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me fluturim nga Roma”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Numri 7 është numri i VLEN-it në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky nuk është thjesht një numër, është shenjë e fatit, e përmbushjes dhe e ndryshimit që nuk ndalet më. Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, edhe 7-a e VLEN-it do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit. Me slloganin tonë “NJË ZË”, ne i bashkojmë të gjitha zërat e qytetarëve në një forcë të vetme që do ta përmbysë korrupsionin, padrejtësinë dhe stagnimin. “NJË ZË” është zëri i shqiptarëve, i rinisë, i grave,…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe kryetar i Trupit koordinues kombëtar për zbatimin e konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi. Siç njoftoi Ministria, Limani theksoi rëndësinë e këtij Trupi, përpjekjet e të cilit synojnë avancimin e mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje. Ai iu referua veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga shteti, me qëllim përgatitjen më të mirë për parandalimin, për mbrojtjen dhe për pengimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës…

