Më shumë se 10 mijë maqedonas kanë aplikuar për shtetësi bullgare, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA. Këto të dhëna janë marrë nga ministrja e Drejtësisë në Bullgari, Cecka Çaçeva, i cila është përjgigjur në pyetjet e deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo ka thënë se në vitet e fundit gjithsej janë dorëzuar 17.792 kërkesa për shtetësi bullgare, ndërsa më së shumti janë dorëzuar nga ana e maqedonasve. Ndërsa më pas vijnë shtetasit e Serbisë, Mollavisë, TUqisë, Shqipërisë, Izraelit dhe Rusisë. Ministrja ka thënë se janë rishikuar 16.313, ndërsa gjithsej janë ndarë 9848 shtetësi./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Një vit pas tërheqjes së testimit ekstern nga shkollat fillore dhe të mesme, i cili atë kohë u cilësua si i dështuar dhe me efekt negativ, tani pritet të ketë mënyra tjera të vlerësimit të punës të mësimdhënësve si dhe suksesit të nxënësve. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë për Portalb.mk se testimi ekstern u hoq, mirëpo do të nevojitet një vëzhgim, apo testim i jashtëm në mënyrë që të rritet kualiteti në shkolla, si i mësimdhënësve si i nxënësve. “Për herë të parë në Maqedoni me ndryshimet e reja në ligjin për arsim fillor, do të vendoset edhe evaluimi i…
Pritet të mbahet një takim mes tre kryeministrave, Edi Rama, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve për Ballkanin “IBNA”, e cila thotë se takimi mes tre udhëheqësve pritet të zhvillohet së shpejti në Prespë. Takimi do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, ndër të cilat është edhe çështja emrit të Maqedonisë. Agjencia “IBNA” thekson se pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë takim shihet si një garanci për marrëveshjen e emrit dhe për të mos pasur më vonë një krizë nacionaliteti nga shqiptarët…
Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, me rastin e një vjetorit të formimit të qeverisë thekson se janë bërë ndryshime të mëdha në vend. Ai përmes një video deklaron se me këto ndryshime Maqedonia po lirohet nga regjimi 11-vjeçar dhe se po kthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndryshime që përfundimisht qytetarët po bëhen më të rëndësishmit në Maqedoni. Ka ardhur fundi i pasurimit kriminel të individëve. Sot, me këto ndryshime po përmirësojmë dëmin dekadësh dhe traumat që janë shkaktuar mbi qytetarët dhe shtetin”, thotë mes tjerash Spasovski.…
Zllate Stojanovskit tashme me vite po përballet me drejtësinë në Maqedoni, por ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë në asnjë seance gjyqësore. Që të jetë më skandaloze ai ka vuajtur edhe burg për disa vepra që ai aspak nuk i njeh. Sipas emisionit emisioni “KOD” në TV Telma, identiteti I Zllate Stojanovskit është i vjedhur nga një person tjetër i cili tashmë jeton në Australi. Letërnjoftimi i tij është falsifikuar që të mbulojë biznese me tokë shtetërore në Sopishtë që më pas të shiten për disa zyrtar policor.
Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës, Të respektuar përkrahës të së mirës, Të dashur arsimtarë dhe prindër, Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale duke e pasur arsimin njërin ndër prioritetet tona Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me disa drejtorë të shkollave iu përveshën punës për përmirësimin e cilësisë dhe kushteve të arsimit në komunën tonë. Edhe pse për një periudhë të shkurtër, arritëm të shënojmë shumë suksese duke realizuar projekte dhe aktivitete që nuk ishin bërë ansëjherë më parë në këtë komunë. Së pari herë organizuam festivale etno-kulturore dhe artistike që nuk ishin të njohura më herët në këto shkolla.…
Banka e Këshillit të Evropës do ta financojë ndërtimin e Spitalit të ri të Qytetit e cila do të ketë disa klinika dhe do të ndërtohet te “Majçin Dom” në lagjen e Shkupit, Aerodrom, njofton Portalb.mk. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sot ka informuar se përpara dy javëve do të finalizohen punët për linjën kreditore me Bankën e Këshillin e Evropës për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. “Bashkë kemi ardhur në përfundim se është e nevojshme pjesa për Qendrën Klinike në Shkup të heq dorë, ndërkaq më tej të aplikojmë për konceptin tonë të ri. Atë dhe e kemi bërë.…
Para se ta merrnin pushtetin, LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev dhanë shumë premtime të ndryshme për qytetarët. Një numër të madh prej tyre nuk e kanë realizuar ende, por një numër prej tyre është realizuar, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ata premtuan rrogë prej 500 euro, por deri tani rroga vazhdon të jetë 385 euro, sipas shifrave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS). LSDM-ja premtoi shërim falas, mirëpo deri tani janë liruar nga pagesa vetëm të moshuarit deri në moshën 18 vjeçare, dhe që janë pjesë e familjeve me ndihmë sociale. U premtua reformë gjyqësore dhe rizgjedhje të gjykatësve, por ende nuk…
QSA me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershori, uron të gjithë fëmijët anembanë globit duke kërkuar që ata ta kalojnë jetën e tyre fëmijërore përmes lodrave dhe librave e aktiviteteve sportive, e jo në rrugë si lypsar. QSA është kundër shfrytëzimit të fëmijëve si lypsar nga ana e prindërve të tyre që kohët e fundit ky fenomen është shpeshtuar sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës. Sheh fëmijë në rrugë, në mot të ngrohtë ose të ftohtë që keqpërdoren nga ana e prindërve të tyre. QSA kërkon nga institucionet e shtetit kujdes me të madh, zgjidhje përfundimtare…
Ish deputetja dhe nënkryetarja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka një shkak se pse ka qenë kaq e tërhequr nga skena kohën e fundit. Para ca kohe Mehmeti me sukses të lartë ka mbrojtur temën e doktoraturës edhe atë në Universitetin e Tiranës, me mentor Xhezair Zaganjorin. Mehmeti thotë për Gazetën Lajm se ka marrë vlerësimin maksimal të jurisë. Kam mbrojte disertacionin e doktoraturës ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Tiranës, ne lëmine e te drejtës ndërkombëtare publike, me mentor Prof. Xhezair Zaganjori. Teza e doktoraturës është nga sfera e njohjes ndërkombëtare te shteteve, me titull: ‘Njohja ndërkombëtare e shteteve –…
Kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim sot me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anxhelo Faruxhia. Në këtë takim u është dhënë përkrahje e fuqishme reformave nga ana e Qeverisë.
Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pas kërkesës së organizatave qytetare për t’u ndryshuar rruga e ndërtimit të tubacioneve, e cila kalon nëpërmjet Vodno, për të mos dëmtuar pyllin, tha se do të ketë dëme minimale, që do të kompensohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duhet të gjenden të gjitha mundësitë për të mos u dëmtuar gjelbërimi dhe pylli në Vodno dhe në këtë drejtim po merren masa të caktuara. Sipas tij, edhe po të zgjidhet ndonjë vend tjetër, asaj do t’i pengojnë drunjtë dhe gjelbërimi i cili, duhet të rikthehet Ndryshimi i rrugës, siç vlerëson Angjushev, do ta ndaloj ndërtimin…

