Me një manifestim kulturor e artistik, për të trembëdhjetën herë me radhë, në Tearcë të Tetovës shënohet dita e fasules. Mjeshtri i zierjes së fasules Dobre Nikollovski, thotë se e veçantia e fasules që zihet sot, është se ajo bëhet kajmak e shijshme. “Kjo groshë është kajmak. Shumë mirë i zier, me mish viçi, me qepë, hudhër, biber, karotë dhe krejt kjo zihet dy ore apo tre, që të bëhet kajmak grosha. Grosha na shton jetën, e tradita bashkëjetesën dhe i kënaqemi kësaj dite”, tha Dobre Nikollovski, Kuzhinier. Grosha nuk është e vetmja që do zihet sot në…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipce, në konferencën rajonale “Një Rajon. Një Vizion. Një e Ardhme” të organizuar nga Instituti i Progresit me mbështetjen e Olof Palme, kritikoi qeverinë për ndalimin e rrugës evropiane të vendit dhe refuzimin e rezolutës për një konsensus kombëtar për integrimin evropian. “Tre ditë më parë, ata refuzuan një nga dokumentet më patriotike që është parë ndonjëherë në skenën tonë politike, që është projekt-rezoluta për një konsensus kombëtar, vija të kuqe të përbashkëta dhe një afat kohor për fillimin e hapjes së kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Filipce.…
Më 26 shtator 2025, rreth orës 16:30, në autostradën Vendkalimin Kufitar Tabanoc – Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri privuan nga liria M.B. (25) nga Negotina. Paraprakisht, policia kishte vërejtur se nga automjeti „Mazda“ me targa nga Probishtipi, të cilin e drejtonte ai, kishin zbritur disa migrantë. Kur iu dha shenja për të ndaluar, i denoncuari u përpoq të ikë dhe përplasi një nëpunës policor me automjetin. Ai u kap shpejt dhe u privua nga liria. Personi mbetet në stacion policor, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen…
Më 26 shtator 2025, rreth orës 20:04, në SPB Kumanovë, u raportua se automjeti i një banoreje, B.P. (48), i parkuar në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, ishte dëmtuar nga një plumb i humbur nga armë zjarri. Plumbi është sekuestruar, ndërsa autoritetet policore po ndërmarrin masa për dokumentimin dhe zbardhjen e rastit.TS
Me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, mbrëmë u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor në nëndegën “Hamëz Jashari”, që mban emrin e një prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, kjo nëndegë bëhet shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, zhvillim dhe drejtësi. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se nga ky shtab nis kapitulli i fitores, një proces që do të kurorëzohet me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve më 19 tetor. “Çairasit e dinë mirë kush jemi dhe çfarë…
Policia e Krujës ka zbardhur pengmarrjen e një të mituri, ngjarje e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”. Një i mitur u mbajt peng nga katër persona, për motive të dobëta. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Në vijim të hetimeve të thelluara dhe me urdhër të Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan shtetasit: E. K., 33 vjeç, banues në Krujë dhe D. K., 22 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë, u shpallën në kërkim: E. K. (shtetas tjetër) dhe A. Z.. …
Re të zeza, tym i dendur dhe erë e padurueshme për më shumë se një muaj janë përditshmëri për struganët. Qytetarët për Alsat ankohen se deponia joligjore në afërsi të qytetit por edhe deponi të tjera të vogla vazhdimisht digjen dhe e ndotin ajrin. „Në Strugë tashmë nuk jetohet, nuk ka ujë, ajri është i ndotur. Struga dikur ishte qytet ku njerëzit vinin të pushojnë, të pastrojnë mushkëritë, ndërsa sot nuk e di çfarë po ndodh me qytetin, me kryetarët e komunave dhe me njerëzit“, tha një qytetar. „Po marrim frymë me zor, ajër i keq, nuk kemi…
Bilal Kasami Ali Ahmeti me familjen e tij po i shet pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Ali Ahmeti, premtonte themelimin e një banke shqiptare, por na e solli bankën serbe. Erdhi koha shqiptarët të mësojnë se çfarë njerëzish e udhëheqin BDI-në dhe çfarë njerëzish kanë udhëhequr shtetin këto 20 vite. Erdhi koha të mësojnë se pas vellos së patriotizmit të BDI-së fshihen vetëm para, krim dhe “Bota Serbe”. Ali Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit në Maqedoni. Ali Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e bankave serbe në Maqedoni. Të nderuar përfaqësues…
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në Straçincë të Shkupit, ku kanë gjetur bimë të kanabisit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar një 50-vjeçar nga i njëjti fshat. “Më 26.09.2025 rreth orës 19:00, në fshatin Straçincë, rajoni i Shkupit, punonjës policie nga Njësia e Policinsë Interventuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.I. (50) nga i njëjti fshat. Më parë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, punonjësit e Njësisë për Policinë Interventuese kanë vërejtur se nën çatinë e shtëpisë së personi në fjalë kishte të varura degë dhe karcyll në tufa…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ndaluar një 14-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti është kapur duke drejtuar një veturë “BMW”, e cila ishte raportuar si e vjedhur. “Më 26.09.2025, në ora 18:15, në rrugën rajonale Resnjë-Ohër, pranë fshatit Kosel të Ohrit, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria një 14-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte automjetin “BMW” me targa të Gostivarit, pronë e G.I.(66) nga fshati Forinë i Gostivarit, për të cilin ekziston dyshimi se e kishte marrë pa leje nga pronari. Pasi e kanë vërejtur automjetin, nëpunësit policorë e kanë ndaluar atë në…
Dueli vendimtar ndaj Serbisë po afron dhe forma e repartit defenisv të Shqipërisë është në gjendje “paniku”. Mungesa e Marash Kumbullës është e sigurtë, një lojtar shumë i rëndësishmë në prapavijë. Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti po shfaq oshilacione te Atalanta, jo në versionin e tij më të mirë. Takimi kundër PSG-së vuri në dukje “defektet” e 32-vjeçarit në “mbulim” dhe mbylljen e “rrezes” goditëse. Elseid Hysaj ka vetëm 5 minutë në fushë me Lazion këtë sezon. Ivan Balliu është një tjetër emër që mund të thirret nga Sylvinho. Ama, ndeshja mes Atletico Madrid – Vallecano demostroi nivel modest…
Nathan Gill pranoi tetë akuza për marrje të ryshfetit gjatë viteve 2018‑2019. Ai tha se ishte angazhuar të bënte deklarata të caktuara në këmbim të parave. Gill, ish‑anëtar i Parlamentit Evropian nga BREXIT Party, ka pranuar fajin për akuzat për ryshfet lidhur me deklarata në favor të Rusisë, sipas raportimeve të BBC‑së dhe mediave të tjera në Britaninë e Madhe. Ai shërbeu si eurodeputet nga viti 2014 deri më 2020, fillimisht duke përfaqësuar Uellsin për UKIP, dhe më pas nga 2019 për Brexit Party, raporton euronews. Në mandatin e parë ligjor, thuhet se bëri deklarata në…

