Gjykata Penale në Shkup konfirmoi se deri te gjykata më e lartë i ka parashtruar aktet e lëndës “Tank”, në të cilin me dy vjet burg u dënuar ish-kryeministri tani refugjat, Nikolla Gruevski për blerjen e “mercedesit”. Kjo do të thotë se Gjykata Supreme tani do të jetë në gjendje ta shqyrtojë ankesën e avokatëve të Gruevskit, për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit me të cilin ishte dënuar Gruevski, transmeton Portalb.mk. “Duke pasur parasysh se më në fund janë krijuar kushte për të vepruar për këtë lëndë dhe në bazë të mjetit të jashtëzakonshëm juridik, të parashtruar paraprakisht, nga mbrojtësit e të pandehurit…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNBE-së dhe njëherit kryetar i shtabit zgjedhor të Gordana Siljanovskës sot paralajmëroi ankesa në KSHZ. Janushev akuzoi pushtetin për keqpërdorime të pozitës, posaçërisht ministrinë e Brendshme. “Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pushteti e injoron kërkesën tonë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Janushev.
Seanca kuvendore në të cilët do të inaugurohet presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë s Veriut, Stevo Pendarovski do të mbahet më 10 maj, konfirmojnë nga Kuvendi. Pendarovski do të mbajë deklaratën solemne me të cilën edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin dhe do të bëhet presidenti i pestë i shtetit, transmeton Portalb.mk. Pendarovski, i cili është përkrahur nga LSDM-ja dhe koalicioni, në rrethin e dytë të djeshëm nga zgjedhjet presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66% të votave të qytetarëve që dolën nga votimi. Kandidatja tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova i cila është përkrahur nga partia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni fitoi 377.713 vota ose 44.73 për qind. Fluksi…
Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë, dje rreth orës 19 e 45 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm kanë privuar nga liria 37 vjeçarin G.K. nga fshati Zdunjë e Gostivarit, dhe 18-vjeçaren E.A. nga Gostivari, të cilët kanë qëndruar në veturën e parkuar ,,Reno Megan,, me targa të Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek E.A. është gjetur marihuanë dhe rizëll. Meren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Gjykata Themelore Shkupi 1 kumtoi sot se aktvendimi i Gjykatës së Apelit – Shkup me KOKZH 46/18 nga Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale dhe të lidhura të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve të emëruar si “Tank” me të cilën ankesa e G.J. të cilës iu gjykua në procedurën e ndarë pjesërisht sugjerohet në mënyrën që ndryshon gjykimi i shkallës së parë në pjesën e dënimit së bashku me shënimet nga lënda e dorëzuar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup. “Duke e pasur parasysh se me dërgesën më në fund janë krijuar kushte për…
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, si edhe faktorin shqiptar në këtë proces. Në një shënim në facebook Bushati shprehet se mbështetja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike. “Mbështetja e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike. Që prej platformës të bashkëpunimit të partive…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dërgoi urime deri te Stevo Pendarovski me rastin e zgjedhjes për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut me pritje se do të vendosin bashkëpunim të mirë në të gjitha sferat me interes të përbashkët, njoftoi TANJUG-u. “Ua uroj zgjedhjen për president të Maqedonisë së Veriut, me dëshira për sukses në detyrë. Shpresoj se në të ardhmen do të vendosim bashkëpunim të mirë”, thuhet në urimin e Vuçiqit. Presidenti serb thekson edhe se “pret posaçërisht të nxitet bashkëpunimi në sferën e ekonomisë, si edhe në të gjitha sferat e tjera me interes të përbashkët,…
Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë Veriore, doc.dr.Venko Filipçe të gjithë besimtarëve mysliman ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit. Paqja, dashuria, toleranca dhe respekti mbretëroftë në familjet tuaja. Mesazhi i unitetit, solidaritetit dhe barazisë që jep muaji i shenjtë i Ramazanit qoftë pjesë e përditshmërisë tuaj. Lutem që ky muaj të jetë i mbarë dhe i dobishëm për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky muaj le të jetë mënyrë e përafrimit të besimtarëve dhe në përgjithësi të qytetarëve të vendit tonë. Paçi paqe në familjet tuaja dhe agjërim të mbarë e të devotshëm!
Ministri i Kulturës Asaf Ademi dha dorëheqje nga posti i ministrit të kulturës. Siç bëri të ditur në preskonferencë sot vet ministri dorëheqja vjen për shkaqe shëndetësore. I pyetur se dorëheqja a vjen si pasojë e paralajmërimit të fshesës së Zaevit, Ademi tha se nuk ka të bëjë me fshesën e kryeministrit Zoran Zaev. Ai tha se me këtë nuk ka lidhje dhe se e ka përkrahur paralajmërimin e Zaevit. Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e tha të njejtën gjë se Ministri i Kulturës, Asaf Ademi jep dorëheqje për shkaq shëndetësore.
Më 4 maj 2019, në hapësirat e Universitetit të Tetovës, u organizuan konferencat doktorale, gjatë së cilave, studentët e programeve studimore të ciklit të tretë – studime të doktoraturës, prezantuan të arriturat e tyre shkencore dhe avancimin intelektual në lëmenjtë e përzgjedhur shkencorë. Në prezantime të hapura dhe publike, para komisioneve të caktuara dhe para kolegëve të profesionit dhe jo vetëm, doktorantët e këtyre programeve studimore: Kineziologji, Biomedicinë, Gjermanistikë, Historia e popullit shqiptar, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës, Historia e shtetit, Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkencat ekonomike, Filologji orientale, Sociologji dhe Pedagogji,…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kandidatja e tyre për kryetare shteti Gordana Siljanovska-Davkovka ka fituar në numrin më të madh të komunave. Sipas tyre, anëtarësia e VMRO-DPMNE-së ka qenë nën përndjekje politike dhe se pushteti është shërbye me të gjitha metodat. VMRO-DPMNE thotë se Gordana Siljanovska Davkova ka fituar në: Zelenikovë, Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Sopishte, Petrovec, Ilinden, në Butel është barazim, ka fituar edhe në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Sveti Nikole, Shtip, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevcan, Vinicë Gradsko, Debërcë, Demir Kapi, Zërnovc, Karbincë, Kratovë, Krivogashtan, Lozovë, Makedonska Kamenicl, Makedonski…
Presidenti Gjorgje Ivanov më 12 maj duhet të lë detyrën për shkak të përfundimit të mandatit pesëvjeçar. Sipas portalit Plusinfo, ai ka të drejtën e pensionit që është një rrogë e presidentit mbi 1.250 euro. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, a do ti kthehet punës si profesor në Universitetin e Shkupit, apo do të jetoj në pension, por duke i takuar e drejta e një zyreje, dhe tre bashkëpunëtor të kabinetit të tij, përcjellë INA. Ai po ashtu si president ka të drejtën e truprojes personale dhe shfrytëzimin e një makine zyrtare dhe të…

