Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët. I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare. “Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë, përcjell albinfo.ch. Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare. Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare. Elmazi dikur emigroi në…
Author: Hamdi Kumanova
Udhëtarët e Maqedonisë të cilët u bllokuan në Hanover, u nisën për në Hamburg, pas tre orë pritjeje, por duke paguar autobus privat, shkruan televizioni “1tv”. Kjo ka ndodhur sepse nuk kanë mundur të gjejnë asnjë person kontaktues të firmës Wizz Air, me të cilën fluturuan deri në Hanover, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kompania vetëm i ka njoftuar se valixhet e tyre do t’i marrin në Hamburg. Një nga udhëtarët që e ka njoftuar televizionin, ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi dhe se do të ngritin padi penale ndaj kompanisë në fjalë./Telegrafi/
“Nëse drejtohemi gjithë drejt gjetjes së zgjidhjes, 2018 mund të jetë vit për t’u mbajtur mend edhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin, BE-në dhe NATO-n. Për këtë arsye jam optimist dhe pres ftesë për hyrje në NATO në korrik”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë. Në pyetjen nëse ndryshimet në Ballkanin Perëndimor e bëjnë faktor në stabilitetin e rajonit ose është rajoni ai që prodhon kriza, Zaev tha se Ballkani Perëndimor çdo herë ka dëshmuar se mund të ketë udhëheqës politik të sinqertë, energjik dhe të vendosur, të cilët sipas tij, mund të vlerësojnë çfarë është e nevojshme…
Mediat greke sot kanë shkruar një sërë tekstesh me titujt se kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kërkojnë zgjidhje për çështjen e emrit pa e pyetur opozitën, njofton Portalb.mk. Zaev dje tha se , për bisedimet dhe marrëveshjen rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka probeleme të caktuara teknike të cilat duhet që të zgjidhen nga të dyja palët dhe se sa të mënjanohen të njëjtat do të ketë bisedë telefonike me kryeministrit grek, Cipras. “E dini unë që nga fillimi jam optimist, nuk do të doja të jap detaje. Besoj që do të gjejmë zgjidhje, por…
Observatori Seizmologjik i cili merret me studimin shkencor të tërmeteve ballafaqohet me mungesë të kuadrit dhe mjeteve financiare. Aktualisht punojnë vetëm gjashtë persona, tre prej të cilëve sizmolog ndërsa 3 të tjerët për mirëmbajtje. Sizmologët kërkojnë zgjerimin e ekipit dhe buxhet të pavarur, njofton Alsat M. Për funksionimin normal të Observatorit nevojiten edhe pesë seizmologë. Cernih thotë se gjatë tërmeteve të fundit në Ohër, qendra kishte shumë vështirësi. Një ndër problemet është edhe mos interesimi i të rinjve për të studiuar këtë drejtim.
Autoritet zyrtare të Maqedonisë bëjnë të ditur se është në rritje numri i ankesave të qytetarëve për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, përkatësisht gjatë vitit 2017, në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë parashtruar 376 ankesa nga ana e qytetarëve për keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale. Nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për Radion Evropa e Lirë thonë se 3 nga 4 parashtresat e qytetarëve kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave në rrjetet sociale duke kryesuar Facebook dhe më pas Twitter, Instagram. Pas miratimit…
Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, japin qëndrime kontradiktore sa i takon fillimit të investimit të premtuar në deponinë Rusino. Edhe për këtë vit, si donator për rregullimin e Rusinos u paraqit Qendra Zvicerane për Zhvillim, por dy krerët e komunave nuk e dinë me saktësi se kur ky investim do të fillojë të realizohet. Sipas Taravarit, investimi do fillojë brenda muajit, e sipas Arifit, gjatë vitit do të behet projekti i investimeve, njofton Alsat M. Pas kësaj, edhe për këtë vit shuhen shpresat e gostivarasve për rregullimin e rrugës dhe pastrimin…
Përmendoret e “Aleksandrit të Madh” dhe “Porta Maqedonia” janë ndërtime pa leje dhe për këtë arsye duhet të largohen, ose ët legalizohen, thotë kryetari i Lidhjes së Arkitektëve, Martin Panovski, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për analiza të projektit “Shkupi 2014”. “Grupet e punës për “Shkupi 2014″ punojnë që në parim të konfirmojnë parregullsitë në marrjen e lejeve për ndërtim, do të thotë punëve procedurale rreth ndërtimeve. Mendoj se në gjitha analizat e deritanishme, kemi konstatuar se nga fillimi procedurat janë joligjore”, tha Panovski, përintevristën javore në REL, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se deri tani raporte janë…
Liderja e partisë për ndryshime ekonomike 21 (PEP21) dhe drejtoresha e Agjencisë për punësim në Maqedoni Biljana Jovanovska në profilin e saj në Fejsbuk ka rikujtuar ish ministren e brendshme Gordana Jankulloska për fjalët e saj “T’i shfarosim”, duke iu referuar Jovanovskës dhe bashkëshortit të saj Tomçe. “I dëshiroj më të mirën fëmijës së saj. Por më vjen keq, asnjëherë nuk do të mëshiroj. Më falni, por asnjëherë nuk do të fal. Jankulloska kur me Protugjerin dakordonte su të shfaros fëmijët e mi, nuk mendoi në të drejtat e nënës dhe të fëmijëve. Kur fëmijët e mi në moshë më…
Me garë simbolike të njerëzve të cilët qëndrojnë mbrapa organizatës “Ohri vrapon”, përfaqësues të Sektorit për Punë të Brendshme Ohër dhe punëtorët medial e kanë filluar ngjarjen më të madhe sportive që këtë vit mbahet në Ohër, njofton Portalb.mk. “Vijojnë ditët finale të përgatitjeve dhe punojmë me kapacitete të plota për organizim më të mirë dhe prezantim të Ohrit si qytet sportiv”, deklarojnë nga Asociacioni për Sporte “Sport për të gjithë, të gjithë për sport”. Vikendi atletik, “Ohri vrapon”, është i pasuruar me shumë befasi dhe të reja, që e afron në vikendet atletike në mbarë botën. Më shumë se një…
OBRM-PDUKM-ja mbrëmë ka mbajtur protesta para objektit të Qeverisë së Maqedonisë, prej kur shprehën revoltën e tyre ndaj politikave të kryeministrit Zoran Zaev. Kryetari i kësaj partie Hrisijan Mickoski, në fjalimin e tij para protestuesve akuzoi qeverinë për shitje të interesave kombëtare dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato zgjedhje presidencial, njofton Telegrafi Maqedoni. “Duhet të ndalojmë para se nuk është vonë. Zgjedhje duhet të ketë. Zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me presidencialet. Të formojmë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve dhe të shohim nëse populli pajtohet me atë që bën Zoran Zaevi”, tha mes tjerash…
Në Kuvendin e Maqedonisë nesër do të themelohet grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e romëve në Maqedoni, në të cilin anëtarë do të jenë deputetë nga parti të ndryshme. Iniciatorë të kësaj ideje janë deputetët Samka Ibraimoski, Dime Velkovski, Irena Stefoska, Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Enes Ibrahim, Agim Murtezanov, Mirsada Emini-Asani, Ivana Tufegxhiq, Gjylimser Kasapi, Pavle Bogoevski, Slavica Shumanska-Miteva, Sonja Mirakovska dhe Juliana Nikollova. Përkrah deputetëve, në themelimin e grupit parlamentar janë ftuar edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektorit joqeveritar nga kjo fushë./Telegrafi/

