“Tre dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet me vullnet, kompromis dhe vendosmëri të durueshme. Dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski nga ana e udhëheqjes së SPB Ohër dhe DPB Strugë u informua për gjendjen e sigurisë në këtë rajon, ndërkaq, Toshkovski tha se po punojnë që të realizohet sistemi “Onse Stop Shop” me një pikë kufitare, edhe me Shqipërinë. “Sa i përket pikës kufitare të Qafë Thanës, gjatë këtij sezoni veror është regjistruar një rritje e numrit të udhëtarëve…
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Duke filluar nga 3 shtatori 2025, për një periudhë prej 2 javësh, në rrugën Gostivar-Tetovë dhe anasjelltas nga pika e pagesës në Tetovë deri në pikën e pagesës në Gostivar, do të kryhen punime kërkimore ndërtimore, për shkak të të cilave trafiku do të kryhet sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut. LAMM poashtu njofton se ka filluar një fazë të re të aktiviteteve ndërtimore që nga 1 shtatori…
Më 11 shtator 2025, në orën 12:45, SPB Shkup ka marrë denoncim nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu Idrizovë se, rreth orës 10:00, në bllokun e mbyllur të institucionit, i dënuari E.D. (30) nga Shkupi ishte sulmuar fizikisht nga i dënuari N.N. Si pasojë e sulmit, E.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Policia po ndërmerr masat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Më 11 shtator 2025, në orën 19:30, SPB Shkup ka marrë denoncim nga D.V. (53) nga Shkupi, i cili ka deklaruar se më 10 shtator 2025, rreth orës 14:10, në vendin e tij të punës – në një repart të firmës në zonën e Gjorçe Petrovit – është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, S.S. (43) nga Shkupi, për shkak të mosdurimit të ndërsjellë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës ligjor.TS
Më 11 shtator 2025, në orën 08:40, SPB Shkup ka marrë denoncim nga A.Gj. (84) nga Shkupi, i cili ka deklaruar se në një park në zonën e Gjorçe Petrovit, një person e ka sulmuar me forcë fizike dhe i ka marrë stolitë personale. Policia po ndërmerr masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.Ç. (37) dhe Z.M. (41), të dy nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas policisë, në një dhomë të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Manastirit, nëpunësit e burgut ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të parë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një telefon celular dhe sasi marihuane, e cila dyshohet se i ishte hedhur më herët përmes gardhit nga i denoncuari i dytë, në bllokun e hapur të institucionit. Materialet…
Çdo amvisëri ka të drejtë në korrigjim automatik të faturave një herë në tre muaj – rikujtojnë nga shoqata Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë. Ata alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home me fatura të përgjithshme dhe hedhja e tërë diferencës në një muaj është në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe shkakton fatura padrejtësisht të rritura për qytetarët, përcjell TV21. Në qershor dhe korrik amvisëritë merrnin fatura më të ulëta në bazë të vlerësimit, ndërsa në gusht e tërë diferenca u hodh në një periudhë, me ç’rast konsumimi hyri në blloqe tarifore më të larta. Inxhinierët…
Skuadra e njohur turke, Galatasaray, ka shfaqur interes për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në momentet e fundit të merkatos, sipas raportimeve të medias turke Fotomaç. Sipas burimeve, klubi i Stambollit e ka parë Muriqin si një alternativë të tretë për sulmin, pas dy yjeve të saj, Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, duke kërkuar të forcojë thellësinë e skuadrës në repartin ofensiv. “Galatasaray, që janë të interesuar për një sulmues që do të jetë rezervë e Osimhen dhe Icardi, e ku ka vendosur të përfshijë Vedat Muriqin si synim”, shkruan Fotomaç. Megjithatë, një transferim i tillë duket i…
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në zgjedhjet lokale që po afrohen pret një fushatë me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita. Ai theksoi se koalicioni “Maqedonia Jote” ka rezultate për të cilat mund të flasë, si projektet e realizuara në komunat gjatë katër viteve të fundit, ashtu edhe arritjet në nivel qendror në 15 muajt e fundit. Mickoski shtoi se qytetarët do ta shohin dallimin mes periudhës kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet dhe qeverisjes aktuale të koalicionit përcjell ora24.tv „Pres fushatë të mbushur me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita dhe mbështetësit…
MPB njofton se më datë 11.09.2025, në orën 18:00 në Departamentin Policor Kamnjan, personi S.F. (20) nga fshati Siniçan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 17:00 në vendin e punës në një punishte mekanike në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga S.R. (28) nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen solemne të Kongresit të 21-të të Mjekëve të Maqedonisë, i cili tradicionalisht organizohet nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe konsiderohet si tubimi më i madh mjekësor në vend, me rreth 600 pjesëmarrës dhe shumë ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë tij. Gjatë fjalimit të tij, ministri Aliu u fokusua veçanërisht në shëndetësinë digjitale dhe digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe të sistemit në tërësi. “Në kuadër të strategjisë së përgjithshme për digjitalizimin dhe optimizimin e sistemit shëndetësor, tashmë kemi paralajmëruar edhe një…

