Gjatë ditës së djeshme në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit, grupi i “Tirona Fanatics” kanë brohoritur në kor “Allahu Akbar”. E parë si diçka e paprecedent veprimi i tifozëve ka nisur nga ana e Antiterrorit marrja e masave. Sipas informacionit deri më tani është proceduar penalisht 23-vjeçari me iniciale M.M. Kujtojmë që ditën e djeshme klubi kryeqytetas fitoi pastër 1-3 kundër kurbinasve. Ndërkohë grupimi “Tirona Fanatics” prej javësh kanë munguar në tribuanat e stadiumit në shenjë proteste kundër drejtuesve të klubit, por ditën e djeshme ata kanë qenë prezent në ndeshjen shumë decizive kundër Laçit. Një numër i jo i…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkisë së Shkupit sot deklaroi se “sfida që lamë në tryezë është e madhe edhe ndaj partitë tjera politike. Pres që partitë politike tjera ta ndjekin shembullin e LSDM-së pavarësisht se cili është statusi i tyre momental, a janë në pushtet apo në opozitë. Pres që opozita më në fund të ndahet nga e kaluara kriminale dhe të dënojë krimin që është bërë nga njerëzit e saj, dhe të mos i mbrojë”. Ai pret që një pjesë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të japin dorëheqja për shkak se, siç tha ai, përfshirjen e tyre në krim. “Pres që në…
Në Katedrën e Psikologjisë të Universitetit të Tetovës, sot u mbajt një ligjëratë, me temë: „Komunikimi ndërkulturor dhe biznesi – nevoja në rritje e punës me njerëz me formime të ndryshme kulturore“, nga profesori amerikan Dan Fellner, specialist i programit Fullbright. Gjatë ligjëratës së tij, z. Fellner foli për sfidat dhe rëndësinë e njohjes së komunikimit ndërkulturor në vendin e punës. Sipas tij, sot shumë kompani zhvillojnë biznes jashtë shtetit dhe punësojnë forca të ndryshme punëtore. Shanset që secili nga ne të bashkëpunojë me kolegët tjerë, klientët, apo furnizuesit me formime të ndryshme kulturore janë të mëdha. Prandaj mënyra se…
Dita e parë e Ramazan Bajramit 4 qershor të vitit 2019 (e martë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale të qytetarëve me besim mysliman ia uron festën e Ramazan Bajramit.
Sot në Shkup është hapur Qendra e parë ditore për sindromin Doun. Qendra do të ofrojë shërbime për rreth 30 fëmijë me këtë sindrom, me to do të punojë ekipi profesional nga Qendra për punë sociale. Ato në qendër do të mund të socializohen, rehabilitohen, por edhe të kyçen në aktivitete kreative, transmeton Portalb.mk. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se Qendra është rezultat i bashkëpunimit të më shumë palëve të prekura, dhe siç tha, ai tregon se mund të marrin shërbime standarde dhe kualitative dhe të gjithë të jenë të kënaqur. Ajo shpjegoi se hapja e Qendrës është përkrahur…
Realizimi i reformës sociale, me të cilën sistemi për mbrojtje sociale dhe tërheqja e përhershme nga varfëria, po kalon një transformim të plotë. Ne ftojmë familjet me tre anëtarë me të ardhura deri në 11.400 denarë, familjet me katër anëtarë me të ardhura deri në 13.800 denarë dhe familjet pesë anëtarëshe me të ardhura deri në 15.000 denarë, që nga nesër të aplikojnë në qendrat lokale për punë sociale, në mënyrë që ata të mund të marrin përfitimet me pagesë që nga muaji i ardhshëm, theksoi Lidija Tasevska, deputete nga LSDM. Sipas saj, me këtë reformë shumë të rëndësishme sociale…
Propozim-Ligji për Regjistrimin e popullsisë dhe amvisërisë sot u aprovua në seancë qeveritare pasi partnerët e koalicionit tejkaluan dallimet lidhur me nënshkrimin e dyfishtë nga drejtuesit e entit të statistikës. Drafti i aprovuar parasheh që certifikimi i rezultateve të regjistrimit, përzgjedhja e instruktorëve shtetëror për 43 rajonet e regjistrimit, udhëzimet, si dhe të gjithë regjistruesit në terren, të bëhen me firmat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të entit të statistikës. Autoritetet thanë se nuk do të ketë hapësirë për keqpërdorime, pasi që në periudhë prej tre muajsh pas regjistrimit, do të kenë mundësi të bëjnë verifikimin e të dhënave dhe pastaj…
Qyteti i Shkupit në lokacionin e vjetër do të ndërtojë një park argëtues tematik. Parku shfaqet si një tërheqje atraktive, duke pasur parasysh se një park i tillë nuk ekziston brenda një rreze prej 250 kilometrash në rajon. Sot në qytet u prezantua përmbajtja tematike e parkut të lojërave nga kryetari Shilegov dhe arkitekti Franco Barazoni, përfaqësues i kompanisë italiane Bausai. Parku i ri argëtues përfshin prozat më të përditësuara që garantojnë se do të jetë një vend i dëshirueshëm për argëtim për familjet dhe të gjithë vizitorët pavarësisht nga mosha e tyre. Për këtë shkak, është projektuar që në…
Me rregulloren për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale për komunat Ohër, Novosellë dhe Dibër, që u miratua në seancën e sotme të KSHZ-së, për herë të parë po bëhet gradim të kompensimit varësisht prej disa kategorive. “Për herë të parë kjo Rregullore, krahas gradimit të komisioneve zgjedhore komunale sipas numrit të këshillave zgjedhorë, është kryer edhe gradim i kompensimit të këshillave zgjedhorë, pasi të gjithë nuk janë të njëjtë në punën e tyre”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski. Ai shtoi se në…
Në suaza të Asociacionit të mirënjohur ndërkombëtar për zhvillim dhe hulumtim shkencor ACM (Association for Computing Machinery), aplikimi nga Universiteti i Tetovës në këtë asociacion u pranua si i suksesshëm. Përmes këtij asociacioni, tani më në vazhdën e prezantimit të ligjëratave nga ligjërues të ndryshëm të shkencave kompjuterike, më 27 maj 2019, në Universitetin e Tetovës para studentëve të informatikës prezantoi një ligjëratë profesionale, Prof. Dr. Peter Robinson nga Universiteti i Kembrixhit, njëherit edhe udhëheqës i departamentit të shkencave Rainbow. Fillimisht, profesori Peter Robinson zhvilloi një takim me dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibrahimi dhe stafin…
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se është plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe beson në politikat e kryeministrit Zoran Zaev. “Jam plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe plotësisht besoj në politikat që i udhëzon kryeministri. Deri tani janë të bërë hapa të mëdha, vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe unë do t’i respektoj plotësisht të gjitha zgjidhjet e tij”, deklaroi ministri i Financave duke ju përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rikonstruimin e Qeverisë. Tevdovski gjithashtu foli edhe…
Gjatë natës së kaluar në rrethinë e Shkupit janë shkaktuar 11 aksidente në të cilën një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, njoftojnë nga SPB Shkup. Policia ka ç’kyçur nga komunikacioni 15 vetura të paregjistruara, ndërsa janë marrë masa për 75 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë të rregullt, dhe me ndihmën e “merimangës” janë larguar 62 vetura. Po ashtu policia ka dënuar edhe katër vozitës të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dhe 23 shoferë janë dënuar sepse gjatë vozitjes kanë folur…

