Rreth gjysmë milionë euro janë vlerësimet e para të dëmeve që i shkaktoi moti i rëndë që përfshiu Ohrin më 17 mars. Dallgët e larta dhe era e fuqishme jugore bënë kërdi rreth bregut të liqenit. Më të dëmtuara ishin objektet hotelierike në afërsi të bregut si dhe shtëpitë e banorëve rreth liqenit, por edhe një pjesë e plazheve. Banorët e Ohrit kanë paraqitur dëme të platformave, fasadave të shkatërruara të shtëpive ndërsa kanë paraqitur edhe makina të dëmtuara si dhe dru të rrëzuar. Moti gjithashtu kishte goditur edhe disa hotele. Është interesante që inspektorët kanë evidentuar se shumë dëme…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse kam përgjegjësi politike, kontesti i emrit do të zgjidhet kur të vlerësoj se ajo zgjidhje do t`i shërbeje interesave nacionale, ka thënë kryetari i partisë opozitare greke Nova Demokratia, transmeton Almakos. “Njëzet vite jemi duke jetuar me këtë problem, me këtë çështje të pazgjidhur, sipas kësaj mund që të jetojmë edhe për dy-tre vite. Nëse kam përgjegjësi politike, problemi do të zgjidhet, kur të vlerësoj se kjo zgjidhje do t`i shërbeje interesave nacionale”, ka thënë Micotakis dhe shtoi se partia e tij asnjëherë nuk ka thënë se nuk dëshiron zgjidhje, por është e nevojshme që kjo gjë të bëhet…
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019, sipas konkursit të MASH-it do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor, njofton Koha. Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende të lira do të shpallen me 20 qershor 2018. Paraqitja e dytë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 28 qershor 2018, kurse rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira shpallen ditën e nesërme apo me 29 qershor 2018. Paraqitja dhe regjistrimi…
Me ndryshimet e ligjit anulohet kufizimi kohor për blerjen e alkoolit në dyqanet, kufizim ky që u miratua para dhjetë vitesh. Kjo iniciativë ishte e shoqërisë biznesore, e cila fitoi mbështetjen e qeverisë që të kalojë filtrin e fundit, Kuvendin. Qytetarët pozitivisht reaguan ndaj ndryshimeve të propozuara dhe lirisë së blerjes së alkoolit pa kohë të limituar, shkruan MIA. Kufizimi kohor deri më tani ishte që gjatë stinës së dimrit dyqaneve ju lejohej të shisnin alkool deri në orën 19, kurse gjatë sitës së verës deri në 21. Qytetarët u shprehën se edhe pse ekzistonte kjo ndalesë kohore, megjithatë për…
Avokati i popullit, Ixhet Memeti në një intervistë për REL ka thënë se qytetarët në vitet e fundit janë të frikësuar nga gjyqësia, në vend që ta llogarisin si një aleat ku secili mund që të ketë drejtësi, transmeton Almakos. “E madhe ishte nevoja që Republika e Maqedonisë të ketë një institucion nacional për mbrojtje dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, e cila në këto rrethana duhet ende më shumë ta ruajmë dhe kultivojmë, pasi që i nevojitet tërë sistemit, e sidomos qytetarëve. Një këshilltar i obdusmanit suedez, institucion që ekziston qe 200 vite, ka thënë se…
Ndërmarrja Komunale e Gostivarit “Komunalec” për nesër ka paralajmëruar ndërprerje disa orëshe të ujit për pije në një pjesë të qytetit. Arsye për ndërprerjen është sanimi i defektit. “Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të rregullimit të tubave në afërsi të stacionit hekurudhor. Planifikohet që të zgjasë deri pasdite, gjegjësisht deri në rregullimin e tubave”, informojnë nga ndërmarrja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për nesër gjithashtu është paralajmëruar ndërprerje e ujit për pije edhe në shumë vende tjera, për shkak të rregullimit të stacionit filtrues./Telegrafi/
Vërejtja e profesorëve universitar është se në ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për arsim të lartë, i cili tashmë është në fuqi, nuk ka nen me të cilin do të rregullohej punësim i ri kur një profesor shkon në pension, edhe pse në këtë gjë kanë insistuar, transmeton Almakos. Ata kanë kërkuar që institucioni i arsimit të lart të mundet që me ato para që i ka pranuar profesori të angazhoje kuadër të ri dhe të shpallë konkurs pa pasur obligim që të kërkoje pajtim për punësim nga Ministria e Arsimit. Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se me…
“Më së voni për pesë ditë, gjegjësisht para 1 qershorit do të lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Shkup, në shtegun Kaçanik – Hani i Elezit, ndërsa pas kësaj do të hapet edhe një aks rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidh Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë”. Zëvendësministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Kadriu, në një intervistë për KTV tha se rikonstruimi i rrugës magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit po punohet intensivisht në dy ndërrime, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të…
Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO, thuhet në një status në Facebook të Ilir Metës.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk heshti ndaj deklaratave të kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi se në Parlament e ka sulmuar pasi që ka qenë në krizë psikologjike për shkak të proceseve gjyqësore kundër tij, transmeton Almakos. “Po lexoj se Talati ka deklaruar se jam në krizë psikologjike. Duke e njohur gjithmonë kur dikush mjaftueshëm nuk do të dezinfektohet, fiton një krizë apstenciale dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për hidhërim”, shkroi Gruevski në Facebook./Almakos/
Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në profilin e tij në Facebook e publikoi këngën nga Blazhe Koneski “Lutja”, transmeton Almakos. Një pjesë e vargjeve nga ajo këngë janë: “Ata mendojnë se janë të thirrur të udhëheqin si Musai dhe pejgamberët tjerë, ndërsa vet nuk mund që të lirohen dhe t`i tërheqin nga vetja mëkatet e vogla. Ma mundëso o Zot që sa më pak sytë t`ia shoh, pasi që ata t`ia mbajnë majtas, unë të shkoj djathtas”./Almakos/
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procedura aktuale me të cilën shtohet apo zvogëlohet lista pozitive e ilaçeve, është joefikase. Deri më 10 qershor duhet të jetë gati propozim ligji për sigurim shëndetësor që do t’u mundësojë pacientëve të kenë qasje edhe deri tek ilaçet e tjera më të shtrenjta që aktualisht i blejnë vetë. Që nga viti 2012, lista e ilaçeve vërtetohej nga 14 komisione të ndryshme të formuara nga Qeveria, një vendim që u arsyetua me faktin se 17 anëtarët e secilit prej këtyre komisioneve, që ishin mjekë specialistë në fushën e tyre, mund të përcaktonin më qartë se cilat…

