Revizioni shtetëror ka gjetur një numër të pa rregullsive gjatë revizionit të faktuarave buxhetore në Ministrinë për Kulturë për vitin 2016 deri sa me atë udhëhiqte ish-ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjetjet e revizionit tregojnë se ish-ministrja për kulturë ka kërkuar nga Ministria për Finansa pëlqimin për angazhimin e një vozitësi me vlerë 127 mijë denarë bruto, me kontratë të auditorit për periudhë një vjeçare. Ministria e Financave ka dhënë pëlqimin për kërkesën e Kançevskës, por revizioni ka konfirmuar se personi i cili ka qenë i angazhuar si vozitës, ka qenë zyrtarë shtetëror dhe ka punuar si referent i…
Author: Hamdi Kumanova
Reinhard Prieber vlerëson se Raporti i BE-së për përparimin e Maqedonisë tregon se në këtë vend ka një ecje të theksuar përpara në disa sfera, por ka edhe shumë sfera tjera ku duhet shumë punë. Sipas tij, duhet të zbatohen shumë reforma të patjetërsueshme në procesin e euro-integrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Priebe shton se në raport, çështje kyçe dhe prioritare është theksuar në sundimin e ligjit me të gjitha aspektet tjera. Nga konferenca për siguri në Ohër, Priebe, udhëheqës i grupit të BE-së për reforma sistemore në Maqedoni, thotë se shpreson që Maqedonia dhe shtetet në rajon do të hapërojnë…
“Lagja e trimave” në Kumanovë, lagja më e madhe shqiptare e këtij qyteti është e mbushur me qen endacak. Sipas banorëve të kësaj lagje, këto qen po pengojnë qarkullimin e qytetarëve, të fëmijëve, grave, pleqve e burrave. Pengesë e madhe është edhe ajo se në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët e kësaj lagjeje nuk po kanë mundësi që të kryejnë ritet e tyre fetare duke u frikësuar nga ndonjë kafshim i mundshëm. Përndryshe në qytetin e Shkupit për çdo ditë po raportohet për raste të ndryshme kafshimi nga qentë endacak, si duket kjo dukuri fatkeqe po i mbisundon edhe…
Ministri i ri i Arsimit, Arbër Ademi, ka komentuar sot vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për të dënuar një shkollë fillore për shkak të lejimit të hapësirës për organizimin e një iftari, raporton SHENJA. Ai tha se kanë marrë informacionet e para për këtë çështje. “E dimë dhe jemi të informuar se janë ndërmarrë masa. Inspektorati Shtetëror i Arsimit është organ operativ, për dallim mga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka për obligim të veproj dhe ta mbikëqyr situatën gjithkund ku vlerëson se është bërë ndonjë shkelje”, deklaroi Ademi. Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka dënuar Shkollën Fillore…
Tërmet me intensitet prej 2,8 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në ora 21 e 29 minuta me epiqendër në rajonin e Shkupit. Observatoriumi seizmologjik pranë FNM kumtoi se tërmeti është ndier në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Shkolla fillore “Kërste Petkov Misirkov”, në Radovish, si edhe drejtoresha Ollgica Stojanova do të gjobiten, për shkak të lejimit të iftarit në hapësirat shkollore. Vendimi vjen nga Inspektorati shtetëror i Arsimit, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, pas reagimit të opinionit. Sipas të dhënave, shkolla është dënuar me 1600 euro, kurse drejtoresha me 1120 euro. Përndryshe, të enjten e kaluar, në ora 19:00, në shkollën e lartpërmendur ishte shtruar iftar./Telegrafi/
Ministri i deritanishëm i Kulturës, Robert Allagjozovski, transferohet në kabinetin e kryeministrit, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. Ai është emëruar funksionar i lartë shtetëror, gjegjësisht koordinator nacional për zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimin ndër-resorë. Allagjozovski, i cili ishte i përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë, sot ia ka lëshuar funksionin Asaf Ademit nga Lëvizja BESA.
Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se niveli i ujit në tre liqenet natyrore të vendit dhe në lumenjtë, është më i lartë se mesatarja e qershorit, për disa vite me radhë. Përjashtim bën lumi Kriva në vendet e matjes në Kriva Pallankë, pastaj Bregallnica në Berovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Stateska në Botun. Niveli i liqenit të Ohrit është për 24 centimetër më i lartë se mesatarja e muajit qershor, dhe është mbi 71 cëntimetër mbi kuotën 0./Telegrafi/
Asaf Ademi edhe zyrtarisht ka marrë funksionin e ministrit të Kulturës. Ministri i deritanishëm Robert Allagjozovski sot ia ka lëshuar karrigen Ademit që vjen nga partia BESA, transmeton Medial.mk. Ministri i ri gjatë pranim- dorëzimit të detyrës ka ardhur në shoqërim të aktorit Visar Vishka. Deputetët e kanë votuar Ademin për ministër të ri në seancën e të premtes. Ndryshe, me rikonstruimin e Qerverisë është përfshirë edhe Ministria e Drejtësisë. /Medial.mk/
Kryetari i komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski është kundër kërkesës së Qeverisë që kompetencat për menaxhimin me hedhurinat qeverisja lokale t’i transferoj te qeverisja qendrore. Ai i është përgjigjur zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas Makradulit, bëhet fjalë për proces të shtrenjtë, dhe se komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për zbatimin e plotë. Mirëpo Nogaçeski, kandidat i LSDM-së, është kundër. “Edhe një herë t’i përgjigjem zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli. Këshilli i komunës së Debarcës njëzërit vendosi që mos t’i transferoj kompetencat…
Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës. Për të sot ka qenë një lajm i hidhur, pasi që i ndërroi jetë nëna e tij pa e parë me vite dhe me shpresën se shumë shpejt do të jetë i lirë. Burhani me dhembje të madhe përshkruan ndarjen nga jeta të nënës duke shkruar: “Deri para disa orëve ishe në mesin tonë, por tani nuk je…
Drejtori i “Makpetrol”-it, Andreja Josifovski, gjatë vitit të kaluar ka marrë gjithsrjt 941.658 denarë rrogë për 1 vit, ose mesatarisht nga 15.238 euro në muaj, shkruan Fakte. Kompania Makpetrol është një ndër kompanitë e rralla të cilat publikojnë rrogën e drejtorit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues, sipas Ligjit për shoqatat tregtare. Në bazë të të dhënave publike, drejtori i kësaj kompanie qëndron në krye të listës së drejtorëve me pagën më të lartë mujore. Pas tij radhiten drejtoeë të bankave në vend dhe të kompanive të telekomunikacionit.

