Pavarësisht urdhrave verbal për t’u ndalur, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë drejt fushave përreth. Pas një ndjekjeje rreth dy kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike, transmeton Klankosova.tv. Personi i dyshuar, A.I., 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor. Nga verifikimi i dokumentacionit, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3)…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme të 51-të do të mbajë Debat publik rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal. Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Ljupço Prenxhov, Toni Jarevski, Brane Petrushevski, Dragana Bojkovska, Dafina Stojanoska, Igor Zdravkovski, Lidija Petkoska dhe Martin Stojanovski. Siç ceket në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi është miratimi i këtij ligji është harmonizimi i Kodit penal, mënjanimi i dobësive në dispozitat e caktuara dhe veprimi në pajtim me Vendimin e Gjykatës…
Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Tetovës që si pasojë është bllokuar rruga kryesore përball qendrës tregtare, shkruan TV21. Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur. Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa. Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve. Ceballos, 29 vjeç, mund të jetë duke e penduar vendimin për të refuzuar…
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Meksikës, duke e quajtur të papranueshëm “progresin gradual” në menaxhimin e sigurisë kufitare. Në një deklaratë, Uashingtoni bëri thirrje shprehimisht për rezultate “konkrete dhe të verifikueshme” në çmontimin e rrjeteve të narkoterrorizmit dhe në uljen efektive të trafikimit të fentanilit. Kjo deklaratë shoqëron një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm meksikan Juan Ramón de la Fuente, pas kontakteve të fundit midis Presidentëve Trump dhe Sheinbaum. Ndërsa deklarata e përbashkët zyrtare ruajti një ton diplomatik të bazuar në…
Çdo vizitor i moshës madhore i Muzeut të Louvreit nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë, prej së mërkurës do të duhet të paguajë një biletë hyrjeje me çmim 32 euro, që kap një rritje prej 45 për qind, ndërsa hyrja në Pallatin e Versajës do të kushtojë tri euro më shumë, njoftoi “France 24”. Edhe amerikanët, shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kinës, të cilët janë ndër vizitorët e huaj më të shumtë të muzeut, do të preken nga rritja e çmimeve, ashtu si edhe turistët nga vendet më të varfra. Sindikatat e punonjësve e…
Kryetari i Komunës së Mogillës, Draganço Sabotkovski, informoi se këtë vit Buxheti i Komunës parashikon ndihmë financiare për të porsalindurit dhe të sapolindurit në vlerë prej 10.000 deri në 30.000 denarë. Komuna do të ndajë 10.000 denarë për çdo fëmijë të parëlindur, 15.000 denarë për të dytin dhe 30.000 denarë për fëmijën e tretë. Gjithashtu, për çdo çift të sapomartuar, bashkëshortët do të marrin një kompensim prej 20.000 denarësh. “Kjo nuk është vetëm ndihmë financiare, ky është një mesazh i qartë dhe i fortë se familja, fëmijët dhe të rinjtë janë prioriteti ynë. Të gjitha masat e futura kanë për…
Një sasi e konsiderueshme prej mbi 160 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Guardia di Finanza italiane gjatë një operacioni në një zonë industriale të provincës së Bergamos, ndërsa dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Droga ishte fshehur në shtatë çanta të mëdha dhe po transportohej me një automjet të tonazhit të rëndë (TIR), gati për t’u hedhur në tregun lokal, me një vlerë të përllogaritur rreth 20 milionë euro, raportojnë mediat italiane, përcjell A2. Sipas autoriteteve, pas shërbimeve të posaçme të vëzhgimit dhe analizës së riskut në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, efektivët vunë re lëvizje…
Një ndërprerje e energjisë elektrike në rrjetin hekurudhor të Tokios këtë mëngjes ndërpreu udhëtimin e gati 673,000 pasagjerëve, pasi dy linja kryesore, Yamanote dhe Keihin-Tohoku, që shërbejnë disa nga stacionet më të ngarkuara në botë, u pezulluan. JR East, kompania më e madhe hekurudhore e Japonisë, tha se pamundësia për të rivendosur energjinë elektrike gjatë mirëmbajtjes gjatë natës në stacionin Tamachi të Tokios kishte rezultuar në mungesë të energjisë elektrike sot për të dyja linjat. Një zëdhënës i kompanisë tha se u pa tym që vinte nga një transformator pranë stacionit. Pasagjerët zbritën nga një tren Keihin-Tohoku që ishte…
OpenAI ka lansuar ChatGPT Translate , një mjet të pavarur përkthimi në internet që mbështet mbi 50 gjuhë dhe pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Google Translate . Të dy shërbimet duken vizualisht të ngjashme: të dyja kanë dy kuti teksti – një për të shtypur ose ngjitur tekstin dhe një tjetër që shfaq rezultatet e përkthyera. Megjithatë, ka disa dallime të dukshme. Google Translate u lejon përdoruesve të ngarkojnë imazhe e dokumente të ndryshme për përkthim. Faqja kryesore e ChatGPT Translate vëren se mund të përkthejë nga teksti, imazhet dhe zëri, por mbështetja për imazhet nuk është ende e…
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur edhe për postin e presidentit. Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës. “Dhe duhet ta mbështes idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, tha ai në RTV21. Haliti u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi. Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte. “Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, tha ai, duke shtuar…
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste vdekjeje që janë raportuar të enjten në Prizren. Në rastin e parë, një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shala”. Sipas Policisë, viktima mashkull, shtetas i Kosovës, është konstatuar pa shenja jete në vendin e ngjarjes. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Në rastin e dytë, një burrë tjetër është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është…

