Author: Hamdi Kumanova

Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të mbajë seancën e rregullt dhe të 90-tën të saj. Në seancën e sotme do të diskutohet mbi programin dhe prioritetet e presidencës austriake me Këshillin e Bashkimit Evropian, me kalendar për përmbajtjen e takimeve njoftuese të ministrive të Bashkimit Evropian, thonë nga konferenca e shtypit të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, para ministrave do të gjenden tre projekt rregullore: propozim-rregulloren mbi metodologjinë për përcaktimin e kritereve për ndarjen e granteve të dedikuara për arsimin fillor në komuna për vitin 2019, propozim-Rregullorja për metodologjinë për përcaktimin…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, gjatë emisionit në ClickPlus deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Marrëveshja me Greqinë lidhur për çështjen e emrit, pas referendumit do të dërgohen për tu publikuar në Gazetën Zyrtare. Xhaferi tha se shqiptarët kanë vullnet të dalin për të votuar “pro” referendumit. Gjithashtu shprehi një optimizëm të theksuar, lidhur me numrin që do të dalin për të votuar në referendum dhe për ta mbështetur të njejtin.

Lexo më Shumë

Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski bashkë me deputetin e LSDM-së dhe pjesë e koalicionit Bashkë për Maqedoni Evropiane, Dime Vellkovski ka qenë për vizitë në komunën e Aerodromit ku është takuar me qytetarë të kësaj komune, transmeton MEDIAL. “Përkrahja për integrimin e vendit në NATO dhe BE e kemi edhe nga Evropa dhe bota, për këtë dëshmojnë edhe vizitat në vend nga liderë të shumtë evropian dhe botëror. Por, ne duhet ta sjellim vendimin se çfarë të ardhme duam për ne dhe fëmijët tanë. Nuk mund të presim edhe 27 vite. Tani është koha për vendim. Është koha të…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës është e mirë edhe për të dyja palët, e madje edhe politikanë të cilët publikisht janë kundër e pranojnë se nuk mundej të arrihet diçka më e mirë, thotë për MIA-n gazetari nga televizioni shtetëror ERT, Fanis Papatanasiu, i cili shumë vite e ndjek kontestin me emrin, ndërsa më 5 korrik ka realizuar intervistë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Papatanasiu komenton se marrëveshja ishte arritur përmes një procesi të vështirë, pas negociatave të mëdha, dhe me shumë mundim dhe dramë edhe nga të dyja palët, për shkak të…

Lexo më Shumë

Në industrinë e mugët të “lajmeve të rreme” në Maqedoni, duket se gjithçka shpaguhet. Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili mund të ndryshojë emrin e shtetit dhe t’i japë fund kontestit të gjatë me Greqinë, Maqedonia, e cila është akuzuar se ka ndihmuar ngufatjen e votuesve amerikanë me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat i ka fituar Donald Trump, është përfshirë vetë nga një fushatë e ndikimit në mediat sociale. “Bojkotoni referendumin”, “Mos e shkatërroni Maqedoninë”, “Zaevi është tradhtar”. Këto janë vetëm disa mesazhe që, sipas analistëve, po qarkullojnë në profile të rreme…

Lexo më Shumë

Vendimi është shumë i rëndësishëm dhe përgjegjësia i referohet të ardhmes së vendlindjes dhe qytetarëve. Të bëhemi pjesë e botës, tani është radha që të integrohemi në Bashkimin Evropian. Ta zëmë hapin, të bëhemi qytetarë të Bashkimit Evropian, kështu tha kryeministri i Maqedonisë në tribunën e tij me qytetarët e Negotinës, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se që 27 vite politikanët flasin për NATO-n dhe BE-në, sepse ato janë përcaktimet tona strategjike dhe se tani ka ardhur momenti për plotësimin e aspiratave të tilla. “Janë bërë kalkulime politike për ruajtjen e rejtingjeve, dhe më pak është menduar për shtetin. A nuk ishte…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për fat të keq, konfirmoi se opozita maqedonase nuk ka udhehqës i cili ka qëndrim të fortë për referendum, madje dhe sikur ai të ishte për bojkot ose votim “kundër”, por i ka konfirmuar dyshimet e një numrit të madh të kritikuesve të VMRO-DPMNE-së se ai nuk do të ketë sukses që të dalë nga hija e ish liderit Nikolla Gruevski, vlerëson analisti Sefer Tahiri, pas intervistës së mbrëmshme të Mickoskit në TV “Telma”, njofton Portalb.mk. Tre ditë përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, opinioni përsëri ngeli pa përgjigje të qartë për qëndrimin e liderit të partisë…

