Author: Hamdi Kumanova

Marrëveshja e Prespës meriton Çmimin Nobël, sepse krijoi model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e identitetit, thotë analisti politik dhe ish-anëtari i Grupit ndërkombëtar të krizës, Eduard Xhozef në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Duke e përsëritur dhe sqaruar qëndrimin e tij në tekstin e tij të publikuar në “Forein polisi” në qershor të këtij viti shkroi se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobël, Xhozef, i cili është profesor i Universitetit “Xhon Hopkins” në Uashington, thekson se nuk bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Prokuroria në Prilep ka njoftuar se është duke u angazhuar për të mbledhur prova në lidhje me sulmet dhe gjuhën e urrejtjes të manifestuara gjatë kremtimit të festës kombëtare të Meçkin Kamenit. Prokuroria ka njoftuar se ka marrë një ankesë penale të paraqitur nga Sektori për Punë të Brendshme në Manastir, kundër dy personave të identifikuar si dhe dhe personave të tjerë të panjohur, të dyshuar për nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza diskriminuese nacionale, racore e fetare. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Njëzet e pesë të prekur nga fruthi, bashkë me 3 gushtin janë regjistruar në territorin e Dibrës. Sipas Institutit për Shëndet Publik (ISHP), dhjetë rastet e para ishin regjistruar më 17 korrik, kur ishte shpallur epidemia e fruthit në rajonin e Dibrës. Nga ISHP potencojnë se të sëmurët janë të moshës prej shtatë muaj deri në 45 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 44 për qind janë pjesëtarë të popullatës rome, 40 për qind shqiptarë, tetë për qind turq, katër për qind (një i sëmurë) të kombësisë maqedonase dhe për një person nuk ka të dhëna. Nga të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar se Zaev së koti tenton të shet emrin dhe të fshijë historinë, traditën dhe kulturën, derisa siç thonë, “ai dhe funksionarët e tij me helikopterë shtetëror shkojnë nëpër dreka apo drejtorë me automjete zyrtare policore dërgojnë të shëtisin fëmijët e tyre nëpër plazhet greke”. “Me keqpërdorimin e resurseve shtetërore për të kënaqur pasionet hedoniste nuk shkohet në Evropë. LSDM e trajton shtetin si pronë të saj personale. Këtë e dëshmuan funksionarët e LSDM-së në më shumë raste me hedonizmin dhe korrupsionin e tyre, me tenderët dhe grantet nga firma në pronësi të…

Lexo më Shumë

Grupi i “Ohrit” është një grup joformal i përbërë nga politikanë aktual dhe ish zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, grupi u formua në prill të këtij viti për të mbështetur Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. “Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhje historike. A doni të hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni “Po”. Kjo theksohet në adresimin e Grupin të “Ohrit” drejtuar qytetarëve të Maqedonisë, në prag të referendumit për Marrëveshjen me Greqinë me të cilën…

Lexo më Shumë

Një skandal i vërtet ka tronditur opinionin në Republikën e Maqedonisë. Dje në aeroportin e Shkupit ka arritur Qasim Qalab një investitor i mundshëm arab me ftesë të Xhihad Huseinit për të shikuar mundësitë për të investuar në Maqedoni, shkruan Almakos. Xhihad Huseini tregon për Almakos për torturën dhe maltretimin që i bëhet investitorit arab në aeroportin e Shkupit. “Zhgënjimi i fundit më ndodhi sot, më saktësisht më datën 05/08/2018 ora 13:00; një mik imi nga Arabia Saudite Qasim Qalab, që e kam njohur gjatë studimeve të mia në Rijad të Arabisë Saudite, për herë të parë viziton Maqedoninë sot…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri ka plasur sot në rrjetin social Facebook, një fotografi nga liqeni i Ohrit, ku edhe janë vendosur me pushime, bashkë me kryeministrin Zoran Zaev. Zekiri në FB shkruan: “The time is always right to do what is right.” Martin Luther King Jr Ku në shqip do të thotë: “Është gjithmonë koha e duhur, për ta bërë atë që është e drejtë” Martin Luther King Jr Qeveria para dy ditëve publikoi raportin e pushimeve, ku Zaev do të qëndrojë për pushime bashkë me familjen në Ohër!

Lexo më Shumë

Ekspertët e komunikimit thonë se është shqetësues jo vetëm përdorimi i tepërt i internetit nga ana e personave të mitur, por dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve gjatë shfrytëzimit të internetit nga ana e grupmoshave gjithnjë e më të vogla. Sipas të dhënave që i ka publikuar Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), vetëm 10 për qind e amvisërive në Maqedoni me persona minoren kanë instaluar program për kontrollin e fëmijëve gjatë shfrytëzimit të internetit. Madje më shumë se gjyma e qytetarëve të anketuar të AKE përkatësisht 58 për qind e prindërve që kanë fëmijë të cilët shfrytëzojnë internetin,…

Lexo më Shumë

Numri i fëmijëve të sistemuar në qendrat sociale për një vit është ulur për 33,9 për qind, tregojnë të dhënat e procesit së deinstitucionalizimit për periudhën gusht të vitit të kaluar deri në gusht të këtij viti. Në këtë periudhë Ministria për punë dhe politikë sociale ka siguruar mbajtjen nën kujdes të 95 fëmijëve jashtë institucional. Siç thonë nga Ministria në praktikë kjo do të thotë kushte më të mira për rritje dhe zhvillim, kujdes individual dhe mbështetje që ata të jenë qytetarë aktiv dhe të kyçen në shoqëri, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën e njejtë, në gjashtë qendra sociale ishin të…

Lexo më Shumë

Sot Qeveria e udhëhequr nga LSDM, furnizimet publike i realizon me kushte të njëjta për të gjithë. Ky është dallimi që VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta kuptojë, reagon LSDM. “VMRO-DPMNE fshehtas i shpenzonte paratë e qytetarëve përmes marrëveshjeve në katër sy, ndërsa dokumentet nga ato marrëveshje të dëmshme ende askush nuk mund ti gjejë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon hapur, pergjegjshëm dhe ndërmerr aktivirytete të dukshme për shmangien e konfliktit të interesit…”, kanë thënë në LSDM, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë

Një mi i madh është vërejtur se si sillet në tavolina në një furrë që gjendet në qendër të Shkupit, pranë stacionit të autobusëve në “Rekord”. Se si ka arritur që të futet miu në këtë objektin e furrës “Special”, ku higjiena duhet të jetë në rend të para, ende nuk dihet, njofton portali a1on. Pritet të shihet se a do të jetë ky miu shkaku që institucionet përkatëse të shtojnë kontrollet ne furra dhe në objektet tjera të cilat shërbejnë ushqim.

Lexo më Shumë

Tre persona janë rëndë të lënduar që kur mbrëmë automjeti i tipit “Grand Cherokee” me tabela të Bullgarisë ka dalë nga korsia tek e ashtuquajtura udhëkryqi i Mavrovës – Mavrovi Anovi, kumtoi MPB. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40. Me automjetin ka drejtuar A.A nga fshati Zhirovnicë i cili është më lehtë i lënduar. Ai dhe A.Z (26), P.B (28) dhe S.E (25) janë dërguar në Qendrën Mjekësore – Gostivar. Policia e Stacioni të Gostivari bëri hetimin e vendit të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë