Dalja në referendum nga diaspora është 36,56 për qind apo në total kanë votuar 985 persona, nga 2694 të paraqitur për votë, njoftuan nga KSHZ, përcjell Portalb.mk. Sipas rezultateve të KSHZ-së, në burgje kanë votuar 64,60 për qind nga të burgosurit me të drejtë vote. Prej 1859 personave që votojnë nga shtëpia, gjegjësisht persona të sëmurë, të drejtën e votës e kanë realizuar 1520 votues. Në lidhje me incidentin i cili mbrëmë ka ndodhur në vendvotimin në Melburn të Australisë, nga KSHZ thonë se rasti është i evidentuar dhe i paraqitur.
Author: Hamdi Kumanova
Dalja në komunë ne Strugës deri në ora 9 është 2.38 për qind, ka informuar Komisioni komunal zgjedhor (KKZ). Nga 60.169 personat të drejtën e votës e kanë realizuar 1.401 persona në 101 vendvotime. “Në komunën Vevçani në tre njësi zgjedhore deri në pra 9 e 30 minuta kanë votuar 80 persona apo rreth katër për qind nga 2.038 votues të regjistruar”, ka informuar kryetarja e KKZ, Paraskeva Gogoska- Kukoska.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 9:00, në tetëdhjetë komunat e Maqedonisë kanë dal për të votuar 2.45 %, e qytetarëve me të drejtë vote. Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi tash dy orë e gjysmë po vazhdon në mënyrë të rregullt. Ai ka se kanë informatat që kanë marrë nga 71.53 përqind e vendvotimeve, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 9:00, është 2.45 përqind. Shabani: Deri në orën 9:00, votuan 2.45 % “Nëpër këto vendvotime, tanimë…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 09:00 kanë dalë 2.45% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Në vazhdim, do të ju pasqyrojmë daljen e qytetarëve nëpër gjithë komunat, ku Pehçeva është me dalje më të lartë, me 5,17% kurse Konçe ka dalje më të vogël me 0.53%. Sipas KSHZ-së, në Tetovë kanë dalë 2,21%, në Kërçovë kanë dalë 1,75%, në Kumanovë 3,11%, Pehçevë 5,17%, Shtip 3,36%, Strugë 2,38%, KSHZ me komunikimin e radhës do të del në ora 11:30 për rezultatet dhe të reja…
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se kjo parti u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e sotëm, ku tashmë vetëm ka filluar votimi. Zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë, thotë Sejdiu. Postimi i Dardan Sejdiut: MIRATIMI POPULLOR I EMRIT TË RI TË MAQEDONISË, KUNDËRPËRGJIGJE NDAJ POLITIKAVE SHTYPËSE DHE MUNDËSI PËR SHOQËRI BARAZITARE Partia Socialdemokrate i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë,…
Në Komunën e Dibrës deri në orën 9:00 të drejtën e votës e realizuan 196 persona, nga gjithsejt 18.318 votues të regjistruar, apo 1,1 për qind. Sipas Elmira Bakallit, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor, votimi në të gjitha 27 vendvotimet po zhvillohet pa probleme. Pa probleme po zhvillohet edhe votimi në 16 vendvotimet në Komunën Qendër Zhupë. Në këtë komunë, sipas kryetarit të KKZ-së, Eran Zyber, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 6.686 persona me të drejtë vote. Deri në orën 9 votuan 148 persona apo 2,2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Kryetarët e komisioneve…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 09:00 kanë dalë 2.45% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në 3480 vendvotime, votimi kryhet në mënyrë të duhur. Deri në ora 09:00 KSHZ ka mbledhur informacione nga 71.53% të vendvotime dhe deri tani kemi informacione se kanë dalë 2.45% të votuesve. Deri tani në KSHZ janë paraqitur 3 ankesa të cilat janë refuzuar. Qytetarët mund të njoftohen për të drejtat dhe përgjegjësitë, dhe të pyesin tek komisioni komunal zgjedhor dhe numrin falas. Të gjitha të rejat janë në…
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të dalin masivisht të votojnë emrin e ri të Maqedonisë. Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve”. Postimi i plotë: Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos…
Organizata qytetare “MOST” është duke e ndjekur votimin e sotëm me mbi 1500 vëzhgues. Në 1160 vendvotime, janë të zgjedhur sipas një përcaktimi të rastësishëm të shpërndarë aq vëzhgues me çka është mbuluar 33 % nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë, transmeton Almakos. Vëzhguesit e MOST janë statik dhe do ta ndjekin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përskaj kësaj, MOST ka edhe ekipe lëvizëse të përbëra nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si përkrahje logjistike për vëzhguesit statik dhe përkohësisht do t`i vëzhgojnë vendet të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Në…
Nisma për bojkotimin e referendumit ‘Bojkotiram”, ka publikuar ftesë për fotografimin dhe denoncimin e atyre që do të votojnë sot, shkruan Fakte. Veprim ky i dënueshëm me ligj, për çka mund të fitoni padi penale dhe të përfunfoni në burg. Në lajmërim është dhënë edhe adresa e postës elektronike të “Bojkotiram” ku qytetarët do duhej sipas tyre të dërgojnë fotografitë dhe videot e atyre që votojnë./FAKTE
Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm mund të votojnë në 3.478 vendvotime në 80 komuna. Të drejtë vote në deklarimin plebishitar kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën zgjedhore. Në ekstraktet në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.725.913, prëderisa në ato për diasporën 76.060 qytetarë. Kush mund të votojë? Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht. Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohen dokumentet për identifikim personal, dhe ai nënshkruhet në ekstratin nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i këshillit…
307 vëzhguesit e CIVIL, në fillim të raportit për referendumin kanë hetuar disa lëshime në procesin zgjedhor, transmeton Almakos. Kjo njësi organizative informoi se në disa vendvotime në komunën Petrovec nuk punojnë llampat e dorës. Në disa komuna të Shkupit është vonuar me hapjen e vendvotimeve. Ato vendvotime ku vonesa është më e gjatë se 15 minuta, janë të obliguar që ta vazhdojnë votimin për aq kohë sa është vonuar hapja e vendvotimeve. Njashtu, CIVIL ka hetuar edhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në një numër të madh të komunave. Grafite ka në vend ndërtesat e shkollave ku po realizohet votimi…