Lexo më Shumë

Kumanova-Likova duhet t’i thote PO Referendumit. Te gjitha drejtimet e tjera jashta korsis dhe koordinimit me fuqite e medha,si SHBA-ve,NATO-se dhe BE-se,jane Aleanca ogurzeza per kombin tone dhe jo vetem,dhe kundershtare te vlerave demokratike ne kete rajon.Orientimi yne si komb eshte i vulosur shume shekuj me par,eshte shum i paster,i drejte dhe pa alternative te tjera,rruga jone e perbashket dhe e vetme per Ne dhe te gjithe qytetaret e vendit eshte anetaresimi ne NATO dhe B.Evropian e kjo arrihet nepermjet votes tone duke votuar Pro ne Referendum. Ideali yne shekullor per barazi te plote do te jetesohet dhe realizohet vetem…

Lexo më Shumë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) do të iniciojë procedime kundërvajtëse kundër “TV 1” dhe “TV Sonce” për shkeljet e konstatuara të reklamimit të referendumit në periudhën nga 15 deri në 20 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni. “ASHMAA arriti në përfundimin se pas njoftimit publik të 14 shtatorit, dy transmetuesit nga ata që i nënshtrohen mbikëqyrjes së mënyrës së mbulimit të referendumit nuk koordinojë transmetimin e propagandës së paguar publike në udhëzimet për mbulimin mediatik gjatë referendumit. “Tv 1” nuk ka respektuar kohën e lejuar për të transmetuar reklama “për” votim, ndërsa “TV Sonce për reklama televizive për “bojkotimin”…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA në Maqedoni Jess Baily beson se vendimin që qytetarët të Maqedonisë duhet të marrin në referendum është shumë e rëndësishme dhe prandaj shpreson se do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gëzohem që jam këtu në këtë udhëkryq të Maqedonisë, në një kohë kur Maqedonia është në udhëkryq dhe vendimin e rëndësishëm që qytetarët duhet të marrin javën e ardhshme. Shpresoj që qytetarët të dalin dhe të shprehin mendimin e tyre, pavarësisht se kush të jetë ai, kjo është një pjesë e rëndësishme e procesit demokratik”, tha Baily gjatë një vizite në…

Lexo më Shumë

70 studentë të kategorive sociale kanë fituar bursa nga Fondacioni LEORON, organizatë bëmirëse me qendër në Shkup – pjesë e institutit LEORON nga Dubai. Bursat u ndanë më 21 Shtator në hapësirat e Institutit, ku studentët firmosën kontratat për bursat 1-vjeçare. Nga Fondacioni theksojnë se përpjekjet shkojnë në drejtim të zbutjes së dallimeve në edukim, duke ofruar kështu mundësi të barabarta për edukim të lartë mes qytetarëve. “Fondacioni LEORON ka për mision promovimin e zhvillimit akademik në komunitetet ku operon, dhe jam e sigurtë që të gjithë ju do të kontribuoni drejt këtij misioni duke i kthyer shoqërisë sonë dhe…

Lexo më Shumë

Askush nuk ka të drejtë të luajë me identitetin, traditën, historinë dhe kulturën e Republikës së Maqedonisë, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski. “Askush nuk ka të drejtë të luajë dhe si depozitë t’i vendosë emrin e shtetit, qytetarët e Republikës së Maqedonisë ose atë që na e kanë lënë gjeneratat para nesh të cilët nuk i kanë kursyer jetët e tyre vetëm që të luftojnë për një copë të pavarur të shtetit”, theksoi ai. “Të nderuar, edhe sot do të përsëris: këto ndryshime dhe falsifikime të fakteve historike në Kushtetutë nuk do të përfundojnë këtu. Ato do të jenë…

Lexo më Shumë