Author: Hamdi Kumanova

Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhjet presidenciale dhe qytetarët e dhanë një sinjal të qartë – jo turbulenca politike, vazhdim i kursit properëndimor. Zgjedhja e Stevo Pendarovskit si presidenti i pestë i republikës së vogël ballkanike është mbështetje edhe për socialdemokratët që qeverisin në Shkup. Ata ishin pro kandidatit politolog që kishte koordinuar përpjekjet për anëtarësimin e vendit në NATO. Balotazhi ishte një garë mes forcave proeuropiane dhe nacionalistëve. Sepse shoqëria është ende e përçarë për shkak të ndryshimit të emrit pas ujdisë me Greqinë. Pas vitesh grindjeje, në shkurt vendi ndryshoi zyrtarisht emrin në Maqedoni e Veriut. Një…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij të ri në Maqedoninë Veriore, presidentit të zgjedhur Stevo Pendarovski. Presidenti Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë lidhje të përzemërta dhe themele të forta, që mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat. Po ashtu, presidenti Thaçi i ka përgëzuar edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dëshmuan konstruktive, duke bërë thirrje…

Lexo më Shumë

Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje, raporton Alsat. “Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar shteti, në të cilat të drejtën e votës e realizuan 46.70 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose gjithsej 844.260 qytetarë. Më shumë vota dje mori kandidati Stevo Pendarovski (436.212 ose 51.66 përqind), i cili edhe do të jetë presidenti i ri i vendit, ndërsa kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska-Davkovka fitoi 377.713 vota ose 44.73 përqind. Kurse gjithsej 30.437 ose 3.61 përqind fletëvotime ishin të pavlefshme, që është numër i lartë në krahasim me jehonën e qytetarëve. Fletëvotime të pavlefshme kishte…

Lexo më Shumë

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, përmes profilit të saj zyrtar në Tuiter, mbrëmë vonë e komentoi  rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Pendarovskit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës, zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste”, shkroi Anagnostopullu në Tuiter.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në dy raunde në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku fitues u shpall Stevo Pendarovski nuk munguan as urimet e ndërkombëtarëve ndaj kandidatit të cilin e përzgjodhën banorët. Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johanes Hahn Hani ia uroi fitoren Pendarovskit Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapo zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit. “Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president i Maqedonisë së Veriut. Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova është gjithmonë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut. “Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë…

Lexo më Shumë

Kreu i Kishës katolike të Romës, papa Fraçesku nesër në kuadër të vizitës së tij të parë në vend, do të mbajë liturgji të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Liturgjinë mund ta përcjellin vetëm qytetarët që kanë bileta, ndërsa hyrjet në hapësirën e liturgjisë drejt sheshit do të jenë të hapura nga ora 6 deri në ora 9. Liturgjia prite të përfundojë deri në ora 13. Në zonë do të hyhet përmes nëntë hyrjeve, në të cilat MPB-ja do të kryejë kontroll të sigurisë të gjithë qytetarëve, si dhe kontroll të letërnjoftimeve apo pasaportave, në të cilat do të…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin. Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta sapo i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Stevo Pendarovski  zhvilloi një fushatë me konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku 63 vjeçari Alfond Ndoka mësohet të jetë plagosur pas një sherri me thikë, në një lokal. Sipas policisë, i moshuari është konfliktuar me shtetasin Vatej Lisaj, 43 vjeç i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës. “Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë  Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L,…

Lexo më Shumë

Në këtë ditë të parë të Ramazanit dua që të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë, nga thellësia e zemrës, t’jua uroj fillimin e agjërimit dhe të lutem që ky muaj të jetë i mbarë dhe i dobishëm për të gjithë besimtarët myslimanë. Agjërimi, përtej një kufizimi fizik, aq më shumë është një përkushtim shpirtëror, që synon ngritje sublime shpirtërore. Nisur nga kjo, uroj që agjërimi të jetë edhe një mënyrë e përafrimit, dashurisë dhe respektit ndërmjet të gjithë besimtarëve dhe, në përgjithësi, qytetarëve të vendit tonë. Paçi paqe në familjet tuaja dhe agjërim të mbarë e të devotshëm! …

Lexo më Shumë

Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale. Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo…

Lexo më Shumë