Në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrolleve të policisë, më 26 shkurt është konstatuar se një 29-vjeçar nga Algjeria ka përdorur dokumente të identifikimit të një personi tjetër. Siç njoftojnë nga MPB, ai gjatë kontrolleve ka dhënë letërnjoftimin me ermin e një 22-vjeçarit nga Greqia, ndërsa gjatë kontrolleve të zyrtarët policorë është konstatuar se e njëjta nuk i takon atij. Algjeriani është arrestuar dhe është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë për procedurë të mëtejshme.
Author: Hamdi Kumanova
“Luna Park” në parkun e qytetit të Shkupit do të ndërtohet sipas projekti të ri. Parku i ri përveç përmbajtjeve për zbavitje do të ketë edhe restorante dhe hapësirë më të madhe nga ajo e deritanishmja, në mënyrë që të ngjasojë me parkun në Selanik. “Ajo çfarë punojmë në qytet është koncepti i parkut zbavitës tematik, i cili në rajon nuk ekziston dhe do të jetë në qytetin tonë, me çka Shkupin do ta vendos në hartën turistike në rajon. Park zbavitës tematik ka në Selanik, por askund në rajon. Këto parqe zbavitëse nënkuptojnë se jashtë hapësirave për zbavitje kanë…
Në Gjykatën Penale dje ka arritur njoftim nga Kuvendi se nuk ka kushte për marrjen e imuniteti të ish kryetarit të Kuvendit dhe deputetit aktual, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk. Gjykata është njoftuar se nuk ka vendim për kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit për deputetin Lupço Dimovski edhe pse kanë kaluar disa javë nga seanca e ndaluar. Velajnovski është i dyshuar për organizimin të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017-të, por i njëjti do të mbrohet në liri, pasi që momentalisht e mbron imuniteti i deputetit. Kuvendi përpara disa ditëve duhej që të votojë për marrjen e imunitetit, por kryetari…
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.S.(24) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Me 19.02.2019 rreth orës 20.10 në Kumanovë i padituri duke e përdorur forcën ka vjedhur D.T.(23) nga Kumanova ku i ka marr para.
Me 25.02.2019 rreth orës 12.20 në Stacionin Policor në Gostivar, një banore 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka lajmëruar se ish i dashuri i saj B.D.(22) nga Gostivari disa herë i ka kërkuar para duke e kërcënuar se nëse nuk i jep para dhe stoli prej ari në rrjett sociale do të publikonte fotografi intime, transmeton Almakos. B.D. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 25.02.2019 në ora 22.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te udhëtarët në autobusin “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik nga Struga, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 79 gram kokain dhe rreth 350 gram heroin, transmeton Almakos. Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, janë arrestuar udhëtarët F.G.(42) nga Republika e Shqipërisë, D.M.(21) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe D.P.(42) nga Republika e Serbisë. Ata janë dorëzuar në Stacionin Policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e…
Me 25.02.2019 në ora 14.05 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në spitalin në Kavadar me lëndime është sjell Gj.S.(56) nga Kavadari, i punësuar në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë”, transmeton Almakos. Pas ndihmës mjekësore ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas paraqitjes në polici, Gj.S. është lënduar derisa ka qenë duke i kryer detyrat e punës ditën e njëjtë rreth orës 11 në vendin e quajtur “Lubash i Madh”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 25.02.2019 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë është lajmëruar se në fshatin Shipkovicë, Tetovë, në shtëpinë në pronësi të A.O.(66) është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Ekipi i zjarrfikësve në Tetovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër Q.H.(48) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 23.12.2018 zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Kërçovë ku kanë gjetur dhe konfiskuar heroin, marihuanë dhe metadon.
Me 25.02.2019 rreth orës 13.40 në Stacionin Policor në Tetovë janë sjell shtetasit shqiptar L.Sh.(21) dhe B.H.(34), të cilët paraprakisht janë arrestuar në vendkalimin kufitar Jazhincë, pasi që e kanë shkelur të drejtën e tyre të qëndrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Almakos. Më vonë ato janë dorëzuar në Repartin për krim ndërkufitar, emigrim, të huaj dhe readmision, pas së cilës janë depërtuar në vendin e tyre amë.
Me 25.02.2019 rreth orës 18.30 në rrugën “120” në Tetovë është arrestuar I.D.(18) nga Tetova, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 25.02.2019 rreth orës 12.30 në rrugën “Predrag Jancevski” në Tetovë janë arrestuar dy persona të moshës 17 vjeçare nga fshati Tearcë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te to, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personat janë mbajtur në stacionin policor.

