Author: Hamdi Kumanova

Janë siguruar 10 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugë Kriva Pallankë – Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), kumtoi Ministria e Financave (MF). Do të sigurohen 2,6 milionë euro shtesë si grand përmes instrumentit “Kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor” të Bashkimit Evropian me çfarë do të mbyllet konstruksioni financiar për rehabilitimin  dhe zgjerimin e 13 kilometrave nga Korridori VIII. Sipas Ministrisë së Financave deri në fund të vitit duhet të publikohet tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e tenderit ndërkombëtar për zgjedhjen e kompanisë që do ta rikonstruojë rrugën. Ministri i Financave hartoi propozim…

Lexo më Shumë

Në kongresin e PDSH-së, i cili është duke i mbajtur punimet në Tetovë, është zgjedhur komisioni zgjedhor dhe është miratuar rregullorja e punës së Kongresit. Pika e parë e rendit të ditës është shpalosja e raportit të punës së partisë, të cilën e ka bërë Azem Sadiku. Gjatë fjalimit para delegatëve, ai ka thënë se PDSH-ja ka kaluar periudhën më të vështirë të saj. “Këta që merren me dëmtimin e identitetit shqiptar në Maqedoni, si cak të vetëm kishin PDSH-në, si përfaqësuese e vetme e mbrojtjes së këtij interesi. Ky ishte ambienti i cili e karakterizonte frymën me të cilën…

Lexo më Shumë

Menduh Thaçi është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin VII të partisë, i cili po mbahet në Tetovë. Gjatë fjalimit para delegatëve, Thaçi ka thënë se partia që ai e drejton ka qenë vazhdimisht e sulmuar, sidomos në tre vitet e fundit, edhe duke qenë në opozitë. Ai ka thënë se ata në vazhdimësi po sakrifikojnë për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Lexo më Shumë

TV 21 ka publikuar se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është i papërcaktuar për Referendumin 2018, e kurse kryetari i GROM-it, Stevçe Jakimovski thotë se do të bojkotojë. Që të dy janë parë duke ecur në rrugën Maqedonia në Qendër të Shkupit. Edhe përskaj insistimit të gazetarit, Gruevski ka refuzuar të tregojë se si dhe a do të votojë në referendum. Për dallim nga Gruevski, Jakimovski ka deklaruar se ai dhe partia e tij do ta bojkotojnë referendumin.

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjes së Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) dhe miratimit të rregullores dhe afatit, vazhdojnë përgatitjet teknike për referendumin e 30 shtatorit. Sipas afatit, KSHZ-ja deri më 2 gusht dërgon kërkesë deri tek Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë për dhënien e të dhënave të të punësuarve në administratën shtetërore dhe lokale, administratën e Bashkisë së Shkupit dhe administrata publike, ndërsa MSHIA duhet të përgjigjet për 5 ditë, më vonë deri 7 gusht. Pas marrjes së informatës, KSHZ-ja në afat prej 5 ditësh i formon Komisionet lokale të zgjedhjeve me anëtarë të ri dhe zëvendës në vend të atyre që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev nuk përjashtohen dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja, në rast se shumica e qytetarëve do të votojnë kundër në referendum. “Do të japë dorëheqje nëse në referendum ka më shumë vota “kundër” se sa “për”, deklaroi Zaev për televizionin 1TV. Ai nënvizoi se  është mirë, jo vetëm për shtetin, por edhe për VMRO-DPMNE-së që të bëjë thirrje për dalje në referendum, ndërsa qytetarët të prononcohen si të duan. “Para liderëve të partive politike thashë, nëse jemi për BE dhe NATO, përcaktimet tona partiake t’i lëmë anash ose në plan të…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike dhe këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, Mersel Bilalli ka theksuar për Portalb se mos përkrahja e referendumit nga ana e shqiptarëve do të thotë të mos përkrahni projektin e aleatit natyror shqiptar NATO-s është baraz me vetasgjësim. “Shqiptarët në asnjë formë nuk guxojnë, jo vetëm ta kundërshtojnë atë, por ata përkundrazi me mobilizimin ma të madh që mundet duhet të dalin në përkrahje të tij. Mendoj se Shqiptarët kohëve të fundit janë duke treguar pjekuri dhe përgjegjësi shumë më të madhe se sa disa liderë që thirren në emër të tyre. Them se duhet përkrahur me…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vlladimir Putin ka emëruar Sergej Bazdnikin për ambasador në Maqedoni, lajmëron agjencia e lajmeve TASS. Nga kabineti i Putinit kanë bërë të ditur se pikërisht presidenti ka qenë ai që ka emëruar Bazdnikinin për ambasador në Shkup. Dekreti është publikuar bashkë me ate të lirimit nga detyra  të ambasadorit të deritanishëm Oleg Shçerbak, që është në këtë funksion nga viti 2010. Bazdnikin është ish-zëvendës-kryeshef i Departamentit për planifikim në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. Nga ana tjetër sipas Plusinfo, nuk bëhet e ditur arsyeja për lirimin nga detyra të ambasadorit të deritanishëm, i cili ka qenë protagonistë në…

Lexo më Shumë

Njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev është dorëhequr nga posti, por nuk është pranuar nga ana e vetë kryeministrit. Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Siç mësohet jozyrtarisht ai ka ofruar dorëheqje pas skandaleve me grantet qeveritare për inovacion dhe dhënien e përkrahjes financiare shtetërore nga buxheti i shtetit për firma të afërta me të, transmeton INA. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistën e sotshme për 1tv, tërthorazi ka pranuar se zv.kryeministri Koço Angjushev ka ofrouar dorëheqjen. Zaev megjithate ka thënë se nuk dë pranojë tërheqjen e Angjushevit, pasi…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Maqedoni, subspecialisti i njohur i mjekësisë interne, gastroenterohepatologu  dr.Jusuf Vejseli me sukses te madh duke lënë anash ndërhyrjen kirurgjike ka shëruar një sëmundje të rrëndë të pankreasit  vetëm përmes drenazhës endoskopike ose Cistogastrostoma. Video Player 00:00 00:20 Video Player 00:00 00:03 Video Player 00:00 00:15 Video Player 00:00 00:20 Video Player 00:00 00:15 Pacienti A.A 64 vjecar nga Gostivari i etnisë maqedonase  i mbushen sytë me lot duke ia dhënë dorën dr. Jusuf Vejselit  për tu përshëndetur. “Ju falemenderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë për mua”. Pacienti…

Lexo më Shumë

Nga LSDM-ja thonë se po realizohet fjala e dhënë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja do ta kthejë Maqedoninë në rrugën e vërtetë, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. “Dyert e BE-së dhe NATO-s janë të hapura, rruga është e pastër, nuk ka kthim prapa. Është siguruar ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në. Maqedonia po ndërtohet si shtet modern, demokratike dhe evropian që në të ardhmen do të jetë në BE dhe NATO”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet, siguri por edhe mundësi më shumë për investime që…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, si udhëheqës i delegacionit të Qeverisë në ceremoninë, shprehu keqardhje se kryetari Gjorge Ivanov, kishte treguar dobësi dhe nuk mblodhi guximin për të njohur moment historik, që do të thotë mbështetje për hapat që qeveria realizoi angazhimin historik të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qytetarët e dinë se një e ardhme më e mirë dhe më e ndritshme është përpara tyre. Qytetarët i njohin politikat që Qeveria zbaton dhe mbështet përpjekjet për integrim më…

Lexo më Shumë