Me 26.02.2019 rreth orës 18.30 në SPB Veles është lajmëruar se në një arë në fshatin Martolci, Veles ka vdekur dhe me djegie në trup është gjetur J.A.(80) nga i njëjti fshat, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë rreth orës 13.00 J.A. ka ndezur barin e thatë, por flakët e kanë kapur edhe atë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës Mjekësore në Veles, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes për varrim.
Author: Hamdi Kumanova
Me 26.02.2019 në ora 15.30 në Stacionin Policor në Kavadar, një vajzë 29 vjeçare nga Kavadari ka lajmëruar se me 24.02.2019 rreth orës 22.30 në dhomën e saj, familjari i saj I.A.(28) nga Kavadari e ka përdhunuar, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ata fillimisht kanë nisur që të puthen, ku pastaj ajo i ka thënë që të ndalet, por ai ka vazhduar me përdhunimin. I.A. është gjetur dhe me të është biseduar në stacionin policor. Me urdhrin e Prokurorit Publik, J.P. do të dërgohet deri te Instituti për Mjekësi Gjyqësore në Shkup për kontroll dhe ekspertizë. Po punohet në…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër N.R.(27) nga Kërçova dhe L.A.(27) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tetë veprave penale “ vjedhje e rëndë në tentim”, veprës penale “ vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “ vjedhje”, transmeton Almakos. Në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri me 13.02.2019 në rajonin e Kërçovës, në nëntë shtëpi, të paditurit duke e përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete dhe aparate të ndryshme me çka kanë shkaktuar dëm material prej rreth 100.000 denar.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Xh.Z.(24) nga fshati Radishani, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim të dhënave personale” dhe “ rrezikim të sigurisë”, transmeton Almakos. Me 20.11.2018 në rrjetin social në Facebook, i padituri ka krijuar një profil të rrejshëm me emrin e një vajze nga Tetova ku ka publikuar fotografi intime. Pastaj, i padituri përmes telefonit vajzës i ka dërguar porosi me kërcënime për jetën e saj dhe jetën e familjes së saj.
Sulejman Mehazi Më ngadalë i nderuar Talat Xhaferi, kujdes ndaj LSDM-së, mos e hidhëroni Mukin se po u hidhërua ai me Zaevin, BDI-në tuaj mund ta hudhin në opozitë e do mbeteni pa pushtet, pastaj vaj halli për ju e partinë tuaj, BDI-në, do ju deklasojnë, turpërojnë e do ju burgosin për shkak grabitjeve shtetërore. Jo vetëm kaq, por do ju dobësojnë aq shumë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, s’ka kush t’ju ndihmonte sikurse që ju ndihmoi LSDM-ja gjatë Zgjedhjeve Lokale në Tetovë, Çair e Strugë.Më ngadalë Talat-zotëriu mos bën ajgare me Zaevin, se duke dashur t’ia mbroni e…
Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Amdi Bajram, sot në seancën për pyetjet e deputetëve ka shprehur revoltën e tij, pasi në dy seancat e fundit për pyetjet e deputetëve nuk i është dhënë fjala. Ai tha se diskriminohet pse është rom dhe pyeti nëse duhet të jep dorëheqje nga posti i deputetit, “Kjo që e bëni nuk është e drejtë. Edhe unë jam deputet, populli më ka zgjedhur. Ose nuk jam i rëndësishëm vetëm pse jam rom? Ju respektoj gjithëve, bëhuni edhe ju humanitarë. Më lejoni të vij në radhë. Dy seanca nuk mund të bëjë pyetje për…
Numri i foshnjave të sapolindura në tremujorin e katërt prej vitit 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 5,0 për qind dhe arrin 5 597 foshnja të sapolindura, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje për 9,1 për qind shënon edhe numri i personave të vdekur dhe arrin 5 405, ndërsa prej tyre 48 janë foshnja të vdekura. Rritja natyrore arrin 192, që nënkupton se për po kaq persona është më i madh numri i fëmijëve të sapolindur nga numri i personave të vdekur. Në kuartalin e fundit vjet janë lidhur 3 261 martesa, që…
Me 26.02.2019 në ora 21.30 në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar se tek to me lëndime të rënda ka ardhur M.N.(23) nga fshati Murtino, Strumicë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ditën e njëjtë rreth orës 15.00 në eterin e fshatit Murtino, M.N. duke drejtuar traktorin është përplasur me një breg dhe është rrëzuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 26.02.2019 rreth orës 16.10 në Stacionin Policor në Gostivar është arrestuar dhe mbajtur personi që është paraqitur si D.M.(38) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Personi është arrestuar për shkak të asaj se me vete nuk ka pasur dokumente personale, ndërsa është hetuar nga zyrtarët policor në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë.
Shoferi i autobusit, i cili para dy javëve u përmbys në rrugën Shkup – Tetovë me ç’rast humbën jetën 14 persona, ndërsa 37 u lënduan, merr kërcënime për jetën e tij, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr masa për mbrojtjen e tij si pjesë e procedurës, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai pret që Prokuroria publike për një kohë shumë të shkurtër të tregojë shkakun konkret për aksidentin për çka janë mbledhur shumë materiale, ndërsa ekspertizat janë nga fundi. “Punojmë ende në lidhje me rastin sipas urdhrave që i marrim nga Prokuroria publike. Shumë materiale…
Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj gjatë vizitës në Maqedoni ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov. Në fjalën e tij, Cakaj tha se miratimin e ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja e Prespës është një arritje historike, për shtetin fqinj. “Miratimi i Ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja në Prespë është arritje historike. Vendi është i orientuar drejt qëllimeve të veta strategjike në paqe, siguri dhe prosperitet. Forcimi i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, interes i përbashkët. Mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është më e fortë…
Rreth 40 mijë automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara, sipas kompanive të sigurimit, në mënyrë aktive janë të përfshira në komunikacionin e rrugëve dhe paraqesin kërcënim për lëvizjen e sigurt në komunikacion, informojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr). Prej atje thonë se siguria në komunikacion në masë të madhe varet nga rregullshmëria e veturës, por se edhe krahas kësaj një grup i caktuar i shoferëve i shfrytëzojnë automjetet duke shmangur ose “harruar” kontrollet e detyrueshme teknike të automjeteve, servisin e rregullt dhe sigurimin e rregullt të detyrueshëm dhe regjistrimin e automjetit. “Raporti i tillë drejtë automjetit…

