Author: Hamdi Kumanova

A po largohemi nga baza filozofike mbi të cilën është ngritur BE-ja. Kjo ishte pyetja që e parashtroi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në Komisionin për Çështje Evropiane, pas siç e quajti ai, provokimit nga kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili në momentin e dorëzim pranimit të detyrës nga kryesimi bullgar i BE-së, ka thënë se Austria duhet të merret me çështje të mëdha, ndërsa çështjet e vogla duhet t’u lihen qeverive lokale dhe nacionale. Gashi tha se vlerat evropiane për të cilat kemi mësuar janë diversiteti, paqja, liria, demokracia dhe të ngjashme. Ai shtoi se do të donte…

Lexo më Shumë

Nga 1 janari i vitit 2019 do të ketë trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kështu njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve. “Njëkohësisht fokus i është vënë edhe shëndetësisë dhe prej 1 janarit të vitit 2019 do të vendosim trajtim mjekësor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit. Deri tani kemi pasur kapacitet këtë ta bëjmë për fëmijët e familjeve me ndihmë sociale”, tha Zaev. Jam i bindur, shtoi Zaev, ashtu siç kemi vendosur të ketë mjekim pa pagesë, do të ketë edhe rritje të rrogave, të ardhurat neto…

Lexo më Shumë

Më 5 korrik, Gjykata Penale e Shkupit dhe Këshilli i gjyqtarëve do të sjellin vendim për 7 të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në prill të vitit 2017. Në fjalët përfundimtare, avokatët e të akuzuarve kërkuan lirim e të gjithëve, nga shkaku se nuk ka fakt për tentim vrasje të Selës nga asnjë prej të akuzuarve. Avokatja e Andrej Micov, Maja Dojçinovska tha se Prokuroria Publike nuk mund të vërtetoj se personi me maskë që ka pasur fanellë të gjelbër është Micovi, sepse nuk është gjetur asgjë nga veshjet e personit…

Lexo më Shumë

Shkup, martohet një 78 vjeçar me një 72 vjeçare Sipas statistikave të sektorit amë, shkupjanët gjithnjë e më vonë vendosin të martohen, dhe thuajse në 70% të çifteve janë më të moshuar se 33 vjet, njofton Koha. Nga sektori amë për kurorëzim në Shkup, thonë se më rrallë ndodhin kurorëzime mes të njëzetave, ndërsa ka shënuar ulje edhe numri i martesave të adoleshentëve. “Më ka lënë përshtypje një çift i cili kohë më parë u lidh, edhe ai mes një gjyshi 78 vjeçar dhe një gjyshe 72 vjeçe, të cilët janë njoftuar në shtëpinë e pensionistëve”, thotë një ofiqare. Sipas…

Lexo më Shumë

Ish Kryetari i ASHAM, Vllado Kambovski, konsideron se Ivanvoi si Kryetar është i obliguar të nënshkruajë ligje, dhe të mos shprehë pikëpamjet e tij. “Obligimi kushtetues i Kryetarit të Shtetit është që t’i nënshkruajë marrëveshjet që i miraton Kuvendi, dhe tV mos shprehë pikëpamjet dhe interpretimet e tij”, këtë e deklaroi akademiku Vllado Kamboski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër ku merr pjesë në Shkollën Verore të së drejtës natyrore e organizuar nga Qendra për hetime strategjike pranë Akademisë të Shkencave dhe dhe arteve të Maqedonisë. Kamboski konsideron se nuk duhet të ndalohen proceset integruese të Maqedonisë që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku ka reaguar pas lajmit lidhur me punën e kompanisë Jogohrom. Duraku në profilin e tij në facebook b edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se kompania nga Tetova do të funksionojë pasi që të vendohen filtrat. “Shëndeti i qytetarëve, reduktimi i ndotjes së ajrit dhe ambientit jetësor janë prioritet i yni. Për këtë arsye, dëshiroj të theksoj se mbetemi në qëndrimin tonë se kompania Jugohrom do të punojë vetëm atëherë kur do të përfundojë me procesin e vënies të filtrave.Deri sa nuk vendohen filtrat Jugohrom nuk do të punojë.Këtë e kemi premtuar…

