Author: Hamdi Kumanova

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kavadar ka ngritur padi penale kundër B.I.(22) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ lëshim në përdorim dhe prodhim i paautorizuar i drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.12.2018 në Kavadar, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Me 01.03.2019 në ora 17.40 në Stacionin Policor për punë kufitare në Llabunishtë nga ana e një qytetari nga fshati Llabunishtë është lajmëruar se gjendet një person i vdekur në vendin e quajtur Krasta në eterin e fshatit Llabunisht, transmeton Almakos. Me urdhrin e Prokurorit Publik, është kryer kontroll dhe është konstatuar se bëhet fjalë për S.F.(28) nga fshati Klenje, Republika e Shqipërisë, i cili ka punuar si bari, dhe i cili, sipas informacioneve fillestare ka rënë nga një hapësirë gurore të lartë tridhjetë metra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja, ndërsa prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion.

Lexo më Shumë

Me 02.03.2019 rreth orës 02 në SPB Shkup është lajmëruar se në Spitalin Klinik “Sistina” nga ana e S.T.(24) nga fshati Shishovë janë çuar me lëndime A.A.(20) dhe G.A.(36), të gjithë nga fshati Shishovë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, tre personat kanë lëvizur me veturën e tipit “ BMV”, ndërsa para tyre ka lëvizur vetura e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga E.Sh. nga fshati Shishovë, me të cilin paraprakisht kanë pasur zënka. Sipas paraqitjes në polici, në hyrje të fshatit Shishovë vetura e tipit “Mercedes” është ndalur në rrugë, ndërsa pas tij është ndalur edhe G.A. i cili ka…

Lexo më Shumë

Kandidati i përbashkët mes dy partive në pushtet LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se është nder të jesh i mbështetur nga përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike dhe nga qytetarë që aspak s’janë anëtarë të partive politike. “Dua të falënderoj koalicionin politik, të udhëhequr nga LSDM dhe personalisht kryeministrin Zaev, që bënë lëvizje të pashembullt politike, pas pesë viteve të më japin mundësi përsëri të hyj në garën për kryetar shteti”, shkruan Pendarovski. Të nderuar qytetarë, shton Pendarovski, dje më keni dhënë një përgjegjësi të madhe politike, që në muajt dhe vitet…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për kryetar shteti”. “Maqedonas, shqiptarë, serb, romë, turq, boshnjakë, vlleh dhe gjithë të tjerët, mbështesin Stevo Pendarovski, kryetar dhe shok mbipartiak, evropian dhe qytetarët i gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju nevojitet kryetar i vërtetë, bashkëpunëtor dhe mik i qytetarëve edhe në të ardhmen dhe se kryetari duhet të ofrojë zgjidhje në interes të…

Lexo më Shumë

Hajdutët mbrëmë janë futur në objektin e magazinimit në varrezat e Frëngovës, ku pasi janë future forcërisht kanë marr moto-prersen e barit si dhe gjësende të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e varrezave. Në vendngjarje, ka shkuar edhe policia e Strugës e cila po procedon rastin.Ndërkohë, nga Këshilli I Xhamisë të Frëngovës konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se sot në mëngjes janë informuar se objekti I magazinimit në varrezat e Frëngovës ka qënë në shenjestër të hajdutëve.Ata pasi kanë konstatuar vjedhjen kanë informuar policinë e Strugës.(Strugalajm.com)

Lexo më Shumë

Trupi i shtetasit 30-të vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasdite është nxjerrë nga deti në Dubrovnik. Siç njofton HINA, në rrjedhë është kontrolli në vend dhe konfirmohen rrethanat për vdekjen e burrit. Policia e Dubrovnikut ka kumtuar se diçka para orës 13:00 nga Deti Adriatik në rajonin e Boninovës në Dubrovnik është nxjerrë trupi i burrit, i cili është identifikuar si shtetas 30-të vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm në Dubrovnik. Portalet lokale publikojnë se policia pak para orës 13:00 është thirrur nga qytetarët të cilët kanë parë se dikush po mbytet në det. Ka…

Lexo më Shumë

Lëvizja për mjedis të pastër “Duam të Çair të Pastër” organizon protesë më 9 Mars te parku i Çairit për të shprehur revoltën për ajrin e ndotur dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve por edhe të institucioneve kompetente,  njofton Portalb.mk. “Meqë mbi 400 persona sipas sondazhit janë për organizim proteste në parkun e Çairit, për vetëdijesim së pari të popullit, pastaj të institucioneve kompetente, për masa për uljen e ndotjes (kemi ankesa për ajër jashtëzakonisht të ndotur në Vizbeg, Shutkë, dhe në Çair në tërësi, i cili kufizohet me këto vendbanime) dhe të vendoset urgjentisht një stacion për matjen e…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.Gj.(33) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e katër veprave penale “ vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentim”, transmeton Almakos. Në periudhën nga 29.01.2019 deri me 30.01.2019 në rajonin e Kërçovës, në dy shtëpi, dy xhami dhe dy ambulanca, i padituri duke e përdorur forcën fizike është futur brenda dhe ka vjedhur para.

Lexo më Shumë