Milan mori fitoren e radhës në kampionat, me kuqezinjtë që thyen 2-1 kampionët e Italisë, Napolin. Pjesa e parë ishte fantastike për ekipin e Allegrit, i cili realizoi dy herë me Saelasmakers dhe Pulisic. Gjërat për Milanin u komplikuan në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Estupinan. Napoletanët u futën në lojë me golin e De Bruyne, por vetëm kaq, pasi vendasit mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Author: Hamdi Kumanova
Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë. Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhë ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Me të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit…
Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, është shprehur se tash e shumë vite ekziston bashkëpunimi i thellë në mes të shërbimit sekret rus dhe atij serb. Sipas Biserkos, këtë bashkëpunim e ka bërë më specifik Aleksandar Vulini derisa ishte ministër i Punëve të Brendshme në Serbi. “Prandaj, kjo çka ndodhi me arrestimet rreth Moldavisë qëndron edhe pse kemi deri tani vetëm informacione nga mediet, sepse pushteti në Beograd nuk deklarohet rreth kësaj. Nuk është rastësi që në këtë situatë, Rusia po tenton fort që të pamundësojë realizimin e Moldavisë pro-evropiane dhe…
Zelenskyy thekson mbështetjen e Trump ndërsa Lavrov i Rusisë përgatitet të flasë në OKB Teksa udhëheqësit botërorë përgatiten të dëgjojnë fjalimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka përdorur mediat sociale për t’u kujtuar atyre se “Amerika qëndron me Ukrainën”. Mesazhi i tij, në të cilin ai falënderoi Donald Trumpin për mbështetjen, u shoqërua me një foto të dyshes dhe grave të tyre, Olena Zelenska dhe Melania Trump, duke qëndruar krah për krah. Kjo vjen disa ditë pasi Trumpi, në një ndryshim të madh, tha se besonte se…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se nën udhëheqjen e qeverisë aktuale, po ndodh një debakël diplomatik i paparë “Izolim total diplomatik në takimin e OKB-së, presidentja takohet me diplomatin më të ulët nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia nuk ka përjetuar kurrë një debakël të tillë”, tha Filipçe. Filipçe e përshkroi këtë si një konfirmim simbolik, por shumë serioz se ku ndodhet vendi sot në skenën ndërkombëtare. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nga një vend që u njoh dhe u mbështet nga partnerët kryesorë strategjikë, sot është një vend që merr vëmendje vetëm në margjina, pa ndikim të vërtetë politik,…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të kandidatëve për kryetar të komunave të VMRO-DPMNE-së, që u mbajt në Shtip, tha se po fillon një fushatë e re zgjedhore dhe se ajo nuk duhet të jetë një teatër i premtimeve boshe, por mandati i kryetarëve të komunave është marrëveshje me qytetarët. Mickoski theksoi se pritjet janë gjithmonë të larta dhe se populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. “Por në thelb, ata presin diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe njerëzim. Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe, duhet të jetë një…
Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit. Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç. Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të…
VMRO DPMNE-ja ka reaguar rreth deklaratave të fundit të kreut të BDI-së. Partia në pushtet akuzon Ahmetin se sa herë afrohen zgjedhjet atij i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviçian. “Para çdo cikli zgjedhor, Ahmeti kërkon aktualitet duke i nënçmuar shqiptarët, të cilët për shkak të tajkunëve dhe sheikëve që ai i krijoi mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm, jetojnë rëndë dhe gjithnjë e më shumë po shpërngulen nga vendi. Ahmeti është, siç do të thoshin serbët që i ka idhuj, një “prishës i qetësisë” dhe duhet ta kuptojë se vëmendja nuk kërkohet, por fitohet”,…
Më 26.09.2025, rreth orës 21:00, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan kanë privuar nga liria T.A. (41) nga Koçani. Veprimi i policisë erdhi pas një denoncimi paraprak, sipas të cilit rreth orës 14:45, i dyshuari përdori forcë fizike për t’i marrë një telefon celular një personi dhe dëmtuar orën e tij, më pas duke e sulmuar fizikisht D.J. (41) nga Koçani. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal përkatës.
Sot (27.09.2025) në orën 08:15, në SPB Shkup, është denoncuar se në rrugën Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, një automjet “Audi A6” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D. (30) nga Shkupi, përplasi këmbësorin T.GJ. (83) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, T.GJ. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku më vonë ndroi jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa këqyrje në vendngjarje kryen prokurori dhe një ekip hetues nga SPB Shkup. Sipas udhëzimeve të prokurorit, shoferi G.D. është privuar nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të…
Më 27.09.2025, gjatë një aksioni kontrollues të zhvilluar nga SVR Tetovë në bashkëpunim me Departamentin për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim, si dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut Tetovë, është arrestuar Z.H. (47) nga Republika e Shqipërisë. Kontrolli u zhvillua në një objekt hotelerik pranë autostradës Tetovë-Shkup, ku u konstatuan shkelje lidhur me qëndrimin turistik në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Personi i arrestuar është mbajtur në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa kundër saj do të ndiqet kallëzim penal përkatës.TS
Më 26.09.2025, në zonën e fshatit Rlevci, rrethina e Velesit, punonjës policie nga Njësia Policore Çashkë privuan nga liria E.B. (46) nga Orizare e Epërme dhe S.S. (29) nga Klukovec. Gjatë kontrollit të automjetit “Mitsubishi” me targa austriake, me të cilin udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie-karabinë, 59 fishekë me kalibër të ndryshëm, dy leje për posedim dhe mbajtje armësh, tre thika gjuetie me mbajtëse, një sakicë, dy korniza të zbrazëta dhe sende të tjera. Nga verifikimet rezultoi se personat nuk posedonin leje ditore për gjueti. E.B. dhe S.S. u dërguan në stacionin policor dhe prokurori u njoftua.…

