Author: Hamdi Kumanova

Pas zbulimit të ofertës së dyshimtë për një nga tenderët më të mëdhenj deri më tani në Ministrinë e shëndetësisë, me vlerë prej 35 milion euro, ky dikaster në njoftimin e tij u mundua të jep sqarime për procedurën e deritanishme. “Më 16 korrik në orën 13 u hap tenderi për blerjen e Testeve dhe reagnesioneve për biokimi, imunologji, hematologji dhe analiza, për përdorim pa para në institucionet shëndetësore në Maqedoni dhe në afatin e fundit për dorëzimin e ofertave, është sjell vetëm një ofertë. Për shkak se bëhet fjalë për blerje tre vjeçare, vlera e tenderit është e lartë.…

Lexo më Shumë

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj deklaratave të OBRM-së duke thënë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur. “Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, qytetarët përsëri do ta shkelmojnë sjelljen destruktive të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM-ja. “OBRM-PDUKM-ja secilën ditë shpërndan të pavërteta dhe shpikje me qëllim që ta fsheh sjelljen destruktive përmes cilës përpiqet që ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se koha e kriminalitetit, dhunës, borxheve, shkelje të të drejtave të njeriut mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë. Ata shtojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur,…

Lexo më Shumë

Në shtator në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup do të punësohen 40 njerëz, para së gjithash mjek. Por nevojiten më së paku 200 punësime për momentin që të ketë shërbim cilësor shëndetësorë, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup në intervistën për REL. “Punësimet në fazën e parë do të mbulojnë gjitha zbrazëtirat e krijuara viteve të kalura me derdhjen e kuadrove nga Shtëpia e Shëndetit dhe në këtë mënyrë do të mblulojmë vetëm nevojat iniciale të Shtëpisë. Më tej do të bisedojmë për punësimet e nevojshme që do ta ngrejnë cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shtëpinë”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Investigative Reporting Lab Macedonia ka botuar një fotografi të Aleksandar Jovanovski-Zhuti, menaxher i kompanisë së sapoformuar që fitoi tenderin prej 35 milionë eurove nga Ministria e Shëndetësisë, në shoqërinë e Jordan Mijallkov, biri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Në foton e publikuar janë drejtuesi Aleksandar Jovanovski-Zhuti (majtas) në shoqërinë e Ilija Tozija (ish-anëtar i administratës publike të Llotarisë së Shtetit dhe që njihej edhe si menaxher i kompanive Mijallkov (në mes) dhe Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov (djathtas), shkruan Investigative Reporting Lab Macedonia. Skandali ka të bëjë edhe me faktin se kjo kompani nuk ka asnjë për realizimin…

Lexo më Shumë

Nesër pritet të ketë sërish takim të liderëve në të cilin takim partitë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për çështjet strategjike. Së pari është formimi i KSHZ-së, prej të cilës varet edhe referendumi që duhet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Për këtë kushte të opozitës janë Ligji për financimin e partive, për të cilin ka konsensus, ndryshime në Ligjin për Qeveri, gjegjësisht formimin e qeverisë teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeve dhe ndryshime në Kodin penal lidhur me amnistinë. Kryeministri Zaev në takimet e mëparshme deklaroi se nuk do t pranoj amnisti direkte…

Lexo më Shumë

Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Këtë e tregoi studimi i “Eurostat”. Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 65.3% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim. E njëjtë është gjendja në Serbi me 62.8%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas studimit, një e treta e popullatës në BE apo 32.9% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim vjetor. Gjendje më të mirë e ka Norvegjia, ku vetëm ^% e qytetarëve nuk mund t’ia mundësojnë vetes pushim javor. Pas Norvegjisë gjendet Suedia me 8.2%, e më…

