Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar, droga narkotike, psikotrope dhe substanca prokursore” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk. “I dyshuari, në katin e lartë të shtëpisë së tij në Kozle, në mënyrë të paautorizuar ka prodhura, përpunuar dhe për shkak të shitjes ka mbajtur droga narkotike – marihuanë. Pastaj, ai ka bërë laboratori të improvizuar me 52 bimë të tipit Cannabis, tharrës të improvizuar me kuti prej kartonit ku i ka tharë bimët, ndërkaq më pas…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidatët për president shtetit me qëndrime të ndryshme sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe. Kandidati Blerim Reka, vlerëson se nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe, por ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë. Sipas tij ligji për shqipen, subjekteve të caktuar politike u ka shërbyer si municion gjatë fushatës elektorale, në cikle të ndryshme zgjedhore. “Nuk ekziston Ligj për gjuhën shqipe, ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin 20 për qind e popullsisë. U bën tri eksperimentime për nevoja elektorale të partisë që i propozonte. Ligji i…
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Speciale, formën e vazhdimit të mandatit të këtij institucioni, por edhe përdorimin ose jo të bisedave të përgjuara telefonike të ish zyrtarëve si prova në proceset gjyqësore ndaj tyre. Kjo ka thelluar polemikat lidhur me sundimin e së drejtës dhe gjendjen e gjyqësorit në përgjithësi. Fushata e partive për zgjedhjet presidenciale është përqendruar edhe në këtë sferë, që konsiderohet si shumë e rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase, propozim-ligjin për Prokurorinë Speciale, e konsideron si mjet të partive në…
Në magjistralen Gostivar-Kërçovë një veturë e tipit “Golf” me targa të Tetovës, ka devijuar nga rruga duke përfunduar në humnerë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur përfaqësues të policisë për të hetuar shkaqet e kësaj fatkeqësia. Infotmatat nga terreni flasin se nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet janë vetëm të natyrës materiale. Detajet tjera rreth këtij rasti pritet t’i sigurojnë organet kompetente.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill do të vëzhgohen nga gjithsej 3513 vëzhgues, prej të cilëve 419 do të jenë ndërkombëtar, ndërsa 3094 vendor. Nga vëzhguesit vendor më shumë do të ketë OJQ “Most”, e cila procesin zgjedhor do ta ndjek me gjithsej 1940 vëzhgues, ndërsa më shumë vëzhgues ndërkombëtar do të ketë Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (195). Vëzhgues për votimin më 21 prill ka angazhuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, e cila zgjedhjet do të monitorojë me 42 vëzhgues.…
Nga Ministria për punë të Brendshme informojnë se do të ftohet në bisedë personi i cili në një tubim në Gostivarë kërcënoi se do të shkon te Komisioni Shtetëror Zgjedhorë me pistoletë sepse e kanë fshirë nga lista zgjedhore. “Biseda do të zhvillohet me qëllim që të pastrohet rasti. Tani nuk mund të themi se në atë çfarë ka ndodhur ka elemente për vepër penale”, thonë nga MPB. Ndaj kërcënimit të personi në fjalë, sot janë shprehur edhe nga KSHZ. Kryetari i këti institucioni Oliver Derkovski theksoi se është brengosëse ajo që Pendarovski mbështetë votuesin i cili këcënohet se do…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim që të largojë ngjitëset për regjistrimin e makinave. Sportelet e MPB-së në stacionet për inspektim teknik të makinave, nga fillimi i muajit nuk do të japin ngjitëse, të cilët shoferët kanë qenë të detyruar t’i vendosin në këndin e djathtë të xhamit të përparmë të makinës. Nga MPB thonë se ngjitëset do të largohen, pasi me ta dyfishohet detyrimi për të treguar regjistrimin e makinës, e cila konfirmohet edhe me vulë në lejen e makinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për largimin e ngjitëseve, akoma nuk janë miratuar ndryshimet në Ligjin e ri…
Pas shpërthimit të një epidemie të fruthit në të gjithë vendin, Ministri i Shëndetësisë tha sot se fëmijët e pavaksinuar, përveç në çerdhe, nuk do të pranohen as në shkollë. Edhe pse sipas Ligjit për Arsimin fillor është e detyrueshme që fëmijët të ndjekin shkollën, Filipçe potencon se nuk do të ketë ndryshime ligjore dhe thëret në përvojëne Gjykatës Kushtetuese për vaksinimin e detyrueshëm kundër sëmundjeve infektive. Për momentin, ministria nuk ka masa të reja për të zhdukur epideminë, por ministri këmbëngul që ata të monitorojnë situatën. Deri të premten, të gjitha qendrat shëndetësore publike do të pajisen me vaksina…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot realizoi takim bilateral me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq. Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa u shpreh gatishmëria për ta intensifikuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e projekteve dhe artistëve ndërmjet institucioneve. Në takim, të dy ministrat e nënshkruan edhe Programin për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për periudhën 2019-2022, nëpërmjet të cilit u përkufizua korniza juridike për realizimin e përmbajtjeve kulturore në periudhën që vjen.Ky…
Gjykata e Apelit ka filluar me shqyrtimin e lëndës së Almir Aliut për delegimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit. Burime të Alsat nga gjykata e shkallës së dytë bëjnë të ditur se lëndë do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë për referim. Pas mendimit të organit të akuzës, Apeli do të vendosë mbi kërkesën e palës së dëmtuar, nëse gjykimi vazhdon në Kumanovë apo fillon nga e para në gjykatën e shkallës së parë në Shkup. Kërkesa e avokatit të familjes Aliu për largimin e lëndës nga Kumanova vjen pas mohimit që Gjykata…
Prezantimi i projektit të financuar nga Bashkimi Evropian mes Laboratorit për forenzikë dhe toksikologji nga Athina dhe Institutit për mjekësi gjyqësore, kriminalistikë dhe deontologji nga Shkupi do të mbahet sot në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë. Bëhet fjalë për projekt përmes të cilit do të bëhet standardizimi dhe harmonizimi sipas standardit ISO17025 të laboratoreve të Institutit për mjekësi gjyqësore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore. Lider projekti i vendit anëtar të BE-së, në këtë rast Greqisë, është profesori Hara Spilipolu, drejtori i Laboratorit për forenzikë dhe toksikologji pranë Universitetit të Athinës, përderisa lider projekti i vendit shfrytëzues është drejtori i Institutit për…
Gordana Siljanovska, kandidatja e Hristian Mickovskit pranoi se nuk e njeh shtetin, se nuk e njeh popullin e saj prej të cilit sot kërkon mbështetje. Por edhe më seriozisht është kjo që Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk i respekton mediat dhe gazetarët dhe ikë nga përballja me opinionin. Me sjelljen e këtillë, Siljanovska e ndjek shembullin e kriminalit të dënuar Nikolla Gruevski i cili me vite ikte nga debatet dhe përballjet me opinionin dhe mediat. Siljanovska çdo ditë konfirmon se nuk është e denjë për funksionin për të cilin kandidon. Fushata tashmë po përfundon, ndërsa qytetarët nga Siljanovska nuk…

