Qeveria dhe të gjitha institucionet duhet t’i përmbahen vazhdimisht vendosmërisë për të respektuar pa kushte karakteristikat gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në, dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i plotësojë obligimet e Kornizës negociuese me BE-në, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese me përcaktim të qartë se kjo është pengesa e fundit, pa pranimin e kërkesave të reja ose çështjet e karakterit dypalësh dhe të identitetit. Këto janë dy pika kryesore të Rezolutës për definimin e pozitave të përbashkëta për vazhdimin e rrugës evropiane të…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, sot në profilin e tij zyrtar në Facebook publikoi një video ku paraqet planin e tij për komunikacionin që do të sjellë rend dhe qetësi në çdo rrugë. Zgjidhja për parkingje është përgatitur sipas vizionit të arkitektit me famë botërore Michel Rojkind dhe vendos një standard të ri për jetë urbane të rregullt e moderne. “Çairi ka nevojë për rend dhe jo për kaos. Parkingjet e organizuara do të thonë lëvizje të lirë, rrugë më të sigurta dhe më pak stres…
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një burrë është arrestuar pasi që ishte përleshur me gruan e tij. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku e gjitha ka rezultuar me dhunë. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. “Prishtinë 24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit…
Zëvëndëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu si dhe kandidatin për kryetar komune të Likovës Nexhmedin Sadiku, bashkëpunëtorë e aktivistë realizuan vizitë në Shtëpinë e shëndetit në Likovë. Atje janë pritur nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Evzi Isufi. Kjo vizitë, sipas Fetait ka për qëllim identifikimin dhe avancimin e prioriteteve që do të garantojnë ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Likovës. Një ndër to është ndryshimi i statutit të ISHP-së që mundëson shërbime specialistike, riorganizim i sistematizimit, me qëllim të punësimeve të reja dhe rritjes…
Kandidati i VLEN për komunën e Tetovës ka theksuar rëndësinë e sportit si pjesë e krenarisë, identitetit dhe vizionit për të ardhmen e qytetit. Ai, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamilin dhe ministrin e Ekonomisë Besar Durmishin, mbrëmë vizituan karateistin tetovar Driton Halimi, një emër i njohur në këtë sport. “Dritoni nuk është vetëm kampion me medalje për Tetovën, por edhe trajner i gjeneratave të reja dhe themelues i klubit të karatesë Onyx, ku po formëson talente dhe karaktere të forta për të ardhmen. Përmes sportit, ai jo vetëm që ngre lart emrin e…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, shprehu solidaritet të plotë me ne dhe mbështetje të plotë, dhe i lidhi të dyja me hapat tanë demokratikë, veçanërisht aftësinë për të menaxhuar marrëdhëniet ndëretnike, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pas takimit me Guterres, i cili u zhvillua mbrëmë në New York Jork, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Ai tha se qëndron pas nesh dhe se do ta përsërisë këtë kudo. Sigurisht, është mirë të dëgjosh një qëndrim të tillë dhe të marrësh mbështetje nga kreu i Kombeve të Bashkuara për shkak…
Kryeministri Hristjan Mickoski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zran Lutkov, sot do të inspektojnë aktivitetet ndërtimore në teatrin e vjetër të Strumicës “Aton Panov” në Komunën e Strumicës. Ministri Lutkov, i cili ndodhet për vizitë pune në Strumicë, do ta vizitojë edhe kishën “Shën Kirili dhe Metodij” dhe do të mbajë fjalim në hapjen e Shtëpisë Përkujtimore të rindërtuar të heroit kombëtar Blagoja Jankov-Muçeto.
Ministria e Shëndetësisë (MSH), në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, po realizon një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, i cili filloi dje (24.09.2025). Sipas të dhënave fillestare nga terreni, në ditën e parë janë kontrolluar gjithsej 111 persona në dy pika – 56 persona në Pikën 1 dhe 55 persona në Pikën 2. Gjendja shëndetësore e pacientëve është përgjithësisht e mirë, por tek 11 persona është konstatuar prania e irritimeve dhe shqetësimeve në fyt, për çka ata janë dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën e Pulmologjisë. Skriningu përfshin kontroll klinik, matje të pulsit, saturimit dhe vlerësim të kapacitetit…
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak para mesnatës në qendër të Shkupit, në afërsi të Tregut të Gjelbër. Zjarri ka përfshirë disa automjete të parkuara, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kapluar një pjesë të marketit që gjendej aty afër. Banorët e zonës janë shqetësuar nga tymi i dendur dhe shpërthimet që dëgjoheshin nga automjetet në flakë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë tri makina zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin. Po ashtu, në terren ka qenë e pranishme edhe policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit. …
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është goditur me thikë. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç dhe nuk njihej si një person problematik në Durrës. Trupi i viktimës u largua më pas nga apartamenti ku u gjet i pa jetë, pas kryerjes së procedurave në vendngjarje nga ana e grupit hetimor. Ai u dërgua në morgun e qytetit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Policia…
Policia ka dhënë disa detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e kaluar. Sipas policisë rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç. Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën. Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka…

