Author: Hamdi Kumanova

Rastet sociale në Kavadar, do të lirohen nga pagimi i faturave për shërbimet komunale, në periudhën për një vit, me vendim të Këshillit të Komunës së Kavadarit. Rastet sociale do të lirohen nga pagesa për ujin, mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe shërbimeve tjera komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Lirimi prej faturave do të jetë prej 1 prill të vitit të kaluar, deri më 1 prill të këtij viti. Subvencionimi do të jetë nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga NP “Komunalec”. Mbikëqyrje për zbatimin e këtij vendimi do të bëhet mbi Komisionin për Financime dhe Buxhet pranë komunës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Shërbëtor i Kur’anit jam, gjersa xhani të m’jetë shuar Pluhur pragu mbetem, për Muhammedin e nderuar N’përcjellë ndokush diç tjetër nga kjo që kam pohuar Kam hequr dorë prej tij dhe asaj që do ketë shkruar (Mevlana Xhelaluddin Rumi) Shkruan: Metin IZETI, Tetovë Çdo herë kur provoj të shkruaj diçka në lidhje me mënyrën e të menduarit dhe ngjarjet e hapësirës dhe kohës ku jemi duke e harxhuar frymën, e përjetoj një shtrëngim dhe ngushtim të brendshëm. Disa herë përpiqem ta kuptoj këtë shtrëngim si paaftësi ose pamundësi të shprehjes së krejt asaj që e ndiej në lidhje me mendimin dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, u ndalua në stacionin policor për bisedë informative, pasi që iu ka kërcënuar të punësuarve në shkolla se i përgjon bisedat e tyre telefonike, njofton Portalb.mk. Ai ka deklaruar se incizimi i cili është paraqitur në internet është nga protesta në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar, e cila ka ndodhur në mesin e muajit janar. Protesta është mbajtur për shkak të ndërrimit të dy mësuesve në dy shkolla tjera të zonës. “Me udhëzim të Prokurorisë së Manastirit, Stojanovski pas bisedës është lëshuar nga stacioni policor, ndërkaq në lidhje me rastin do…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk ka asnjëlloj dëshmie për përzierje ose ndikim të drejtpërdrejtë të Rusisë ose të cilit do vend tjetër në Maqedoni. Në pyetje të gazetarëve Zaev u përgjigj se është e qartë që qëndrimet e Rusisë dhe të vendeve tjera për rastin e NATO-s janë të ndryshme nga ata të BE-së dhe SHBA. Ai shtoi se pjesë e strategjisë së vendit është që të përmirësohen marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para qytetarëve të Kërçovës tha se “para 27 viteve qytetarët në referendum zgjodhën pavarësinë, sovranitetin dhe shtetësinë. Sot ne si gjeneratë kemi mundësinë historike që në referendum të zgjedhim të ardhmen evropiane, për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme”. Spasovski theksoi se kjo është mundësi historike për të votuar pro sigurimit të të ardhmes tonë si pjesë e barabartë e aleancave më të fuqishme, që janë BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Si shoqëri dhe si shtet nuk e kemi luksin për të humbur këtë mundësi historike. Prandaj, prej këtu, prej Kërçovës,…

Lexo më Shumë

Dhjetëra të arrestuar dhe disa të lënduar është bilanci i incidenteve të djeshme në Selanik, pas protestës kundër marrëveshjes së Prespës. Incidentet sipas medieve greke kanë qenë të nxitura nga radikalë të djathtë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe “shock” bomba për ta shpërndarë grupin e personave të maskuar të cilët kanë hedhur koktej molotovi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Protestat janë zhvilluar në afërsi të panairit ndërkombëtar ku kryeministrit Tsipras dërgoi porosi se përmes marrëveshjes së Prespës, Selaniku do të shndërrohet në kryeqendër të Ballkanit. “Prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në Strugë deklaroi se “qytetarët e republikës së Maqedonisë, 27 vite pas referendumit të parë do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë mundësinë historike që të hapin dyert që Maqedonia të bëhet pjesë e familjeve më të fuqishme dhe më prospektive në botë’. Sheqerinska në deklaratën e saj për mediet theksoi se bëhet fjalë për mundësi që nuk do të ofrohet për herë të dytë, mundësi që do të mundësojë që të rinjtë të rriten krah për krahu me mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo është mundësi për shtetin e…

Lexo më Shumë

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, të martën do të sjellë qëndrim për referendumit, ka mësuar “Nezavisen vesnik” (Gazeta e pavarur). Qëndrimi do të jetë që qytetarët vetë të vendosin se si do të votojnë në referendum, njofton Portalb.mk. Ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, për të mos thirr në bojkot, ka ardhur si rezultat i takimit që u realizua dje mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lexo më Shumë

Karvani i “Shtabit të krizës kundër referendumit”, mbrëmë realizoi takime me qytetarët e Komunës së Karbincit, Probishtipit dhe Shtipit. “Në takim qytetarët u informuan për marrëveshjen kapitulluese dhe të dëmshme me Greqinë për ndryshimin e emrit, identitetit, dhe historisë së popullit maqedonas. Prej folësve dhe qytetarëve të pranishëm u fitua përshtypja se referendumi nuk do të kalojë sepse populli në mënyrë masive nuk do të del në referendum dhe do ta bojkotojë atë. Populli maqedonas, një pjesë e madhe e qytetarëve, maqedonasit në diasporë nuk dëshirojnë ndryshimin e emrit vet-shfuqizimin e maqedonasve. Pas referendumit të josuksesshëm do të rrëzohet qeveria…

Lexo më Shumë

“Me rëndësi është të kemi ligj dhe reforma cilësore. Nga përvoja e dimë, se kur shpejtojmë për të sjellë reforma, pësojnë nxënësit tanë, fëmijët tanë, për këtë shkak askush nuk duhet të lejojë të eksperimentohet me fëmijët tanë”, kështu ka vlerësuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk. Duke folur më tej për procesin arsimor në Maqedoni, ministri Ademi ka njoftuar edhe njëherë për 22 librat e korrigjuar të furnizuara me tirazh të plotë, por ka bërë të ditur se si shteti i Maqedonisë dhe institucioni Ministria e Arsimit dhe Shkencës…

Lexo më Shumë

Derisa  LSDM nga njëra anë, së bashku me partitë  e tjera të shumicës Parlamentare po kërkon realizimin e plotë të Marrëveshjes me Greqinë, Marrëveshja me Greqinë për opozitën maqedonase mbetet e pa pranueshme. Pavarësisht qëndrimeve të kundërta të partive rreth marrëveshjes, analistët politik janë të bindur se megjithatë fushata do të jetë e lirë, pa shumë imponime deri tek qytetarët, sepse është e drejtë demokratike e çdo qytetari të Maqedonisë, që të del dhe të votojë qoftë “PRO” apo “KUNDËR” Marrëveshjes. Ndërsa bojkoti është humbje e mundësisë që qytetarët vetë të vendosin për të ardhmen tyre dhe të fëmijëve të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në hapjen solemne të Panairit ndërkombëtar në Selanik tha se “prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila i hap grekët drejtë botës , ndërsa Selanikut i jep mundësi që përsëri të bëhet kryeqendër e Ballkanit”. Tsiprasi shpreson se Selaniku duhet të jetë zemra e zhvillimit të Ballkanit dhe jo mur dhe qytet me shpinë të kthyer ndaj fqinjëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç raportojnë nga AIM, pjesa më e madhe e fjalimit të Tsiprasit ishte për ekonominë në periudhën pas memorandumit, vizioni…

Lexo më Shumë