Lexo më Shumë

Në Strugë, gjatë pjesës së dytë të korrikut dhe fillim-gushtit pritet të zhvillohen më shumë se 500 dasma dhe gëzime të tjera familjare të cilat pritet t’i japin një impuls domethënës ekonomisë së këtushme. Struga, është një nga vendbanimet që organizimi i dasmave dhe gëzimeve të tjera familjare kontribuon shumdcë edhe në ekonomin lokale, sepse për to harxhohen mjete të konsiderueshme financiare që vënë në lëvizje disa sektor të ekonomisë. Ky fakt ka ndikuar që shumë biznesmen të investojnë në ndërtimin e sallave të dasmave dhe tashmë nuk ka mbetur vendbanim i madh që mos ketë një ose dy të…

Lexo më Shumë

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, përmes një komunikate me shkrim ka akuzuar partin në pushtet, LSDM, dhe liderin e saj se po i varfërojnë qytetarët. “Republika e Maqedonisë është në dy gju. Dhunë, vrasje, kanosje, kriminalitet, janë një pjesë ka balanci i zi që po e zbaton karteli kriminal i Zaevit dhe LSDM-së. Zaevi dhe Angjushevi po e bëjnë shtetin si firmën e tyre private, derisa qytetarët i varfërojnë. Përderisa qytetarët janë të shqetësuar nga deklaratat ku në mënyrë të vazhdueshme ndryshohen qëndrimet e Zoran Zaevit se a do të ketë referendum dhe a do të jetë ai i obligueshëm apo këshillues,…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Hyrje Me 18 korrik të vitit 2018 në Klubin e deputetëve, kryeministri i Republikës së Maqedonisë[1], Zoran Zaev ftoi në tryezë ose takim liderësh, liderët e pozitës dhe opozitës shqiptare e maqedonase, ata që kanë më shumë se një deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Në takim morën pjesë të gjithë liderët politik të cilët me të drejt ose me dredhi i kanë takuar më shumë se një deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Aty prezent ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ia vodhi një deputet Lëvizjes Besa,…

Lexo më Shumë

CİHAD ALİU SHKUP (AA) – Nihal Olçok me prejardhje nga Shkupi, bashkëshortja e Erol Olçok dhe nëna e Abdullah Tayyip Olçok, dëshmorëve të cilët humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi nga organizata terroriste FETO, thotë se çdo musliman në Maqedoni mund të ndihet krenar me Abdullahun dhe Erolin të paktën sa Turqia. Duke folur për Anadolu Agency (AA), Nihal Olçok, e cila u gjend në vendlindjen e saj Shkup në kuadër të aktiviteteve me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti, tha se dhimbja dhe malli janë në…

Lexo më Shumë

Prof. Dr Jeton SHASIVARI Në aspektin juridik, sipas Kushtetutës së RM-së, referendumi i detyrueshëm shpallet vetëm në tri raste, edhe atë: i pari, Parlamenti është i detyruar që të shpall referendumin kur propozim do të paraqesin së paku 150.000 zgjedhës; i dyti, kur duhet të merret vendimi për ndryshimin e kufijve të RM-së; dhe i treti, kur duhet të merret vendimi për asocim ose për dalje nga bashkimi ose nga bashkësia me shtetet e tjera. Dy rastet e para janë plotësisht të qarta, pra nuk ekziston propozimi për referendum i së paku 150.000 zgjedhësve si dhe anëtarësimi i shtetit në…

Lexo më Shumë

BIRN – Maqedoni ka hulumtuar projektet e qeverisë së kaluar BDI-VMRO-DPMNE me fokus të veçantë ka analizuar, se si janë mbështetur shtëpi botuese të ndryshme për libra universitar dhe libra tjerë. Sipas këtij hulumtimi, vetëm 5 vitet e fundit, kompania tetovarë për produksion, marketing, dizajn, qarkullim dhe shërbime “Arberia Design” në 5 vitet e fundit, 93% prej të ardhurave të saja i ka realizuar nga marrëveshjet me shtetin dhe me institucionet publike, më së shpejti të udhëhequra nga kuadrot e BDI-së. BIRN nxjerr në pah informacionin se kjo kompani është paraqitur me 20.000 euro si donator i BDI-së në zgjedhjet…

Lexo më Shumë