Lexo më Shumë

Ne jemi dëshmitarë të analizës më skandaloze ideologjike-politike me shkencën dhe mendimin bashkëkohor shkencor në historinë 27-të vjeçare të Republikës së Maqedonisë, tha sot kryetari i Komitetit të Kulturës të OBRM-PDUKM-së, Robert Veljanovski, duke iu drejtuar para Muzeut të Luftës Maqedonase për Shtetësinë dhe Pavarësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thekson ai, strukturat e LSDM-së, duke u përpjekur me çdo kusht që të justifikonin politikat e pamenduara të kapitullimit të Qeverisë së tyre, kishin një përpjekje të jashtëzakonshme dhe të dëshpëruar për të manipuluar faktet rreth ekzistencës, sipas tij, një prej muzeve më të suksesshme në Republikën e Maqedonisë, Muzeu i…

Lexo më Shumë

Para Gjykatës Themelore Shkupi 1, nesër, e hënë, me fillim prej ora 10:00, anëtarët e “Alternativës së Gjelbër”, do të mbajnë protestë të qetë për lirimin e themeluesit të shoqatës në fjalë, Filip Dostovskit, njofton Portalb.mk. Krahas kësaj, ata shprehen të pakënaqur edhe me ligjin që i trajton pacientët si kriminel, pasi që sipas tyre, ligji nuk bën dallim ndërmjet shitësit të lëndëve narkotike dhe pacientëve.

Lexo më Shumë

Dy protesta të reja kundër marrëveshjes së Prespës do të mbahen sot pasdite në Selanik dhe Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Tubimet nuk janë të ndërlidhura reciprokisht, ndërsa si organizatorë janë lëvizjet qytetare që janë pak të njohura për publikun, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina. Në kryeqytetin grek, në sheshin Sintagma para Kuvendit grek, në orën 6 pasdite, “Lëvizja Kombëtare për Maqedoninë dhe Aleksandri i e Madh” dhe “Komisioni Shkencor për Çështjet Kombëtare” bënë thirrje për protestë. Ata do të protestojnë siç thonë “të ndaluar marrëveshjen e tradhtisë”. “Greqia do të thotë Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u takua sot me motoçiklistë të disa klubeve të motoristëve në lidhje me informacionin se rregullimi i parkimit të motorëve është në rregullim e sipër. Siç tha Shilegov, ideja në qytet është që në vitin e parë për të parkingjet e specializuara të jenë falas, ndërsa pas vitit të parë do të ngarkohet nga 5 deri në 7 denarë në orë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne jemi këtu për të debatuar, asnjë vendim nuk merret menjëherë. Qëllimi i idesë sonë është që të shënojmë pesë deri në dhjetë vende nga parkingjet ekzistuese, në mënyrë që…

Lexo më Shumë

“Nënshkrimi i një marrëveshje kapitulluese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke hequr dorë gjithçka që është maqedonase, është një lajm i mirë vetëm për Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Për askënd tjetër”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Sipas VMRO-DPMNE-së Zaev është një njeri që po tërheq tatëpjetë Republikën e Maqedonisë. Ai premtoi se nuk do të pranonte një ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, por tani nga pozicioni i pozitës ai po shet interesat kombëtare dhe shtetërore”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Siç citohet në kumtesën e VMRO-DMPNE-së, me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, Zaev…

Lexo më Shumë

Porosi për unitet dhe përgjegjësi për eurointegrimet e Maqedonisë, për të cilat sipas Brukselit, tashmë është e qartë rruga, apele nga pushteti për kontribut dhe mbështetje nga të gjithë aktorët politikë, akuza nga opozita se marrëveshja për emrin është akt kapitullues, e pasqyrojnë atmosferën pas vendimit të para pak kohëve të Bashkimit Evropian për datën për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë, shkruan agjencia e lajmeve MIA. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dje kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që të jetë konstruktiv dhe të përfshihet në procesin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe e ftoi opozitën, siç tha, të thotë…

Lexo më Shumë