Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev pas votimit të ratifikimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, tha se kjo shumicë parlamentare po bënë tradhëti me votimin, njofton Telegrafi Maqedoni. ”Marrëveshja është e njëanshme, që do të thotë se shteti jonë tash ka ultimatum. Me këtë marrëveshje nuk ka ndonjë përgjegjësi të dyanshme. Ne e ndërrojmë emrin. Ne thyhemi dhe nuk kemi vetëvendosje por ne shkilemi. Shkelet Kushtetuta dhe rendi kushtetutes” tha mes tjerash nga foltorja e Kuvendit, deputeti Danev. Ai gjithashtu tha se Maqedonia po shkilet dhe këtë po e bëjnë edhe shqiptarët, duke e apostrofuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e quajtur historike. Ai ka uruar kryeministrat e dy vendeve Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për siç thotë, rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes, njofton Telegrafi Maqedoni. “Uroj kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes historike të dielën në Prespë. Inkurajoj dy qeveritë të vazhdojnë me angazhimin e tyre për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes. OKB-ja do të mbështesë angazhimin e tyre”, shkruan Guterres. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta quajë Maqedoninë me emrin e përkohshëm (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM) deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë. Këtë sot e deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo tha se marrëveshja është arritur, por duhet të ndërmerren edhe disa hapa që ajo të kompletohet. Deri atëherë Kocijançiq, tha se në komunikimin zyrtar BE do të vazhdojë Maqedoninë ta quajë si deri tani – IRJM. Përndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave…

Lexo më Shumë

Pesë milionë euro janë dëmet sipas vlerësimeve të para nga moti i ligë në javën e kaluar në rajonin e Ovçepoles. Bujqti presin dëmshpërblim dhe apelojnë që shteti urgjentisht ta rikthejë sistemin e mbrotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për sot në Novo Sello është paraparë takim i drejtpërdrejtë në terren i përfaqësuesve të qeverisjes lokale të Velesit, Shën Nikollës dhe Llozovës. Në takim takim do të merr pjesë edhe zv.ministri pa resor Bllage Cvetkoviq. Nga moti i ligë i javës së kaluar më së shumti pësuan, kulturat bujqësore, vreshtat dhe kopshtaria, por janë shkaktuar edhe dëme metariale.

Lexo më Shumë

Një fotografi që qarkullon nëpër rrjetet sociale për lëndimet e protestueses që mbrëmë kinse është lënduar nga policia mund të gjendet lirisht në Google Image dhe e njejta daton që nga viti 2013 dhe lidhet me këngëtaren dhe modelen kroate Severina Vuckovic, njofton Telegrafi Maqedoni. Është e lehtë, vetëm të kërkohet me fotografi të njejtë në Google Images dhe mund të gjenden dhjetëra lajme nga një fotografi e kroates e cila e ka publikuar këtë fotografi për t’i thënë jo dhunës ndaj grave. Mbrëmë ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve që kundërshtonin marrëveshjen për emrin e vendit që u nënshkruajt…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas marrëveshjes së arritur për emrin Maqedonia e Veriut, deklaroi se Këshilli për çështje të përgjithshme të BE-së, me të cilin ajo kryeson, në fillim të javës së ardhshme mund të japë dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Shkupin. “Në mbledhjen e Këshillit do të debatohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit Evropian më 29 dhe 30 qershor”, tha Zaharieva në një intervistë për televizionin bullgar Nova TV. Thotë se entuziazmi për zgjerim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. ”Urime për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit”, ka shkruar Veseli, duke shtuar se është i lumtur për bashkëkombasit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar. Ndryshe, marrëveshja që u arritë të marten (më 12 qershor) mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e…

Lexo më Shumë

Sot, kur u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Lëvizja BESA gjen rastin t’i përgëzojë kryeministrat Zaev dhe Cipras, si dhe ministrat e Jashtëm, Dimitrov dhe Kocijas, për këtë sukses me përmasa historike për vendin. Ndonëse, si shqiptarë, mund të kishim bërë edhe saktësime për pjesë të caktuara të marrëveshjes – që kanë të bëjnë me identitetet etnike dhe gjuhësore në vend, por kur kihet parasysh se kjo marrëveshje është hap për anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave për BE, mbase ky duhet të jetë edhe kompromisi jonë. Nëse Maqedonia dhe shqiptarët largohen nga zona…

Lexo më Shumë

Ky është një moment historik jo vetëm për të dyja vendet, ky është një moment historik për të gjithë rajonin, për Ballkanin, për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën, thotë zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thotë korrespondenti i AIM-ës nga Athina, kur është pyetur nëse një ditë e re fillon sot, zëdhënësi i qeverisë thotë se me fillimin e negociatave filluan ditë të reja. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Askush nuk ka bërë hap të gabueshëm, që të shkatërrojë atmosferën e hareshme dhe të mirë në fshatin Psarades të Greqisë, në kufi mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, ku u nënshkrua marrëveshja Maqedoni  – Greqi, madje kjo u pa edhe në drekën e përbashkët në Otoshevë. Ditës me diell dhe “historike” siç e quajtën shumica e mediave, shijen e vërtetë ia ka shtuar edhe ushqimi tradicional maqedonas. Siç ka mësuar “Nova tv”, menyja ka përmbajtur biftek, djathë të bardhë dhe bakllavë. Dreka ka nisur me ushqimin tradicional “gjomlezë”, djathë të bardhë, pingjur dhe raki të verdhë “Antika”. Si pjatë kryesore ishte…

Lexo më Shumë

Derisa Zaev fotografohet, jugorët festojnë, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në marshin protestës sot në Manastir. Ai tha se edhe përkundër papunësisë, kushteve të këqija në shëndetësi dhe arsim, Maqedonia po përballet edhe më tradhtinë më të madhe, marrëveshjen për ndryshimin e emrit kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mickoski tha se edhe pse sot është dita e themelimit të OBRM-PDUKM-së, ato nuk festojnë se janë rrethana të këqija. “Maqedonia është kapur uragani i quajtur Zoran Zaev. Por e ardhmja varet nga ne, jo nga ai. Zaev dhe LSDM këtë marrëveshje e paraqesin si emër, por në fakt është humbje. Me marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti thotë se marrëveshja me Greqinë siguron identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas. Sipas tij, marrëveshja është e kënaqshme dhe alternativë e vetme për hapjen e rrugës së integrimeve euro-atlantike, transmeton Alsat M.  “Kuptohet, kjo është marrëveshje kompromisi. Për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, por mendoj edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, me rëndësi të veçantë ishte që të ruhen çështjet identitare dhe nga ky aspekt unë jam i kënaqur sepse vërtetë tani gjuha maqedonase, nacionaliteti, kultura jonë, tradita, fakti që grekët deklaruan se bëhet fjalë për popull të veçantë…

Lexo më Shumë