Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje  Evropiane, Bujar Osmani,në suaza të vizitës punuese në Republikën e Kroacisë  pati takim me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit kroat, Domagoj Ivan Millosheviq. “Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane e cila do të thotë siguri dhe stabilitet afatgjatë  në të gjithë rajonin, që gjithsesi është interes jo vetëm i vendeve të Ballkanit, por edhe prioritet edhe i rajonit më të gjerë, dhe i të gjithë Evropës”, theksoi Osmani në takimin, duke theksuar në Maqedoninë e Veriut si partner stabil i Unionit në promovimin dhe zgjerimin e Idesë evropiane në Ballkan. Sipas…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski i nënshkroi dekretet për shpalljen e Ligjit për koordinim të shërbimeve të inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Nga kabineti i presidentit deklarojnë se këto ligje janë kyçe për reforma në shërbimet e inteligjencës. Me ligjin për koordinim të shërbimeve të inteligjencës, e cila për herë të parë miratohet në Maqedoni, formohet Këshilli për koordinim e cila do të zbatojë propozimet e organit më të lartë të sigurisë-Këshillit për Siguri Kombëtare. Në Këshillin për koordinim përfaqësohen të gjithë institucionet të cilat kanë kompetenca nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, në kuadër të së cilave është edhe statusi i PSP-së është shembull eklatant se si nuk duhet të rrjedhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot profesori Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, dhe ish përfaqësues kombëtar i GREKO-s, duke theksuar se ky është qëndrimi i një numri të madh të kolegëve të tij nga fella juridike. Sipas tij, raporti i GREKO-s, i Rajnhard Pribesë dhe nga KE-ja janë kornizë e shkëlqyer për përmirësimin e mëtutjeshëm të kornizës juridike në vend, veçanërisht në praktikimin e drejtësisë. “Ndoshta në fillim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Nga kabineti i Presidentit Pendarovski deklarojnë se në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se në të ardhmen të dyja vendet duhet të përqendrohen në përmirësimin e bashkëpunimit bilaterale, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në shkëmbimin tregtar dhe infrastrukturën rrugore që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pendarovski gjatë takimit, siç deklarojnë nga kabineti i tij, vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet të dyja vendeve duhet t’ju caktojë datë për fillimin e bisedimeve. Kjo, siç tha Pendarovski, do të sjell konsolidimin e rajonit…

Lexo më Shumë

Këshilli Evropian duhet t’i njohë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe progresin në planin e  brendshëm dhe të jashtëm dhe të marrë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese, kanë vlerësuar në takimin e sotëm presidenti Stevo pendarovski dhe deputeti evropian Ivo Vajgëll, raportues për vendin në parlamentin Evropian. Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e procesit reformues në kontekst të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për gjendjen politike në Bashkimin Evropian pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, bëri të ditur  kabineti i shefit…

Lexo më Shumë

Ne kemi pak fjalë por shumë punë” kështu u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në debatin e Tv 21 duke paralajmëruar njëkohësisht edhe projektin e shumëpritur për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë.Në fakt sipas ministrit Bekteshi projekti është dorëzuar dhe është në fazën e revidimit nga ana e Institutit përkatës dhe më pas pritet të shpallet edhe tenderi i cili nuk do të kalojë muajin qershor. Ministri Bekteshi njoftoi me procedurat e domosdoshme që do duhet të kalohen për shpalljen e tenderit për realizimin e këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët por në veçanti popullatën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shtuar numrin e këshilltarëve në kabinetin e tij. Ai ditëve të fundit ka pranuar edhe dy këshilltarë të tjerë duke e shtuar numrin në 63 këshilltarë, përcjellë INA. Profesori i katedrës së gjuhës maqedonase në Universitetin e Shkupit, Venko Andonovski dhe Aleksandar Ruzhin, djali i ish-diplomatit Nano Ruzhin janë bërë pjesë e bashkëpunëtorëve të jashtëm, që janë gjithsejt 39, shkruan Laboratori hulumtues i reporterëve – Maqedoni. Këta këshilltarë të Zaevit buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi 300 mijë euro në vit, ndërsa rrogat e tyre sillen nga 40 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur akuza kundër inspektores së tatimeve të njësisë së DAP-it në Kavadarit për marrje ryshfeti. Sipas PTHP-së, e akuzuara e cila ka kryer kontroll në një kompani në Negotinë, nga kontabilisti ka kërkuar 1.000 euro që të mos bëjë procesverbal nga kryerja e kontrollës me të cilën janë konstatuar parregullsi në punën e kompanisë. Pastaj inspektorja i ka kushtëzuar se nëse nuk merr shumën e kërkuar të parave, për shkak të parregullsive të konstatuara, kompania dhe personi përgjegjës do të duhet të paguajnë disa herë më shumë dënim në para.

Lexo më Shumë

Drejtori i kompanisë për mobilje që ditëve të fundit ka qenë temë nëpër mediat në Maqedoninë e Veriut dhe në Sërbi, Andrej Hodasheviq më në fund ka folur për ngjarjet e fundit lidhur me kompaninë e tij. “Askush nga blerësit e as të punësuarit të kompanisë “Nefa” nuk do të dëmtohet nga kompanija jonë. Të gjithë do t’i marrin paratë e tyre” thotë mes tjerash investitori rus, Andrej Hodasheviq i cili ka shkruar për portalin serb Blic. “Sinqerisht, më vjen keq për stresin dhe ndjenjën e pakëndshme që e keni nga publikimet e fundit në media për grabitës dhe gënjeshtarë nga…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se Zoran Zaev është personalisht fajtor për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që ndodhin në Republikën e Maqedonisë. “Zaev nëpërmes teatrit të quajtur “fshesa” manipulon qytetarët. Zaev e dinë se nuk ka përmbushur asnjë premtim që u premtoi qytetarëve. Pikërisht për këtë i ka shkarkuar të gjithë ato të cilët mund t’i bëhen kundërshtar në LSDM”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se shkarkimi nga pozitat partiake nuk zgjidh problemin e qytetarëve. Qytetarët, shtojnë nga atje, janë të pakënaqshëm me Qeverinë, dhe jo me njerëzit të cilët kanë funksione partiake në LSDM.

Lexo më Shumë

Korsia e majtë e rrugës A1, në pjesën Shkup-Veles, në mes pikë pagesave Sopot dhe fshatit Beshino sot nga ora 10 deri në orën 13:00 do të jetë e mbyllur. Siç njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndërprerja e komunikacionit është bërë për shkak të zhvillimit të aktiviteteve ndërtimore në këtë pjesë. Në vendin e ngjarjes janë vendosur edhe shenjat sinjalizuese për punë në rrugë.

Lexo më Shumë

Në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, dje (26-maj) rreth orës 11.00, vetura e tipit ,,Shkoda oktavia,, me targa të Ohrit, drejtuar nga 48-vjeçari B.N. nga Struga, i cili ka aksidentuar një vajzë 5 vjeçare (këmbësore). Vajza e lënduar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për dhënjen e ndihmës mjeksore. Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në përcaktimin e shkakut, si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident.

Lexo më Shumë