Author: Hamdi Kumanova

Në selinë e VMRO-DPMNE-së, në të cilën edhe përpunohen të dhënat rreth zgjedhjeve presidenciale, për dallim nga rrethi i parë, sot është më qetë dhe është gjysmë e zbrazët. Në qendrën për konferenca të selisë së kësaj partie janë dhjetëra gazetarë, të cilët raportojnë për rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti, ndërsa nuk vërehen prani e madhe e anëtarëve të partisë opozitare. Në raundin e parë pas rezultateve të para në selinë e VMRO-DPMNE-së kishte muzikë patriotike, ndërsa anëtarët e Unionit të Rinisë të kësaj partie janë fotografuar para selisë dhe këndonin këngë. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral i partisë, Arben Taravari sot nuk votuan për president të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse ASH bëri thirje për të votuar, ata zgjodhën bojkotin duke dëshiruar që Maqedonia mos të zgjedh president të shtetit ku vendi të mos merr as ftesë për në BE. Ndryshe qytetarët sot treguan pjemuri politike duke kaluar censuin ku sonte Maqedonia e Veriut do të zgjedh presidentin e saj./TS

Lexo më Shumë

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur jehon të konsiderueshme në masë, transmeton Almakos. Nga rezultatet fillestare në KSHZ, në Zhelinë, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska fiton 38 vota ose 1.73 %, ndërsa kandidati i LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka fituar 2.122 vota ose 96.45 %. Ndërsa vota të pavlefshme janë 40 ose 1.82 % e votave të numëruara. Rezultatet në orët në vijim pritet që të ndryshojnë.

Lexo më Shumë

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur jehon të konsiderueshme në masë, transmeton Almakos. Nga rezultatet fillestare në KSHZ, në Gostivar, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska fiton 2.689 vota ose 24.73 %, ndërsa kandidati i LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka fituar 7.858 vota ose 72.26 %. Ndërsa vota të pavlefshme janë 327 ose 3.01 % e votave të numëruara. Rezultatet në orët në vijim pritet që të ndryshojnë.

Lexo më Shumë

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbaroi. Gara midis dy kandidatëve për president si duket po tregon për epërsinë e Stevo Pendarovskit, shkruan Almakos. Nga rezultatet e para në KSHZ, Stevo Pendarovski ka fituar 58.66 % të votave ose 86.807, ndërsa Gordana Siljanovska ka fituar 38.03 % të votave ose 56.273. 4.907 vota ose 3.32 % deri më tani janë të pavlefshme.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski ka akuzuar pushtetin se ka keqpërdor policinë gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor. “Në Çishinov Obleshev pa asnjë shkas janë arrestuar dy vëzhgues të VMRO-DPMNE-së dhe atë një kryetar Komitetit komunal dhe një ish-kandidat për deputet të kësaj partie. Ky është një presion klasik politik dhe frikësim e cila do të paraqitet edhe deri tek faktori ndërkombëtar”, deklaroi Stoilkovski. Ai tha se në shumë vendvotime në vend arrijnë informacione për blerje të votës dhe transportim të votuesve. Stoilkovski i bëri thirrje MPB-së që të ndërmerr veprime të caktuara.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski theksoi se zgjedhjet presidenciale kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët shprehën vullnetin dhe votën e tyre të lirë. “Tendencat e para janë se Stevo Pendarovski është në epërsi dhe se këto bazohen në të dhënat që i sigurojmë nga qendrat e votimeve”, theksoi Kiracovski, duke shtuar se presin fitoren e tyre.

Lexo më Shumë

Pas pesë javëve fushatë në rrethin e parë dhe të dytë, pas më shumë 13.000 kilometrave të kaluara mund të konkludoj se qytetarët duhet qartë të flasin me stilolapsin në dorë, prapa kutisë së votimit nëse janë për këtë përditshmëri, e cila sot për fat të keq është pushtet i kryesuar nga Zoran Zaevi, apo, për gjithë atë që ne në pesë javët e kaluara, por edhe në periudhën e kaluar, gjithashtu  e flasim, e ajo është drejtësia që duhet ta fitojë padrejtësinë e plotë që sot po ndodh në Republikën e Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi kryetari i VMRO-DPME,…

Lexo më Shumë

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë për kryetarin e ri të shtetit. KSHZ-ja në konferencë për shtyp informoi se deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 44.05 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni, transmeton “Zëri.info”. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë në objektet në të cilat është votuar. Pritet që KSHZ-ja rezultatet e para përfundimtare t’i publikojë para orës 24.

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë Veriore deri në ora 18.30 kanë votuar 802.801 persona, transmeton Almakos. Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë Veriore është 1.808.131 ndërsa deri në ora 18.30 kanë votuar 44.55 %. Në thirrjet publike të partive politike maqedonase dhe shqiptare deri më tani vetëm Aleanca për Shqiptarët ishte e pavendosura për rrethin e dytë zgjedhor.

Lexo më Shumë

Ndërsa ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonier vizitoi zonën e Kumanovës. Ai vëzhgoi procesin e votimit në disa vendvotime, proces për të cilin tha se ka vërejtur se ka rrjedhur në ambient paqësorë dhe të qetë. Ai shpreson se presidenti i ardhshëm do të mbrojë interesat e shtetit dhe do të përfaqësojë të gjitha bashkësitë në vend.

Lexo më Shumë

Vëzhguesit nga dy parti të ndryshme janë përleshur fizikisht në një vendvotim në komunën e Çishinov Obleshev, me çka është dashur të intervenojë policia, njoftojnë nga MOST. Sipas informacioneve nga MOST përleshja ka ndodhur kur njëri vëzhgues ka akuzuar se u ka treguar votuesve se ku të votojnë, gjegjësisht se në cilën hapësirë të votojnë. “Në përleshje janë kyçur edhe përfaqësuesit e tjerë të kandidatëve të cilët kanë qenë në vendvotim me çka ka intervenuar policia, dhe i ka larguar të dy vëzhguesit nga vendvotimi. Në vendvotimin votimi po kryhet pa probleme”, thonë nga MOST. Nga parregullsitë e vërejtura nga…

Lexo më Shumë